Benachrichtigungen
Alles löschen

Prifti dr. M. H. Duran që pranoi Islamin

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
154 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1789]

Dr. M. H. Duran, nën influencën e një shkolle misionare bëhet i krishterë. Kalon një kohë në kishën angleze.

Nga viti 1939, deri më 1963 punon si prift. Në vitin 1963, ashtu sikurse vjen pranvera, atij i erdhi e Vërteta, Islami, dhe u bë musliman.

Çdo njeri, që studion pa paragjykim, jetën dhe misionin e Muhammedit a.s., do të dëshmojë se ai, vërtet, është i dërguar nga Zoti dhe se Kur'ani, i cili ka ardhur (udhëzim) për njerëzimin, është libër i Zotit. Çdo mendimtar objektiv dhe serioz, që kërkon të Vërtetën, rrjedhimisht, do të përfundojë në këtë gjykim të vyer.

"Mund të them, me gjithë forcë, se s'ka asnjë musliman të ri, i cili nuk ndien mirënjohje ndaj Muhammedit a.s., për dashurinë, ndihmën, frymëzimin dhe udhëzimin që na ka dhuruar. Kjo, është një fuqi e mirë, që na ka dërguar Allahu i Gjithëfuqishëm, si shenjë dashurie dhe mëshire ndaj nesh, në mënyrë që ne të ndjekim rrugën e Tij.

Në fund fillova të studioj biografinë e Pejgamberit, Muhammedit a.s., dhe u binda se një prej mëkateve më të mëdha, është të tregohesh mospërfillës ndaj atij njeriu, të inspiruar nga Zoti, i cili, e ngriti pushtetin e Zotit në mes një populli, i cili më parë kishte qenë në luftë mes vete. Ai popull, nuk udhëhiqej nga ndonjë ligj, adhuronte idhujt, bënte vepra të rënda. Ndërkaq, Pejgamberi a.s., ia ndryshoi të menduarit, jo vetëm kaq, madje ia ndërroi traditat dhe moralin. Ai i mblodhi ata rreth një flamuri, një ligji, feje, kulture, civilizimi dhe një qeverie. Ky popull, i cili nuk kishte nxjerrë, gjatë historisë, asnjë njeri të madh, meritoi të përmendet që prej shekujsh. Nën ndikimin dhe udhëzimin e Muhammedit a.s., ai popull, nxori me mijëra e mijëra njerëz fisnikë, të cilët shkuan, deri në skajet më të larta të botës, për t`i ftuar njerëzit në parimet dhe moralin islam. I ftuan ata, që të pranojnë sistemin islam të jetës. Njerëzit pranuan dhe mësuan çështjet e fesë së re.

Pejgamberi, u bëri ballë torturave të vazhdueshme, gjatë 13 vjetëve, në Mekë dhe 8 vjetëve, në Medinë. Ai, të gjitha këto, i duroi dhe nuk u hamend nga qëndrimi i tij, as për një fije floku. Ishte i vendosur dhe këmbëngulës, i pathyeshëm, në qëndrimet dhe qëllimet e tij. Populli i tij, i ofroi sundimin dhe gjithë pasuritë e vendit, që të jenë nën këmbët e tij, vetëm e vetëm që të tërhiqej nga thirrja e fesë së re dhe përhapjes së misionit të vet. Por, ai i refuzoi gjithë këto oferta, dhe në vend të tyre zgjodhi më të vështirën, për hir të misionit të besuar. Pse veproi kështu? Pse nuk pranoi kurrsesi pasurinë, famën, pushtetin, madhështinë, rehatinë, komoditetin dhe mirëqenien?

Njeriu, duhet të mendojë, doemos, përse Muhammedi a.s., veproi ashtu, nëse dëshiron të marrë përgjigjen e duhur, për këtë çështje.

A mundet njeriu të përfytyrojë një shembull të sakrificës së jetës, dashurisë dhe mirësisë ndaj të tjerëve, më të lartë se ky shembull?! Ne shohim këtu, një njeri, i cili flijon lumturinë e tij personale, për të mirën e të tjerëve. Ndërkaq, populli, për përmirësimin e gjendjes së të cilit, ai bën përpjekje maksimale, ngrihet dhe e gjuan me gurë, sillet keq me të, e izolon dhe nuk i jep mundësinë për të kaluar një jetë të qetë, madje, as në izolim. Përkundër gjithë kësaj, ky njeri, refuzon që të pushojë së punuari për të mirën e tyre. A mundet që një mashtrues, njeri i pasinqertë, të tregojë një këmbëngulje dhe vendosmëri të tillë, ndaj parimeve dhe besnikëri ndaj tyre, deri në momentin e fundit, pa kurrfarë frike? Ai u nuk u tregua i dobët, përballë rreziqeve dhe persekutimeve të ndryshme, të cilat s'mund të imagjinohen. I gjithë vendi, u ngrit kundër tij dhe kapi shpatën, për ta luftuar atë.

Vërtet, ky besim dhe kjo përpjekje e vazhdueshme, këmbëngulësia dhe vendosmëria me të cilën e udhëhoqi Muhammedi a.s., luftën e tij deri në fitoren përfundimtare, është argument i qartë i bindjes së tij të plotë në thirrjen e tij. Sikur, të kishte në vete, madje, vetëm një fije dyshimi ose të hamendej, kurrë s'do të arrinte të qëndronte përpara stuhisë, e cila vazhdoi për njëzet (e tre) vjet. Pas kësaj, a duhet të kërkojmë ndonjë argument tjetër, i cili do të dëshmonte për vërtetësinë dhe sinqeritetin e plotë të qëllimit, moralit të drejtë dhe lartësisë shpirtërore. Gjithë këta faktorë, padyshim, çojnë në një përfundim, nga i cili s'mund të shmangemi: Ai njeri, vërtet, është i dërguari i All-llahut. Ai, Muhammedi a.s. është i dërguari i ynë. Ai qe personalitet, me cilësitë të rralla, shëmbëlltyrë e përkryer për virtytin dhe mirësinë, argument i besueshmërisë dhe sinqeritetit...

Padyshim, jeta e tij, të menduarit, sinqeriteti, udhëzimi, devotshmëria, bujaria, besimi dhe arritjet e tij, të gjitha këto, janë dëshmi unike për vërtetësinë e pejgamberisë së tij. Çdo njeri, që studion pa paragjykim, jetën dhe misionin e Muhammedit a.s., do të dëshmojë se ai, vërtet, është i dërguar nga Zoti dhe se Kur'ani, i cili ka ardhur (udhëzim) për njerëzimin, është libër i Zotit. Çdo mendimtar objektiv dhe serioz, që kërkon të Vërtetën, rrjedhimisht, do të përfundojë në këtë gjykim të vyer."

Marre nga: Të tjerët për Islamin, Kur'anin dhe Muhammedin alejhis-selam


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 14/02/2009 5:59 p.m.
Teilen: