Benachrichtigungen
Alles löschen

Mos i nënçmoni veprat e mira

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
237 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6008]

Shpesh herë ballafaqohemi me një qëndrim nënçmues të veprave të mira, sidomos të atyre që ne i llogarisim si vepra të vogla. Por qëndrimi i myslimanit duhet të jetë që çdo vepër të mirë të cilën mundet ta bën ta bëjë dhe të mos mashtrohet me ëndërrimet për vepra të mëdha i t’i nënçmon dhe neglizhon ato që i llogarit të vogla.

Njeriu i cili i bën veprat e vogla dhe të mundshme sot Allahu ia mundëson që nesër ti bëjë edhe ato të mëdhatë dhe të pamundshmet për sot.

Shikon i këtë udhëzim të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të cilin na e rrëfen Xhundub ibën Xhunade, Ebu Dherri, radijallahu anhu, duke thënë:

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më tha: “Mos e nënçmoni asnjë vepër të mirë, së paku kur takohesh me vëllanë tënd, ta takosh me fytyrë të buzëqeshur”. Muslimi

Mësimet që merren nga ky hadith:

1- Çdo vepër e cila është e mirë mundohu ta bësh.

2- Myslimanët duhet të edukohen edhe me ndalesa fetare, në kuptim të largimit prej tyre.

3- Mos e ndaj fenë në lëvore dhe bërthamë e të merresh me disa vepra e t’i lësh pas dore tjerat, duke i llogarit ato lëvore.

4- Vepër e mirë është futja e gëzimit në zemrën e myslimanit.

5- Afrimi dhe bashkimi i myslimanëve bëhet me sjellje të mira dhe kulturë të lartë islame.

6- Dyert e veprave të mira janë të llojllojshme dhe të ndryshme.

7- T’i udhëzojmë besimtarët kah veprat e mira.

8- Shfaqet mëshira e madhe e Allahut, subhanehu ve teala, duke ia lehtësuar besimtarëve veprat e mira.

Allahu na dhashtë dituri të dobishme dhe vepra të mira! Amin!


 
Veröffentlicht : 06/03/2012 10:05 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

Allahu i Lartësuar thotë
"A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni........................(El-Bekare, 85)


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 06/03/2012 10:52 p.m.
Teilen: