Benachrichtigungen
Alles löschen

Parimet e fesë së vërtetë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
126 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2041]

Çdo ithtar i një besimi beson se bashkësia e tij ndjek të vërtetën. Çdo ithtar i një feje beson se feja e tij është më e mira dhe rruga më e drejtë. Kurdo që të pyesësh ndjekësit e një feje devijuese apo ndjekësit e traditave të njerëzve rreth dëshmive të besimeve të tyre, do t"ju thonë se kanë gjetur etërit e tyre të vepronin asisoj, kështu që ata ndjekin gjurmët e tyre. Pastaj ju flasin për rrëfenja dhe kallëzime që s"kanë bazë të shëndoshë, tekstet e të cilave kanë të meta dhe mospërputhje. Ata mbështeten në libra të trashëguara, autori i të cilave nuk dihet, apo nuk dihet se në cilën gjuhë janë shkruar fillimisht, apo nga cili vend kanë prejardhjen, por që janë një përmbledhje e përzier, e shkruar në një libër që përnderohet. Dhe këto gjëra janë përcjell nëpër gjenerata, pa ndonjë kontroll të duhur shkencor të burimit të tekstit apo të vetë tekstit. Këto libra e rrëfenja të panjohura si dhe imitimet verbazi nuk ofrojnë dëshmi të vlefshme sa u përket feve dhe besimeve.

A janë gjithë këto fe e tradita njerëzore të vërteta, apo të pavërteta? Është e pamundshme që të gjitha këto të jenë të vërteta, sepse e vërteta është një. Nuk mund të ketë disa “të vërtetaâ€


 
Veröffentlicht : 07/03/2009 4:01 p.m.
Teilen: