Benachrichtigungen
Alles löschen

Provimi para All-llahut dhe provimi para njerëzve

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
88 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1536]

Provimi para All-llahut dhe provimi para njerëzve

Dallimi mes provimit para All-llahut dhe provimit para njerëzve

Provimi para njerëzve: duhet lexuar disa libra të koklavitura dhe të rënda, gjë që ndoshta i harxhon tërë energjinë dhe potencialin e nxënësit.

Provimi para All-llahut: duhet lexuar vetëm një libër edhe atë të lehtë, ai është Kur'ani Fisnik!

Provimi para njerëzve: pyetjet janë të panjohura deri në fillimin e provimit.

Provimi para All-llahut: pyetjet janë të njohura dhe të qarta para provimit, e ato janë:

Kush është Zoti yt?

Kush është feja yte?

Kush është pejgamberi yt?

Ku e ke harxhuar rininë?

Ymrin ku e ke kaluar?

Pasurinë nga e ke fituar dhe ku e ke harxhuar?

Çka ke bërë me dijën që ke?

Provimi para njerëzve: nuk t'i tregojnë përgjigjet para provimeve

Provimi para All-llahut: ta tregon përgjigjen shembullore gjatë provimit!

Provimi para njerëzve: mësuesit që i kanë zgjedhur për sqarimin e lëndës janë njerëz gabimtarë.

Provimi para All-llahut: mësuesit që i ka zgjedhë All-llahu për sqarimin e lëndës së tij janë pejgamberë të pagabueshëm

Provimi para njerëzve: koha e provimit nuk zgjatë më shumë se një orë!

Provimi para All-llahut: koha e provimit zgjatë sa jeta edhe shtatëdhjet vjet, sa të jetë ymri i njeriut.

Provimi para njerëzve: përsëritje ka vetëm një herë, kurse suksesi nuk është i garantuar.

Provimi para All-llahut: përsëritje të provimit ka sa herë që do derisa nuk i vjen shpirti në fyt (para gargarasë së fundit), kurse suksesi është i garantuar.

Provimi para njerëzve: nota më e lartë është 100 poena.

Provimi para All-llahut: nota më e lartë është 700 dhe All-llahu ia shumëfishon sa të dojë, atij që Do.

Provimi para njerëzve: rezultati vetëm për dynja

Provimi para All-llahut: rezultati për dynja dhe ahiret

Provimi para njerëzve: harrohet pas kalimit të provimit.

Provimi para All-llahut: nuk harrohet kurrë, ruhet në Librit e Qartë.

Provimi para njerëzve: dhurata për kalimin e tij janë letra dhe ngjyrë

Provimi para All-llahut: dhurata është xhenneti i amshueshëm

Habitemi me ata që kalojnë në provimet e dynjasë dhe nuk kalojnë provimin para All-llahut, tebareke ve teala!


 
Veröffentlicht : 20/01/2009 9:39 p.m.
Teilen: