Falenderimi i takon Allahut xh.sh. Krijuesit e shpekësit të kësaj gjithësie dhe çdo gjëje tjetër. Allahu i Madhëruar i ka krijuar krijesat me fuqin e Tij, e ka shtri tokën me urtësin e Tij, e ka ngritur qiellin me Madhërin e Tij, i ka përcaktuar furnizimet me drejtësin e Tij, e ka nderuar njeriun me me Vlerën e Tij. Atij i takon falënderimi dhe pushteti. Dëshmojm dhe deklarojm se Muhammedi a.s. është robi dhe i deleguari i Tij. Atë e ka dërguar Allahu përgëzues dhe qortues, thirrës në rrugën e Allahut dhe kandil ndriçues, që të shërbej drita e Kur`anit për njerzimin të cilët kishi humbur rrugën e thirrsëve të mëparshëm, ( Pejgamberve).
Paqa mëshira dhe begatia e Allahut qoftë edhe mbi familjen e Pejgamberit a.s., e cila ishte e pastër mbi shokët ( sahabët) e tij të ndershëm dhe mbi gjithë pasuesit e Muhammedit a.s.!
Të nderuar lexues; ligjerata ëshë në vazhdim e sipër për pendimin, andaj duke u nisur nga segmenti i ligjeratës të kapur titullin e saj, „Pendimi“, nuk duhet të hamendemi se ne të gjithë jemi mëkatarë, të gjithë bëjmë gjunahe, por jo që neve muslimanëve na mban shpresa që shpëtoim përej denimit, por ne e dijm se kurë mëkatojm i drejtohemi Allahut xh.sh., që të na fal, të na fshij nga libri i mëkatarve (gjunahqarve). Sepse Sikur mos t`ia kalonte Mëshira e Allahut hidhërimit të Tij, ne deri më tani do të ishim të shkatrruar.
I gjithë njerzimi është mëkatarë , të gjithë kanë gabime dikend e kan mbuluar mëkatet aq shumë, sa që po të hidheshin mëkatet e tij, ne detë do ta trazonin detin si kur erërat kur i trazoin valët,
Kur pendohemi, afërohemi pranë Allahut xh.sh, e kur bëjmë mëkate largohemi, ndonjë herë jemi të kujdesshëm e ndoshta në shumicën e rasteve gabojm duke mos ja shtuar kujdesin vetvetës, ngase njeriu duhet ta dij qe nukë është i krijuar Engjull ( melaqe) që të mos gaboj, as që është krijuar njëriu pa mëkate, por duhet ta dij se do të ballafaqohet me të mira dhe të kqija në këtë jetë.
Besimtari nukë guxon të mendoi se me rënjën e tij në mëkatë ka marr fund puna e tij, jo ngase Allahu i Madhëruar i Mëshirshëm e i GjithëMëshirshëm, gjithëherë i jep rastë që ai i cili bëne gjunahe të përmisohet e të rradhitet, në mesin e vëllezërve të tij të sinqertë Musliman
Kur flasim mbi vjetërsin e mëkatit dhe pendimit, mund të themi se sa janë mëkati dhe pendimi të vjetër aqë e vjetër është edhe krijimtaria e njeriut,( kto tri elemente-komponente e kan zanafillën që nga krijimatria e njeriut), ata e shoqëruan edhe njeriun e parë Ademin.a.s. Por ne dotë ligjeroim për gabimin e junusit a.s. Si na e përshkruan Kurà ni famlartë.
Junusi a.s thirri popullin e vetë në besim , por ata nuk ju përgjigjën ftesës , ai nukë mundi tju përballoi fjalëve tyre, u hidhërua dhe u largua nga ata.
Junusi hypi në një anije, kurse në det u ngritën valët dhe barka u rrezikua, nga frika kërceu në ujë, ate e gëllëtiti peshku.
Allahu në kur`an Thot: Në surën Saffat ajeti 142.
„Dhe ate e përbiu peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin“
Junusi a.s iu lut Allahut nga thellësia e detit me këtë dua:“O Zoti im! Në qiell është Arshi Yt, në tokë është fuqia Jote. O Zoti im! Më burgose në kto tri errësira mua , o zot më burgose mua në një vend qe as kënd më parë se ke burgosur para meje.
O Zot më ke spovuar me një sprovim që as kënd se ke sprovuar para meje.
Junusi a.s. Ne errësiren e detit, të natës dhe nga errësira e barkut të peshkut thirri:
Allahu xh.sh ne surën El-Enbija në ajetin 87 Thot:
„ Nuk ka Zot pos Teje, Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra pa drejtësi vetes“
Dhe junusi a.s. Qau deri sa Melekët e ndëgjuan vajin e tij, e njohën zërin e tij, edhe melekët qanë nga të qarët e Junusit.
Allahu u tha melekëve „ oi melaiket e Mia! ?keni që qani?“ Ata thanë: o zoti ynë. Një zë i dobët i dëshpëruar po e njohim në një vendë të huaj( të panjohurë).“
Allahu tha: „ ai është robi Im, junusi, më kundërshtoi dhe e burgosa në barkun e peshkut në det
Melaiket than: „ o Zot! A është ai robi i mirë nga i cili çdo ditë lartësoheshin veprat e mira të shumta të tij''?.
Allahu tha: Po ai është``
Ibn Abasi ka thënë: „ Për Junusin a.s.kanë ndërmjetësuar melekët , toka, dhe qiejt „
Allahu e dërgoi Xhibrilin, duke i thënë:“ shko te peshku, i cili në barkun e tij e ka burgosur robin Tim . Dhe thuaj atij:“ Robi Im ka nevoi për Mua, shko në vendin ku e ke gëlltitur atë dhe nxirre atë ( pa e dëmtuar)“
Xhibrili shkoi te peshku dhe e njoftoi atë. Ju qas urdhërit të Allahut peshku nxitoi me të „me junusin a.s.“ Për tek ai vend, ndërsa peshku thoshte: O Zot! Më shoqërove me madhërimin e robit Tënd që e bënte për Ty, i shoqërove të gjitha gjallesat e detit me të ( me Junusin), e kam pastruar vetën me të, barku imë ishte vend adhurimi që të madhëronte ai Ty, me junusin i shenjëtrove çka ka rreth meje përej deteve , e si po më ndan nga ai pas një shoqërimi me të.
Pastaj peshku e hodhi Junusin a.s., e më pas erdhi Xhibërili dhei tha: „Esselamu alejke, o junus, Allahu të dërgon selame të (përshëndet).
Junusi tha: mirë se vjen me zërin ndaj të cilit kam pasur frikë e nuk do ta ndëgjoi as njëherë më"", mirë se vjen me zërin që kam shpresuar afër prej Zotit tim.
Allahu lidhur m junusin a.s. Thot: në surën Saffa ajeti 143-144.
„ E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.“
„ Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes“
Pa tjetër njeriu do të bëjë mëkat, ai do të harroi, sepse çdo njëri nga ne është gabimtar, por ke kujdes e mos rri në mëkat!
Transmetohet nga ebu Hurejre, se ka thënë Muhammedi a.s.
„ Pasha Atë që shpirti imë është në dorën e Tij, sikur mos të bënit mëkate, do tju hiqte juve, Allahu dhe do të sillte një popull që bënë mëkate por të cilët e lusin Allahun që t`ia falë mëkatet atyre, dhe Ai ua fal mëkatet atyre“ .
Keni kujdes nga mëkati sepse mëkati është fatëkeqsi, mëkati është denim, mëkati është hidhërim përej Allahut të Lartëmadhëruar.
A nukë keni lexuar për ndodhin në kohën e Musait a.s. Një njeri nga beni israilët kishte bërë mëkat 40 vite, madje po thuajse nuk kishte lënë gjunah pa e bërë, as një herë nuk ishte penduar, nuk i kishte kërkuar Allahut falje, atë vit beni israilet i kishte kapluar një thatësi e madhe, çdo gjë filloi te prishej-shkatërrohej, populli ishin tubuar dhe i thanë; Musas a.s. Lutu që të bjerë shiu, musa a.s., i tuboi popullin dhe iù drejtua Allahut për mëshirë me një masë të madhe të njerzve , nr. 70.000 mijë njerzë,! Lutja e tyre ishte : O Zot! Sillna shiun, përhape mëshirën tënde, mëshiroi fëmijët tonë, bagëtitë tona, të vjetrit tanë, ( është një fjal popullore tek ne inshalla bjen shiu për shkak fëmijve se janë „ sabij“ janë pa gjunahe)!, Mirpo shiu nuk ra . Atëher Musai a.s. Ju dërejtua Allahut. xh.sh. Me këto fjalë: „ O Zot, ke thënë se do të përgjegjesh e shiu nuk na e dërgove“ Allahu i tha atij ( Musaut.a.s.), O Musa, nuk do të bjerë shiu, sepse në mesin e juaj është një njeri, i cili më bënë mëkate qe 40 vite, andaj për shkak të mëkateve të tij është ndaluar edhe shiu nga lart.
Musai tha: „ O Allahu imë, ?,të bëjë thirrje në popull poi tuboi „ Allahu tha : Urdhëroje atë njeri qëtë largohet nga mesi juaj,“
Merreni me mend sa e hidhron Mëkatari Allahun kurë nukë i kërkon falje për gjunahet e tij, „të bëra,''
Musai a.s. Ju kishte thënë: O Beni israil, në mesin tonë është një mëkatar, që i ka bërë mëkate Allahut qe 40 vjet; për shka të tij, shiu ka pushuar që të bjerë mbi ne. Allahu më ka urdhëruar që të largohet nga ne. Mëkatari e ngreu koken shikoi para e mbrapa, nuk vrejti njeri që po lajmrohet, pasat , ju dërejtua Allahut: O Zoti imë më fal mua se unë jam ai që kam mëkatuar, nëse më fal mos më zbulo, se të gjith do ta din që unë isha ai, Allahu e fali robin e tij. Ende pa u shpërndar turma e njërzve doli një vransin dhe filloi të bjerë shiu, Allahu xh.sh. i tha : Musait a.s. robi imë u pendua dhe Unë e fala, Musa a.s. i tha: O Zot ma trego atë njeri : Allahu i tha si mendon o Musa të tregoi, kur ai më bëri 40 vite gjunahe e nuk e ubulova, e si ta zbuoi tash kur e fala robin Tim. Shikoni sa është Mëshira e Allahut xh.sh. e madhe o vëëllzër e motra, pendohuni se Allahu pranon pendimin e raobit të Tij.
Allahu hidhrohet me robin i cili nukë i kërkon falje, kurse gëzohet me robin kur kërkon falje dhe pendohet. Më i madh te Allahu është hidhrimi për atë njeri që zbulon mëkatin e tij duke u lavdruar se sa mëkati i ërë, keni kujdes e mos e shfaqeni mëkatin por kërkoni falje Allahut.
Një njeri u kishte thënë, disa njerzve të ditur, „unë nuk po mund të ngrihem për ta falur namazin e natës. Atij i ishte thënë: o Vllai imë, mos i bëj mëkate Allahut ditën, sepse nuk mundesh të ngriheshë natën për të bërë namaz.
Thuhet se iblisi * Alllahu e mallkoftë), e ksihte takuar Jahjain a.s. Birin e Zekirjait a.s. Të cilitë i kishte thënë: Po të këshilloi“ Kur se Jahjau ja ktheu ti nuk më këshillon mua dot, por me trego për bijt e Ademit,“
Shejtani ju përgjigj: Bijët e Ademit te ne janë në tri Grupe: sa i përket grupit të parë, ata janë grupi më i vështirë për ne: i ofrohemi njërit përej tyre, derisa, ta sprovoim dhe bindemi nga ai, por ai kërkon falje dhe pendohet, kështu që e prish gjithë ate që ia kemi bërë atij, pastaj përsëri ne kthemi dhe nuk dëshprohemi nga ai, mirpo nuk mund tia dalim kërkesës tonë.
Sa i përket grupit të dyt ata janë në duartë tona , sikur se topi në doren e femijve, i rrotulloim si dëshiroim ne, ata na mjaftoin,.
Kurse sa i perket grupit të tretë: Ata janë sikurse , të mbroitur, nuk kemi mundesi të bëjmë diqka.
Jahjai i tha iblisit a ke mundur të bësh dishka ndaj meje'“
shejtani tha:“ jo , vtëm një herë, kur ti ju ofrove ushqimit për të ngrënë, unë ta bëra ushqimin e shijshëm, derisa ti hëngre më shumë se sa duhej, pastaj fjete dhe atë natë
nuk munde të ngrihesh si kur netve tjera për të falur namaz të natës,
Jahjai i tha nukë do të ngopem derisa të jam gjallë, Atëhere Shejtani i tha kurse unë nukë do ta këshilloi as kënd, më pas teje.
Një njeri e kishte pyetur e dua namazin a natës Hasanin, nuk po mundem te ngirhem natën për ta falur namazin e natës. Hasani i tha atij mëkatet e tua të kan lidhurë.
Ne kemi shumë mëkate dhe as një herë nuk na shkon mendja të pendohemi për to.
Allahu xh. Sh ., të gjitha mëkatet i urren, por më së shumti e urren mëkatin i cili bëhet haptazi, andaj duhet të kemi kujdes që as mësheftazi e as haptazi, e aq më pak nëse bën ndonjë gjunah fshehurazi e ta publikoim, atë ose të lavdrohemi me të.........'
për këtë që e tham më lartë, ndigjone hadithin e Pejgamberit a.s.
„I gjithë ummeti: im është i falur, përveç atyre që bëjnë mëkate publikishtë, prej publikimit të mëkatit, është që njeriu të bëjë mëkate gjatë nats, e në mëngjes, pasi që ja ka mbuluar Allahu; ai thotë: o ti njeri unë mbrëm kamë bërë këtë e këtë vepër.
Nëse mëkatari kthehet tek Allahu, thërret një thirrës nga qiejt dhe toka:
Oj krijesa: përgëzone filanin, sepse është përmirsuar me Allahun......,
I pa të meta është Allahu, Kriuesi i tërë asaj që ka krijuar, të mjerë jan ata të cilët nuk e besuan, e aq më keq, që i përshkruan cilsi dhe ngjaëshmëri, po edhe më tej mbeten të humbër përderisa nuk pendohen. Pra pendohuni o besimtarë se Allahu i do penduesit dhe krenohet ditën e Gjykimit para atyre që nuk u penduan.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous