Benachrichtigungen
Alles löschen

Me dhjetë fytyra

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
163 Ansichten
(@fionaa)
Beiträge: 272
Reputable Member
Themenstarter
 
[#2274]

Me dhjetë fytyra

Vëlla, a njeh në këtë kohë ndonjë njeri me dy fytyra?
Unë nuk njoh! Shumica e njerëzve sot janë me dhjetë fytyra. Nuk kanë mbetur sot vetëm me dy, disa edhe me njëzet fytyra, me pesëdhjetë,e njëqind... Vështirë është të gjesh me dy fytyra, janë të rrallë këta!
Vallë, a thua ku është i sinqerti, i cili njihet vetëm me një fytyrë?
Allahu im! Na bëj prej robërve të Tu të sinqertë!

Po, vëlla! Shumë njerëz janë me ty në xhami, këmbët e tyre pranë këmbëve të tua, krahët e tyre pranë krahëve të tua. Kokat e tyre afër kokës tënde në sexhde. Të gjithë të nënshtruar para Allahut dhe i luten Atij. E, më pas, kur del prej xhamisë ka tjetër fytyrë (nga ajo që kishte në xhami). Kur hyn në shtëpi me gruan dhe me fëmijët del me fytyrën e tretë. Në punë me fytyrën e katërt. Nëse ka ndonjë punë me ndonjë grua të huaj, është i butë, i qetë, i mirë me një fytyrë të pestë. Kur ka ndonjë punë me burra është me fytyrën e gjashtë. Kur ka të bëjë me personalitete ose me njerëz më të ngritur se ai, është më fytyrën e shtatë. Kur janë në nivel më të ulët se ai, *****aratë, të dobëtit, me fytyrën e tetë. Kështu me radhë me fytyrë të nëntë, të dhjetë...

Kush je ti?!
Kush je ti, o rob i fytyrës?!
Prej këtyre fytyrave, cila është fytyra jote e vërtetë?
Deri kur ti kështu do t"i ndërrosh këto fytyra?
Deri kur ti do të jesh mashtrues?
Vallë, a nuk po e di se vërtet Allahu i Lartësuar i sheh të gjitha këto fytyra?
Allahu të sheh këtu e atje, të sheh tani dhe të sheh nesër!

Kur sëmuret, pronari i fytyrave është me një fytyrë. Kur është i shëndoshë me tjetër fytyrë. Kur e kap varfëria me një tjetër fytyrë. Kur arrin pasuri mban një tjetër fytyrë.
Kështu, pronari i fytyrave të shumta aspak nuk turpërohet prej Allahut, edhe pse Ai e sheh.

Kush je ti vëlla?
Përgjigju kësaj pyetjeje. Kush je ti?
Cila është fytyra jote?
Cili është personaliteti yt?
Cila është rruga jote?
Pse po jeton me njëzet fytyra e njëzet ngjyra dhe me njëzet mënyra?
A nuk ke turp prej Allahut, edhe pse Ai të sheh?

Vëlla, duhesh të jesh vetëm një, bëhu posedues i një fytyre të vetme dhe ec vetëm në një rrugë.

Vëlla, cilën fytyrë dëshiroj për ty?
Për ty dëshiroj fytyrën e robit të Allahut, të jesh rob i Tij. Rob i cili përulet në ruku dhe në sexhde, lexon Kuran, i nënshtrohet dhe i përulet Krijuesit Allah.
Dëshiroj të jesh rob i Allahut në shtëpi, rob i Allahut në xhami, rob i Allahut në rrugë, rob i Allahut në punë, rob i Allahut kur njerëzit të njohin dhe kur nuk të njohin, edhe kur të jesh në vetmi pa askënd, pos Allahut. Allahu është Ai i Cili të sheh këtu dhe atje.
Turpërohu prej Allahut, që mos të të shohë me fytyrën që Ai nuk të njeh ty.


..

 
Veröffentlicht : 25/03/2009 4:22 p.m.
Teilen: