JO-...Gjërave që shkatërrojnë jetën,si hakmarja e bisedat e kota.
JO-...dhënies perparësi parasë ndaj shëndetit,lumturisë dhe rehatis tënde.
JO-...imitimit të të tjerëve në gabim,përgojimit dhe harresës së të metave të vetvetes.
JO-...humbjes së kohës me të papunët dhe harxhimin e orëve në argëtime të tepërta.
JO-...papastërtive në trup e shtëpi dhe po parfymosjes e sistemimit të gjërave.
JO-...pijeve alkoolike,duhanit,drogave dhe gjërave të dëmshme.
JO-...përkujtimit të fatkeqësive dhe gabimeve të kaluara.
JO-...harreses së ahiretit pergaditjes për të dhe shperfilljes së Ditës së Kijametit.
JO-...harxhimit të pasuris haram,abuzimit të gjërave të lejuara dhe mos zbatimit të urdhërave fetare.
**********************
PO-...buzëqeshjes tënde të ëmbël që u sjell dashuri të tjerëve.
PO-...fjalës tënde të bukur që ndërton shoqëri të dobishme dhe largon ziliqarët.
PO-...lëmoshës që gëzon zemrat e të skamurit dhe plotëson nevojat e të uriturit.
PO-...leximit të Kur'anit me respekt,duke e studiuar,zbatuar këshillat e tij dhe duke u penduar.
PO-...lutjes dhe dhikrit të shumtë,sinqeritetit dhe pendimit të herëpashershëm,edukimit të fëmijëve tuaj arsimimit dhe orientimit drejt të dobishmes.
PO-...ruajtjes dhe mbulimit të vetvetes,që e ka urdhëruar Zoti.Kjo është rruga e sigurt e imunitetit femëror.
PO-...shoqërimit me ato që kanë frikë Allahun,e duan fenë dhe respektojnë vlerat.
PO-...respektimit të prindërve,afrimit të farefisit,nderimit të komshiut dhe kujdesjes ndaj bonjakut.
PO-...leximit dhe studimit të dobishëm të librit tërheqës dhe me vlerë.
***************************
Trëndafili i parë: Përkujto se Zoti ia fali atij që kërkon falje, e fal atë që pendohet dhe e pranon atë që braktis mëkatet.
Trëndafili i dytë: Mëshiroj të dobëtit dhe do të jesh e umtur jepu nevojtarëve e do të shërohesh dhe mos i urre të tjerët e do të shëndoshesh.
Trëndafili i tretë: Shpreso se Zoti është me ty,melekët kërkojnë falje për ty dhe beso se vendi yt është në Xhennet.
Trëndafili i katërt:Fshij lotët e tua duke përmirsuar mendimin ndaj Zotit tënd dhe shporri mërzitë duke përkujtuar begatitë që t'i ka dhuruar Krijuasi yt.
Trëndafili i pestë: Mos mendo se në këtë botë mund tëarrish gjithqka sepse nuk ekziston njeri që e ka permbushur këtë dëshirë që të mos jetë prekur mga ndojnë fatkeqësi.
Trëndafili i gjashtë: Behu si pema e hurmës me vendosmëri të lartë larg dëmeve:nëse dikush e gjuan me gur ajo e lëshon frytin e saj.
Trëndafili i shtatë: A ke dëgjuar ndonjëherë që trishtimi ta kthan të kaluaren apo mërziyja të përmirëson gabimin përse atëherë të trishtohesh e të mërzitesh!?
Trëndafili i tetë: Mos prit sprovat dhe tollovirat por prit sigurinë paqen dhe shëndetin-me lejen e Zotit.
Trëndafili i nëntë: Fike zjarrin e hakmarjes në gjoksin tëndë,duke i falur të gjithë ata që të dëmtuan.
Trëndafili i dhjetë: Larja abdesi parfymosja larja e dhëmbëve sistemimi i gjërave janë ilaqe të suksesshme nga dëmet dhe ankthet e jetës.
******************************
Lulja e parë: Bëhu si hurma që shtrihet mbi lulet kundërmuese dhe degët e gjelbërta.
Lulja e dytë: Ti nuk ke kohë të zbulosh të metat e njerëzve dhe të grumbullosh gabimet e tyre.
Lulja e tretë: Nëse Allahu është me ty nga kush frikohesh? E nëse është Allahu kundër teje,te kush kërkon ndihmë?
Lulja e katërt:Zjarri i zilisë e djeg trupin ndërsa xhelozia e tepërt është zjarr i perhershëm.
Lulja e pestë: Nëse përgaditesh sot, dije se e nesërmja nuk është pronë e jotja.
Lulja e gjashtë: Largohu me qetësi nga vendet e dëfrimit dhe kotësirave.
Lulja e shtatë: Bëhu me moralin që e ke më të bukur se kopshti.
Lulja e tetë: Ofroju mirësi të tjerëve se do të jesh njeriu më i lumtur.
Lulja e nëntë: Lëria njerëzit Krijuesit,shtyje punën e ziliqarit pas vdekjes dhe vendose armikun në harresë.
Lulja e dhjetë: Kënaqja me haram më vonë kthehet me pendim,humbje dhe ndëshkim.
shkrimet janë marë nga libri :Gruaja më e lumtur në botë nga
Aid-el-Karni
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
[/b]pershendetje i nderuar bruna mendoj qe ja vlen ta lexojn ket liber dhe shum te tjer eshte nje liber shum i mir ku mund te mesosh shum gjera une kam lexuar dhe e lexoj ende me pelqen shumm te pershendes kalo bukur.
..