Benachrichtigungen
Alles löschen

Një burrë i mençur

4 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
265 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#561]

Burrë i mençur është ai që së pari e din qëllimin e martesës me një grua, me anë të martesës ai realizon disa qëllime: dikush dëshiron që me anë të martesës të shtojë numrin e ummetit, e dikush dëshiron jetën e tij ta ndaj me një grua, duke bërë të pamundurën ti largohen të keqes dhe të punojnë atë që e kënaq Allahun, derisa të dy së bashku të takojnë Allahun.

- Burrë i mençur është ai që më shumë ofron se sa pranon, është ai që zbukurohet për gruan e tij ashtu siç donë ta shoh ai gruan e tij.

- I mençur është ai që e ka kuptuar se gruaja është një qenie njerëzore njëjtë si ai, duke mos e degraduar gruan më poshtë se veten.

- I mençur është ai që distancohet nga gjërat që e shqetësojnë gruan, e bëjnë atë të ndjehet e ç'vlersuar ose e dobët.

- ai nuk e këshillon gruan në publik, nuk e turpëron atë para familjes dhe shoqërisë.

- Burrë i mençur është ai që nuk e përqesh gruan e tij as fshehtas e as para dikuj edhe nëse nuk i pëlqen paraqitja apo veshja e saj.

- Është ai që din metoda se si ta këshilloj bashkëshorten, është i mëshirshëm i dashur dhe i kuptueshëm, madje nuk e krahason me ndonjë grua tjetër, dhe vazhdimisht i thotë në fytyrë se ai e pëlqen atë, dhe nuk imagjinon se mund të ekzistojë ndonjë grua tjetër më e bukur dhe më e moralshme se ajo.

- Është ai që din të mbaj ekuilibër në dashuri, të dashuron gruan e tij mirëpo në anën tjetër të mos e harroj familjen, dhe poashtu të respektoj familjen e gruas.

- Nuk është burrë i mirë ai që për shkak të nënës e lëndon gruan e tij, dhe anasjelltas. Për të mbajtur një baraspeshë mes gruas dhe nënës ai duhet të dijë metoda të përshtatshme, dhe njëkohësisht të jetë besnik, i sinqertë, i devotshëm.

- Ai duhet të zbut situatën mes gruas dhe nënës në raste konfliktesh, duke marrë shembull Pejgamberin s.a.v.s, se si ka punuar ai me gratë dhe familjen e tij.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 08/09/2008 2:14 a.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

Eselamu alejkum Enes.

Se pari te pergezoj per kete artikull dhe desha te te pyes nese je ti autori dhe a mund ta huazoj nga ti nese me nevojitet?


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 08/09/2008 11:54 a.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

We Alejkum Selam vllaa nuk jam une autori po kjo tem esht perkthy nga gjuha angleze ne shqip ket prekthim eka be nje moter muslimane All-llahu e shperbleft mundesh me mar vlla pse jo nuk asgje te keqee


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 10/09/2008 11:57 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

All-llahu te shperbelefte me Xhennetin Firdews.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 12/09/2008 12:08 a.m.
Teilen: