Plaku i nderuar dhe udhëtarët e trenit
A e keni dëgjuar historinë e një plaku të nderuar dhe udhëtarëve të trenit??
Atëherë lexojeni tani, sa e dobishme është ajo!! Sa kuptimdhënëse është ajo!! Sa e vecantë është ajo për secilin prej nesh!! Unë, ti, ai, ajo e kemi jetuar këtë në çdo moment..!!
Ka ndodhur kjo histori në një tren…
Në atë ditë ranë sirenat e trenit duke lajmëruar për nisjen e tij.. të gjithë udhëtarët hipën në tren. Një plak i nderuar erdhi pak me vonesë, por për shansin e tij të mirë treni nuk i iku… U ngjit ky i moshuar në tren, ku gjeti të gjitha dhomat e zëna..
Shkoi në dhomën e parë..
Gjeti disa fëmijë të vegjël duke lozur e duke qeshur me njëri-tjetrin…mbasi i përshëndeti u ul pranë tyre.. fëmijët e lanë lojën duke shikuar këtë fytyrë të ndritshme, e ato thinja të cilat tregonin moshën e thyer të tij.. Mirë se erdhe o xhaxha u gëzuam shumë për takimin tënd..- i thanë fëmijët. i pyeti nëse e lejonin që të ulej pranë tyre apo jo??.. U përgjigjën duke thënë: persona të tillë si ti i mbajmë lart e përmbi kokë…por!!! Porse ne jemi fëmijë në lule të rinisë, lozim e bredhim me njëri tjetrin prandaj po kemi frikë se nuk gjen rehati me ne, e të bezdisim.. Gjithashtu ndodhja jote në mes nesh na bën që të mos lozim sikur duam. Shko tek dhoma tjetër mbas kësaj dhome, e sigurisht atje të gjithë kanë dëshirë të takojnë ty...
U nis i moshuari për tek dhoma tjetër..
Gjeti aty tre djem të cilët dukeshin studenta gjimnazi.. në dorë kanë makina llogaritëse e trekëndësha vizatimi.. duken shumë të zënë në zgjidhjen e problemave e në bisedën e teorive të fizikës. i përshëndeti…. Ah sikur ti kishit parë se sa u gëzuan sapo e panë këtë plak të moshuar.. e pritën shumë mirë e i treguan se sa të gëzuar ishin me takimin me të…Mirë se erdhe o xhaxha-I thanë… i pyeti nëse mundej që të ulej me ta apo jo..!!! u përgjigjën: Kemi nderin që ti të ulesh me ne në dhomën tonë por!!! Por sic e shikon ne jemi shumë të zënë në mësimet tona, e nganjëherë pa dashje e ngrejmë zërin..prandaj ne kemi frikë se mos të bezdisim e nuk rehatohesh me ne…gjithashtu ndodhja jote mes nesh na bën që të ndjehemi jo të lirë në shfrytëzimin e këtij rasti në të cilin pregatitemi për provimet e fundit të vitit…shko për në dhomën tjetër se me këtë fytyrë të ndritshme çdokush do të dëshironte të ulej me ty…eh..çështja ime i takon All-llahut…u ngrit e u nis plaku i nderuar për në dhomën tjetër..
Aty gjeti një të ri me nusen e tij, dukeshin se ishin në muajin e mjaltit…fjalë romantike…të qeshura…ndjenja të mbushura me ngrohtësi e dashuri… i përshëndeti. Menjëherë sapo e panë fytyrat iu ndriçuan nga gëzimi…Mirë se vjen o njeri i nderuar…Mirë se vjen o ballëndritur.. i pyeti nëse mundej që të ulej me ta në dhomën e tyre???
Iu përgjigjën- me njeri si ti, do të ishte nder për ne që të uleshim pranë tij por!!! .. Por siç e shikon ne sapo jemi martuar e tani jemi ne muajin e mjaltit…ambienti këtu plot romancë…ambient rinor… kemi frikë se nuk rehatohesh me ne…në të njëtën kohë edhe ne nuk do të mundemi të flasim lirisht ne prezencën tënde. Padyshim se në dhomat e tjera shumë prej njerëzve do të dëshironin të të kishin pranë.
Shkoi drejt dhomës tjetër… Aty gjeti dy persona afër të dyzatave…të cilët mbanin në duar harta tokash e projektesh. Shkëmbenin mendimet e tyre për zgjerimin e bisnesit në të ardhmen. Vlera e valutës dhe llogaritë e ndarjes.. i përshëndeti me selam…u gëzuan në pamjen e tij…ve alejke selam ve rahmetullahi ve berekatuhu o plak i nderuar… Mirë se erdhe o dijetar i mirë.. i pyeti nëse do ta lejonin që të ulej me ta??? i thanë atij: ne kemi nderin më të madh që në dhomën tonë të na shoqërojë një person i tillë si ti…jo vetëm kaq, porse ne jemi me të vërtetë me shans që të shikojmë këtë fytyrë të ndritshme..porse!!!!
“o sa fjalë e rëndë i fshin gjithçka u tha më lartâ€
ncncncnc
Në qoftë se don të jesh i/e lumtur për një çast, REBELOHU!
Në qoftë se don të jesh i/e lumtur per gjithe jeten, FAL!
te falimendert Big_BoSs qe ne cdo postim qe kam vur me jep naj kompliment dhe jam i kenaqur dhe jan te verteta :
BoNë qoftë se don të jesh i/e lumtur për një çast, REBELOHU!
Në qoftë se don të jesh i/e lumtur per gjithe jeten, FAL!
rondidi ju i jepni mendimet e juaja dhe se ka askush me do mos do me lexu atij /asaj qe intereson per kto tema lexon jo jo ka tjera tema kush nuk do me mar pjes vetem vazhdoni ju lumt
se shum shkrime me vend qenkan
mire e ke shkruajtur