''Të fundosurit''
El Sebt 25 Sheual 1429
''...Plaku tha: ''Shkojmë djali im ta gëzojmë nënën e vjetër.''Shkuan deri te nëna e vjetër dhe e lajmëruan për pendimin e Hassanit. Nëna nga gëzimi i padurueshëm filloi të qaj. E si mos të qaj, kur edhe Allahu i Lartësuar gëzohet...''
Tre djem takoheshin dhe janë njoftuar në mëkate. Pastaj, Allahu subhanehu ve te'ala, e ka ndërruar gjendjen e tyre. Kanë filluar të falin namaz, të agjërojnë, të mësojnë Kur'an.
Kanë bërë marrëveshje që çdo mëngjes, të takohen një orë para namazit të sabahut dhe të shkojnë diku në xhami. Atje falnin namaz dhe mësonin Kur'an. Dhe kështu vazhduan një kohë të gjatë. Çdo mëngjes zgjoheshin një orë para namazit të sabahut dhe shkonin në xhami. Një ditë djaloshi i cili e kishte radhën që të shkonte dhe ti zgjonte te dy shokët tjerë ishte vonuar. Deri te sabahu nuk kishte mbetur shumë, diku rreth gjysmë ore. Vendosën të shkojnë në xhami dhe ta shfrytëzojnë atë pak kohë që ju kishte mbetur. Derisa shkonin me veturë te xhamia, pranë tyre kaloi shpejt një veturë tjetër. Prej asaj veture dëgjohej muzikë me zë të lartë. Njëri prej djemve tha : ''Çka mendoni të shkojmë dhe të bisedojmë me këtë vëllain tonë! Ndoshta Allahu subhanehu ve te'ala, e udhëzon këtë natë.''
Nguteshin pas veturës që edhe më tutje dëgjohej muzika. Reflektonin me drita të gjata që të ndalet. Ky duke menduar se është fjala për planifikim të rrahjes, e ndali veturën afër rrugës dhe doli. Ishte ky një djalë i gjatë, me krah të gjerë, me muskuj të fryrë. Me zë të nevrikosur tha :'' Kush nga ju dëshiron të rrahet?''
Të tretë djemtë qeshën dhe thanë:'' Es-Selamu 'alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!" Djali tha me vete:'' Ai që dëshiron të rrahet, ai nuk thërret selam, nuk thërret paqe.'' Por.... Prapë pyeti :''Cili prej juve dëshiron të rrahet? Djemtë ia kthyen prapë me selam. Tha :'' Ve alejkumu-s-selam. Çka dëshironi?" E pyetën a nuk e dinë në cilën kohë gjendesh tani?
Në këtë kohë Allahu i Lartë zbret në qiellin e tokës dhe pyet :''A ka dikush që kërkon falje e t'ia fali? A ka dikush që ka ndonjë nevojë që t'ia plotësoj? Vëllai ynë! Ke frikë Allahun! A nuk ke frikë nga Allahu i Lartësuar?! A nuk ke frikë prej dënimit të Tij?! A nuk ke frikë prej përfundimit të keq?! I pyeti ata:'' Ju nuk e dini kush jam unë! Ju nuk e dini kush jam unë!''
E pyetën :'' E kush je ti?'' U përgjigj: ''Unë jam Hassani ! Dhe dyert e xhehenemit nuk janë krijuar për tjetër kënd përveç meje!'' I thanë: ''Kërko falje prej Allahut, subhanehu ve te'ala! Mos e humb shpresën në mëshirën e Allahut! A nuk e dinë që Allahu i fal të gjitha mëkatet?! A nuk ka thënë Zoti yt: '' Me të vërtet, Allahu nuk fal që ti bëhet shok, por fal atë çka është më e vogël se kjo.''...
Djelmoshat u ndalën që ta këshillojnë, ta nxisin te Allahu, subhanehu ve te'ala, i flisnin për mëshirën e Tij të pakufishme, për Xhenetin dhe shpërblimet në të. Hassani ... Hassani filloi të qaj. Tha: Por unë nuk kam lënë asnjë mëkat e që nuk e kam provuar. E tani jam në gjendje të dehur. A do ta pranon Allahu pendimin tim?'' Iu përgjigjën: ''Po dhe jo vetëm kjo, vetëm se do ti shlyej veprat e këqija dhe ti kompensoj me të mira! Çka mendon tani të vish me ne në namaz të sabahut në xhamin më të afërt?'' Hassani pranoi. Shkuan deri te xhamia më e afërt. Allahu, subhanehu ve te'ala, deshi që në namaz të këndohet ajeti: ''Thuaj:'O robërit e Mi! Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, Allahu i fal të gjitha mëkatet.''
Hassani filloi të qaj. Kur e përfundoi namazin Hassani tha:''Nuk e kam ndier ëmbëlsinë e namazit ka shumë vite.'' Të pranishmit në xhami i afroheshin, e trimëronin dhe bashkë me të i gëzoheshin pendimit të tij, kthimit të tij. Pas një kohe dolën nga xhamia . Djelmoshat e pyeten Hassanin :'' Ku e ke babën ?'' Hassani u përgjigj: Babai imë falet në këtë dhe në këtë xhami. Zakonisht rrinë aty që ta përmend Allahun subhanehu ve te'ala, lexon Kur'an derisa të perëndon dielli.'' Të gjithë së bashku shkuan te xhamia e cekur.
Dielli vetëm se kishte perënduar. Hassani ua tregoi babain e tij djelmoshave. Ishte ky një plakë i shtyrë në moshë. I kërrusur. Me mjekër të bardhë e të gjatë. Me vetulla të bardha që thuajse ia kishin mbuluar tërë sytë. Iu afrua njëri prej djelmoshave dhe i dha selam. E lajmëroi për ardhjen e Hassanit. Plaku si e dëgjoi emrin e Hassanit filloi të mallkoj dhe të bëj dua kundër tij. Tha:'' Hassan! Allahu ta djegtë fytyrën tënde me zjarr! Të dënoftë Allahu dhe të vuash ashtu si ti neve na ke bërë të vuajmë!'' Duke e dëgjuar Hassani ra në gjunjë dhe filloi të qaj. Kalimtarët ndaleshin dhe shikonin pamjen para tyre. I njëjti djalosh i tha plakut:'' Por, baba! Hassani ka ardhur sikurse i penduar! Hassani është penduar?! ''-pyeti plaku. Iu përgjigjen: ''Po. Hassani është penduar dhe është kthyer prej asaj jete që kishte.
Këtë mëngjes e ka falur namazin e sabahut së bashku me ne. I është bashkangjitur karvanit të të penduarve dhe robërve të mirë të Allahut. ''Plaku e afroi djalin e tij Hassanin në gjoksin e tij të vjetër. Që të dytë qanin. Plaku tha:''Shkojmë djali imë ta gëzojmë nënën tënde të vjetër.'' Shkuan deri te plaka e vjetër dhe e lajmëruan për pendimin e Hassanit. Nëna prej gëzimit të padurueshëm filloi të qaj. E si mos të qaj, kur edhe Allahu i Lartësuar gëzohet për pendimin e Hassanit edhe pse mëkatet e Hassanit të deri djeshme nuk kanë mund ti bëjnë dëm Allahut, ashtu siç nuk ka dobi asgjë prej pendimit të sotshëm të Hassanit .
Pushtetin e Allahut askush nuk mund ta zvogëloj e as ta shtoj. E tëra është vetëm në duart e Tij. Hassani plotësisht iu kthye fesë së Allahut. Prej ditës në ditë e shtonte ibadetin ndaj Allahut të Lartë. Një ditë erdhi te babai i tij i vjetër dhe i tha:''O baba imë kam një lutje edhe ju lutem mos më refuzoni.''-''Thuaje djali imë çka të nevojitet''-i tha babai i tij. -''Baba ti e din se sa mëkatin e kam. Ti vetë e din se sa dhe çfarë mëkatesh kam bërë. Mendoj se asgjë nuk mund të mi shlyej ato mëkate, përveç se për çdo mëkat të më bie nga një pikë gjak prej trupit tim. Babai imë! Dëshiroj të luftoj në rrugën e Allahut subhanehu ve te'ala. Dëshiroj ta ngrisë fjalën e Allahut subhanehu ve te'ala. Ju lutem që këtë luftë në emër të Allahut mos të ma ndaloni!'' A tani donë të na braktisësh? Na ke gëzuar me kthimin tënd! Na ke gëzuar me Islamin tënd! A tani donë të na braktisësh?!'' Hassani tha: ''Babai imë! Nëse me doni ju lutem të mos më ndaloni! Ju lutem të mos ndërhyni mes meje edhe mbytjes në rrugën e Allahut!'' Baba i vjetër i tha:'' Me kusht që nëna jote e vjetër të pranoj'' Hassani shkoi te nëna e tij e vjetër dhe kërkoi leje prej saj. Tha ajo:'' A tani biri imë do të na braktisësh, tani kur na ke gëzuar me kthimin dhe islamin tënd?'' Hassani u përgjigj:'' Nëna ime! Ju lutem nëse më doni të mos ndërhyni në mesë meje dhe shahadetit tim!''- Mirë biri imë - tha nëna e vjetër - ty të takon ajo çfarë kërkon, me kusht që nesër Ditën e Gjykimit të na marrësh edhe neve. Kushti është që nëse bie si shehid, të bëhesh ndërmjetësues për neve në Ditën e Gjykimit!'' Hassani shkoi në luftë. Shkoi ta ngrisë fjalën e Allahut, subhanehu ve te'ala.
Pas ushtrimeve një mujore Hassani u bë ushtar i shpejt dhe me përvojë. Erdhi dita e vdekjes së Hassanit. Erdhi dita kur Hassani të takohet me Zotin e tij, Allahun subhanehu ve te'ala. Atë ditë Hassani shumë është fal, ka lexuar Kur'an dhe u shërbente vëllezërve të tij muxhahid. Atë ditë Hassani agoi si agjërues duke shpresuar në mëshirën e Allahut...mëshirën e Allahut dhe iftarin tek Ai më i Larti.
Aksioni filloi. Armiku dridhte çdo gjë nëpër pozitat e muslimanëve. Subhanallah! Subhanallah! Të gjitha granatat dështuan. Asnjëra nuk e qëlloi cakun, përveç...përveç granatës së Hassanit. Vëllai i cili na tregon për mbytjen e Hassanit thotë:'' Dolëm prej gropës që ishim të mbuluar. E vërejtëm se po na mungon Hassani. Të gjithë ishim në numër, përveç Hassanit. U kthyem te ai. E gjetëm i cili ishte tërë në gjak dhe e madhëronte Allahun e tij, e lavdëronte Zotin e tij.
Gjaku dilte prej çdo pjese të trupit të tij - pikërisht ashtu si Hassani kishte dëshiruar - kishte qenë ajo një granat nga aeroplani. E pyetëm Hassanin:''Hassan! Hassan! Si po ndihesh? Qeshi me një qeshje të butë dhe tha:''Heshtni! Pasha Allahun tani po i ndiej zërat e hurijave si po më thërrasin pas kësaj kodre!'' Subhanallah! Hassani i cili një kohë thoshte :''Unë jam Hassani! Dhe dera e xhehenemit nuk është krijuar përveç se për mua!'' Tani të njëjtin Hassan po e thërrasin hurijat dhe i gëzohen takimit me të.
A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
(Përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepër mirë ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
(U thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
Pjesë e shkëputur nga ligjërata ''Të fundosurit''
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€