Benachrichtigungen
Alles löschen

Njeriu dhe bota e tij

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
94 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#2866]

Jetë nuk mund të merret prej atij që kërkon vet jetë.

Ditët ndryshojnë, por i njëjti diell rrëzëllen. Njerëzit lindin dhe vdesin. E sotmja dhe e nesërmja është njësoj për atë që nuk lëviz. Sikur do të qëndrojë përgjithmonë në këtë jetë! Përtej teje jeton gjurma. Gjurma që zhduket me erën nuk është gjurmë, por pikë në ujë.

Me ty kishte për të qenë përgjithmonë diçka që të tjerët pas teje vazhdojnë ta jetojnë. Ndryshe, qëndrimi yt në këtë jetë do të ishte si ai i një udhëtari që kalon nëpër periferi të një qyteti, pa njohur e pa u njohur.

Ti njeri u linde i pastër. Kjo botë ku u gjete, nuk është vend i ulët, por vendi ku dëshmohet pastërtia. Ti njeri je në qendër të vëmendjes. Me ty komunikoi një Qenie Hyjnore, e Cila të nderoi dhe të mësoi. Para se të kalosh në Botën Tjetër, do të shijosh jetën e kësaj bote. Kjo botë nuk mjafton të preket me majë të gishtave sikur të ishte vend i ndyrë, por duhet ta jetosh ashtu siç të mësoi Zoti yt.

Yjet ndriçojnë me shkëlqimin e tyre, toka është bërë e rrafshët që të ecësh me dy këmbë e kokë-drejtë. Kur shikon qiellin, të kthesh shikimin aty ku e pate, kur fillove këmbët t"i lëvizësh; shiko se çfarë u krijua për ty! Ti i krijove, apo i gjete?! Tokën dhe ç"ka në të! Yjet nuk preken, por shijohen. Tek ta shijon madhështinë e Atij që i krijoi. Vallë, sikur për ty të mos ishte kulm qielli bashkë me yjet, si do të mund të merrje frymë lehtë?!

Errësira nuk është kurrë dritë, e as drita errësirë. Gjithçka që del nga toka do të zhduket bashkë me të. Por kurrë çka vjen nga qielli. Drita nuk është tokësore. Tokësore është errësira. Hilja mund të quhet zgjuarsi, e shthurja morale liri, e ndyra art, e nënshtrimi përkrahje, por kurrë nuk mund të vazhdojnë të jetojnë gjatë! Aty ku depërton drita, errësira s"ka vend. E vërteta prek e rrëmben gjithçka, madje edhe errësirën palë – palë.

Jetë nuk mund të merret prej atij që kërkon vet jetë, e as prej diturisë që të bën të njohësh të panjohurën. Jetë nuk mund të të japë as mësuesi i jetës, nëse mësim-dhënien e ka profesion e jo mision! Vetëtima që nuk sjell të reshura shiu nuk mund ta gjallërojë tokën. Zemra e pasur me dritën qiellore është pasuri që jep jetë. Kërkoje jetën aty ku zuri fill jeta; jeta nuk fillon me shiun, por vetëm simbolizon jetën.

Këshilloje vetveten që të përmbahet kur ta kaplojnë dëshirat ndaj stolive të kësaj jete. Qortoje mendjen që të mos ngecet në muret e labirinteve pa rrugëdalje. Mos të të habisin figurat në mure; ato janë të përkohshme. Një ditë ato mure kanë për t"u shembur! Le të të magjepsë amshimi. E mira vonohet.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 23/05/2009 10:30 p.m.
Teilen: