Në rrugë... sprovat
Kushdo që jeton, përballet patjetër me shenjat e ndalimit. Kjo jetë është me valë të llojllojta me të cilat përballet njeriu. Këto pengesa janë shenja korrigjuese dhe reformuese.
I Lartësuari Allah na thotë: “Mjaft shembuj të ngjashëm patën përballë kombet që kanë kaluar përpara jush. Udhëtoni pra nëpër botë dhe shihni fundin e atyre që mohuan. Ky (Kur"an) është fjalë e qartë për njerëzimin, udhëheqje dhe këshillë për të devotshmit. Kështu pra, as mos u ligështoni, as mos u dëshpëroni dhe do të jeni fitimtarë, në qoftë se me të vërtetë jeni besimtarë. Nëse ju prek ndonjë plagë, të jeni të sigurt se e njëjta plagë ka prekur edhe të tjerët. Kështu janë edhe ditët (të mira dhe jo aq të mira), të cilat Ne ua çojmë njerëzve me radhë, që Allahu të mund t"i provojë ata që besojnë dhe që Ai të mund të marrë shehida nga mesi juaj. Dhe Allahu nuk i do zullumqarët. Dhe që Allahu të mund t"i pastrojë besimtarët dhe t"i shkatërrojë mosbesimtarët. A mos mendoni se do të hyni në Xhenet, përpara se Allahu t"i sprovojë ata të cilët luftuan nga mesi juaj si edhe t"i sprovojë ata që janë të durueshëm? â€