Benachrichtigungen
Alles löschen

Njerezit që i do Allahu sipas Kur'anit -1-

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
148 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#707]

Njerëzit që I don Allahu sipas Kuranit ( Pjesa e parë)

Falënderimi I takon Allahut të Madhëruar I cili me mirësinë e Tij I don robërit e Tij edhe pse Ai nuk ka nevojë për ta.Përshendetjet tona me të përzemërta qofshin mbi pejgamberin alejhi selam.
Dëshira më e madhe që e ka dhe duhet ta ketë muslimani është arritja e kënaqësisë dhe dashurisë së Zotit të tijë, sepse kjo kënaqësi dhe dashuri e Zotit ndaj robit të Tij është më e madhe sesa vet kënaqësia e xhenetit, siq thotë Zoti në Kuran : "e kënaqësia prej Allahut është më e madhja " (teube 72).
Për vlerën dhe dobitë e dashurisë se Allahut xh,sh ndaj robit të tij ka që te flitet shumë, mirëpo ne po dëshirojmë që te tregojmë se cilët janë ata njerëz që I don Allahu I Madhëruar duke u mbeshtetur në ate qe na ka lajmëruar Allahu ne Kuran në mënyrë që të bëhemi prej tyre me ndihmën e të madhit Zot. Ne do ti përmendim citatet që flasin për kët temë më një spjegim sa më të shkurtër dhe simbolik në mënyrë që mos ta zgjasim shumë.

Le ti shikojmë njerëzit qe I donë Allahu I madhëruar dhe ta krahasojmë veten me ta:

Grupi I parë: Të devotshmit
"Ska dyshim Allahu I do të devotshmit"(Ali Imran- 76)
Nga ky ajet kuptojmë se Allahu I Madhëruar I do të devotshmit, mirëpo shtohet pyetja se cka ështe devotshmëria dhe kush janë te devotshmit?
Devotshmëria siç kanë thënë disa dijetarë është vendosja e një muri në mes teje dhe hidhërimit të Allahut të Madhëruar e ky muri është kryerja e obligimeve Allahut dhe largimi nda ndalesat e Allahut të Madhëruar.
Pra ai njeri që I kryen urdhërat e Zotit dhe largohet prej ndalesave të Zotit është njeri I devotshëm të cilin e do Allahu I Madhëruar.

Grupi I dytë: Bamirësat
"Allahu I do bamirësat"(Ali Imran- 174)
Bamirësia është dy lloje:
a) Bamirësi me Allahun e Madhëruar e cila është siç ka thënë Pejgamberi alejh selam ta adhurosh Allahun e Madhëruar sikur ta shofësh edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.
b) Bamirësi me njerëz e cila është që të mos mos ti lëndosh ata dhe ti bësh mirë atyre në cfardo menyre si me fjalë ashtu edhe ne vepra.

Grupi I tretë: Durimtarët
" Allahu I do durimtarët" ( Ali Imran- 146)
Kur të përmendet durimi dhe durimtarët neve gjitmonë na shkon mendja se është fjala që të durojmë kur të na godet ndonjë fatkeqësi. Po, kjo është e vërtetë se durimi ka të bëjë me fatkeqësi, por gjithashtu durimi ka të bëjë edhe me gjërat tjera sic kan thënë dijetarët se durimi është tri lloje:
a) Durimi në fatkeqësi dhe sprova të ndryshme. Kjo është shkalla më ulët e durimit
b) Durimi në kryerjen e ibadeteve sic është namazi dhe obligimet tjera.
c) Durimi në mosbërjen e gjynaheve psh: mosshikimi haram, mospergojimi, etj.

Grupi I katërt: Ata që mbështeten në Allahun e madheruar
"Vërtëtë Allahu I do ata që mbështeten tek Ai" ( Ali Iran – 159)
Mbështetja në Allahun e Madhëruar do të thotë të nxitosh me gjymtyrët e tua ndersa zemra jote të mbështetet tek Allahu I madheruar, ose me një shprehje tjetër ti marrësh sebepet ( shkaqet ) që I ka caktuar Allahu I Madhëruar dhe në të njëjten koh të shpresosh në suksesin e Tij. Psh: të kërkosh rizkun duke punuar dhe ne te njëjtën kohë të mbështetesh tek Allahu per furnizim sepse Ai është furnizues e jo vetë puna e jote.

Gupi I pestë: Penduesit dhe të pastërtit

"Allahu I do ata që pendohet fortë dhe ata që pastrohen" ( El Bekare – 222)
Dmth Allahu I do ata qe pastrohen shprirterisht dhe fizikisht.

Të penduarit janë ata qe I plotësojnë këto kushte:
a) pendimi ( pishmanllëku ) për veprën e bërë
b) largimi nga ajo vepër
c) vendosja në moskthimin në atë vepër
Këto kushte janë të vlefshmë nëse plotësohen dy kushte tjera:
a) pendimi të jetë për hirë te Allahut të madheruar dhe
b) pendimi të jetë para gargarasë ( ardhjes së shpirtit në fyt)
Kushtet e përmendura kanë të bëjnë me hakun ndaj Allahut të madhëruar, ndërsa sa I përket hakut ndaj njeriut I shtohet edhe nje kusht tjetër është fjala për kërkimin e hallallit nga personi dëmtuar ose kthimi I hakut të tij qe I është marrur.
Me ndihmën e Allahut e përfunduam pjesën e parë të kësaj teme e së shpejti do të pasoj pjesa e dytë me ndihmën e Allahut të madhëruar


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 25/09/2008 12:32 p.m.
Teilen: