" Mësime për dashurinë Nga kjo botë më janë bërë të dashura tri gjëra: Parfumi, grate dhe kënaqesinë e zemrës e ndiej në namaz. E enjte, 24 Prill 2008 11:21 Pregaditi: Bashkim Mehani Pejgamberi a.s. ishte ulur me shoket e tij (Zoti qofte i kenaqur me ta) dhe pyeti duke filluar nga Ebu Bekri; çfare te pelqen ty nga kjo bote? Ebu Bekri tha: Nga kjo bote i dua tri gjera: Te qendruarit perballe teje, te shiquarit drejt teje, dhe shpenzimin e pasurise per ty.
E ti o Omer? Tha: I dua tri gjera: Ti ushqej te uriturit, ta perhapi pershendetjen "selam alejkum", ta fal namazin e nates ne kohen kur te tjeret jane fjetur. E ti o Ali? Tha: I dua tri gjera: Rrespektimin e mysafirit, agjerimin ne ditet e nxehta te veres, dhe goditjen e armikut me shpate: Pastaj e pyeti Eba Dherr el Gafariun; çfar te pelqen ty nga kjo bote? Eba Dherri tha: I dua tri gjera: Urinë, semundjen dhe vdekjen. Pejgamberi a.s. ateher i tha: Perse? Tha: E dua urinë qe te me zbutet zemra, e dua semundjen qe te me zvoglohen mekatet, dhe e dua vdekjen qe ta takoj Zotin tim. Pejgamberi a.s. tha: nga kjo bote me jane bere te dashura tri gjera: Parfumi, grate dhe kenaqesine e zemres e ndiej ne namaz. Nderkohe erdhi Xhibrili a.s. duke i pershendetur me selam dhe tha: Edhe une nga kjo bote i dua tri gjera: Percjelljen e mesazhit, kryerjen e amanetit dhe dashurin ndaj te ngrateve. Pastaj u ngrit ne qiell dhe zbriti per heren e dyte dhe tha: Allahu xh.sh. ju bene selam duke thene; se Ai nga kjo bota juaj deshiron tri gjera: Gjuhen qe permend Allahun xh.sh. (bene dhiker), zemren e drojtur (nga Allahu) dhe trupin qe nga sprovat bene durim. "