O i vetmuar!
Prit. Mos u dëshpëro. Mos u inatos. Mos u hidhëro. Mos u mërzit. Të jesh i vetmuar, është një nder që të bëhet. Ti duhet të jesh i vetmuar. Po përjeton kohën, kur të vetmuar janë të udhëzuarit; të cilët ecin kundër rrymës, përballen me turmën.
Ti je shmangur, ti je izoluar. Ti s’dëgjohesh. Ti injorohesh, përbuzesh. Mos e rëndo veten. Ti je i vetmuar, je i udhëzuar! Gjendja e të ruajturve, vetmia. Kur të tjerët të shikojnë të çuditur. Të habitur. Kur ti ecën rrugës, ul shikimet, mos dëgjo ç’pëshpëritin.
Thjesht buzëqesh me një buzëqeshje të lehtë, sepse je në rrugën e sigurt, edhe pse (rrugë) e rrethuar me gjëra të pakëndshme e që të shkaktojnë neveri. Shenja që po të drejtojnë drejt qetësisë dhe lumturisë së përhershme.
Mos u shqetëso. Duke përkujtuar Zotin tënd, ti do gjesh qetësinë. Mos e rëndo ndërgjegjen përtej kufijve, ruaje qetësinë; edhe kur të tjerët bëjnë gjëra që ty të tronditin, të shkaktojnë hidhërim. Ti mos u trondit, qëndro e mos iu përkul intrigave të tyre.
O i vetmuar, të mjafton Zoti! Ndihmëtari dhe Planifikuesi! Kur të tjerët shkelin dispozitat e Zotit haptazi e s’përfillin rregulla e vlera; kur të tjerët bëhen pengje e robër të epshit e të lakmisë, e bëhen adhurues të idhujve, ti patjetër do jesh i vetmuar, derisa të vijë premtimi – ndihma e Zotit!
Ti adhuron vetëm një Zot. Ti kundërshton krijesat që veprojnë kundër Zotit. Kushdo qofshin, prindër a familjar, miq a të dashur. Ti po flijon, po duron, po qëndron, po sfidon. I vetmuar, i ndërgjegjësuar, i vetëdijesuar. Lum për ty, e mjerë për shpërfillësit!
Krenohu. Mos u ndje i pavlerë. Ti që sheh mëkatin! I ndërgjegjësuar për dispozitat e Zotit tënd! I vetëdijshëm çka ndodh rreth teje. I mbrojtur je, sado qofshin armiqtë e Zotit tënd. Të ka përshkuar mëshira e Zotit tënd!
Porosis veten dhe ty, të ruash në maksimum qetësinë, të jesh i matur, të mos nxitosh, përderisa je duke ndjekur të Dërguarin e Zotit (alejhi selam) dhe shokët e tij (radijAllahu anhum) je i shpëtuari. Një ditë, ata që të shkaktonin neveri e shqetësime, sa shumë që do të të admirojnë; herët a vonë, secili njeri do vetëdijesohet, qoftë edhe në çastin e agonisë së vdekjes, kur keqardhja s'bën më dobi!
Ec rrugës; të kalojnë të rinjsh të devijuar. Sheh njerëzit duke bërë mëkate, ndërsa fytyrat e tyre jo të skuqura por të zverdhura, nga nxirja e zemrave. Duke bërë mëkate, mburren. Ata janë, ata të zhyturit në mëkat; janë brenda mëkatit, nuk shohin, nuk dallojnë; të dehur në padre