Benachrichtigungen
Alles löschen

PERGOJIMI

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
155 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1765]

Marre nga pamfleta "Ç'eshte pergojimi?" - Botim i Lidhjes se Rinise Islame ne Shqiperi

Aktualisht shikojme se shume besimtar kryejne ritet dhe detyrat e fese siç jane te urdheruara nga Allahu xh.sh, falin namazin, japin zekatin, agjerojne Ramazanin, respektojne normat baze te besimit Islam, por kane boshlleqe nga ana e edukimit dhe pastrimit shpirteror. Kjo vjen ose nga mungesa e mirefillte e literatures Islame apo nga neglizhimi yne ne kete fushe. Ne mesin tone shikojme se jane perhapur shume semundje te rrezikshme qofshin keto te brendshme si hipokrizia, smira, arroganca, kopracia, ndjekja e epsheve dhe dashuria per kete bote, apo semundje te jashtme si padrejtesia, genjeshtra, pergojimi, mashtrimi, ofendimi, te cilat s"ka dyshim se i shkaterrojne bazat dhe themelet e shoqerise Islame te ngritura mbi moralin dhe virtytet me te larta e me te pastra qe mund te egzistojne. Eshte e natyrshme qe cdokush per tu mbrojtur nga e keqja para se gjithash duhet ta njohe ate me qellim qe ta menjanoje.

Pergojimi eshte nje ves shume i ulet; feja, logjika e shendoshe dhe mbare shoqeria e urren ate. Por perkufizimin me te sakte te ketij vesi e pasqyron hadithi i meposhtem:

Transmetohet nga Ebu Hurejre ra se i Derguri i Allahut sa i ka takuar shoket e tij dhe iu ka thene: “A e dini se c"eshte pergojimi?" Sahabet u pergjigjen , Allahu dhe i derguari i Tij e dine. Ai tha: "Ta permendesh per vellain tend ate qe ai e urren." I thane, "E nese eshte e vertet ajo cka thuhet per te?" Ai tha "Ne qofte se eshte e vertete ajo cka thua, ti e ke pergojuar, e nese jo, ti ke shpifur per te“. (Transmeton Muslimi)

Duke u nisur nga ky hadith ne si besimtar na del si detyre qe ti ruajme gjuhet tona, e mos ti perlyejme ato me thashetheme, me fjale dhe vepra boshe e te mos ofendojme cilindo me to.

Te pergojosh dmth te permendesh me ulje cilesite, atributet dhe vetite e vellait (motres) tende qofte kjo ne tiparet e trupit, te prejardhjes, te nderit, te fese, te veprave apo te fjaleve dhe cka lidhet me te personalisht duke i thene qenka i shkurter, i verber, i zi , i ndyre, i pacipe , koprac, genjeshtar, mashtrues, zullumcare dhe jo i denje ndaj rruges se besimit etj.

Per gjuhen, Profeti saws ne nje hadith citon "Kur zgjohet biri i Ademit te gjitha gjymtyret i nenshtruohen gjuhes dhe i thone asaj "Ki frike e nderoje Allahun per ne, sepse ne jemi te lidhur me ty, nese ti flet drejte atehere edhe ne jemi ne te drejte, e nese ti devijon edhe ne devijojme".

Imam el- Kurtubi ra percjell mendimin e te gjithe dijetareve Islam, te cilet normalisht miratojne qe pergojimi eshte i ndaluar (haram) dhe e numerojne ate nder mekatet me te medha. Kur"ani ne disa ajete te tij e paraqet pergojimin te ndaluar dhe ves shume te shemtuar. Allahu xh.sh thote: "E mos pergojoni njeri tjetrin, a deshiron ndokush te haje mishin e vellait te vet te vdekur ? Ate e urreni e pra kini frike ndeshkimin e Allahut…â€


 
Veröffentlicht : 10/02/2009 2:29 p.m.
Teilen: