Benachrichtigungen
Alles löschen

mbulesa

15 Beiträge
5 Benutzer
0 Reactions
1,536 Ansichten
(@krenare)
Beiträge: 4
Active Member
Themenstarter
 
[#148]

kamm nje pytje

a mundesh ta fitosh xhenetin nese nuk je e mlume???

dua nje pergjigje tverettt

flm shum


 
Veröffentlicht : 23/01/2008 10:13 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Selamun Alejkum Krenare se shpejti do te dergoj dhe nje pergjigje me konkrete sa i perket temes po nese mundesh lexo kete:

Mbulesa islame shkak për udhëzimin e shtatë grave

Esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu

Motra ime fisnike…eja me mua ta shohim këtë grua, e cila është shembull i ndershëm i grave, të cilat thërrasin në fenë e All-llahut [subhanehu ve teala]. Ajo nuk kishte turp nga mbulesa e sajë edhe pse gjindeshte në mes të europës. Kjo shkaktoi që All-llahu t"i dhurojë një dhunti shumë të madhe, e ajo është hyrja në fe e shtatë grave tjera…
Lexo këtë tregim…
Kjo grua saudiane shkoi në shoqërim të burrit në një konferencë të medicinës në një qytet europjan. Ajo shkoi atje duke e ditur se Zoti i saj që është në Saudi, po i Njejti është edhe në europë. Ajo e dinte se edhe atje ka burrë sikur këtu. Ishte e kapur për fenë dhe mësimet e fesë së vet. Normalisht se kjo reflektohej edhe në mbulesën e sajë. Ajo ishte e mbuluar plotësisht me mbulesë islame.
Ajo shkoi në atë qytet me mbulesën e sajë të plotë islame, saqë prej saj nuk dukej asgjë.
Ajo, me burrin e saj kalonte nëpër korridoret e sallës ku mbahej konferenca, e tëra në të zeza, askush nuk dinte se çka ka mbrenda. Të gjith sytë e shikonin dhe dëshironin të dinë se çka bën kjo mbulesë e plotë në qendër të europës?!
Gjë, të cilën se kishin parë më herët.
Shumë gra europjanë u grumbulluan rreth saj. Ato ishin profesoresha dhe kishin mbushura goxha disa vjet. Ato iu drejtuan e i thanë:
“Sigurisht kështu je mbuluar se ke ndonjë të metë ose fytyra yte është e shëmtuar?â€


 
Veröffentlicht : 23/01/2008 1:37 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

I drejtohem çdo muslimanit dhe muslimanes të cilëve ju intereson haku (e vërteta), me të cilin All-llahu subhanehu ue teala na ka obliguar të punojmë. Në këtë shkrim modest kemi për qëllim që t'i forcojmë nënat, motrat, gratë dhe bijat tona në ruajtjen e nderit…

Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm All-llahut, Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë që të na mbrojë prej sherrit dhe punëve të këqija. Kë e udhëzon All-llahu nuk ka kush e lajthit dhe kë e humb All-llahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos All-llahut, I Cili nuk ka ortak dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Fjala më e mirë është fjala e All-llahut subhanehu ue teala dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, punët më të këqija janë ato të shpikurat në fe, çdo punë e shpikur është bidat, çdo bidat është dalalet dhe çdo dalalet të çon në xhehennem.

I drejtohem çdo muslimanit dhe muslimanes të cilëve ju intereson haku (e vërteta), me të cilin All-llahu subhanehu ue teala na ka obliguar të punojmë. Në këtë shkrim modest kemi për qëllim që t'i forcojmë nënat, motrat, gratë dhe bijat tona në ruajtjen e nderit, të largohen nga thirrjet e perëndimorëve në poshtërsi dhe amoralitet, të cilët e kanë parë se Islamin i cili është ruajtur 14 shekuj të plotë nuk munden ta luftojnë me forcë. Mu edhe për këtë mundohen çdo ditë të zbulojnë metoda të ndryshme për luftimin e Islamit. Prej metodave të tyre është edhe ajo se ata dëshirojnë ta bashkojnë hakun me batilin, të mirën me të keqen, sunnetin me bidatin, apo atë që i përmbahet sunnetit me atë i cili është bidatxhi, bile më e rrezikshmja është se ata dëshirojnë ta përzijnë Kur'anin me librat tjera të cilat janë te deroguara, bile tani edhe të falsifikuara. Dëshirojnë të bashkojnë xhaminë me kishën, muslimanin me kafirin, dëshirojnë të jetë një fe. E kjo nuk do të ndodhë asnjëherë.

Në njërin prej aspekteve në të cilin punojnë më së shumti është thirrja e tyre që gruaja muslimane të bëhet si gratë e tyre, "E barabartë" me burrin. Koncentrimi më i madh i tyre në këtë thirrje është që gruaja ta zbulojë trupin e saj pa marrë parasysh para kujt, të punësohet në një vend me burrat, të marrë pjesë në çdo vend ku është edhe burri, etj. Për fat të keq, shumë muslimanë i kanë pranuar këto thirrje.

Muslimani i vërtetë të gjitha këto i refuzon, ngase e di se Krijuesi i tij është All-llahu subhanehu ue teala I Cili nuk e ka krijuar për kot, nuk e ka krijuar që të jetojë si kafshët, por i ka dhënë mend dhe ia ka dërguar fenë që të dijë se si të veprojë në këtë botë. Muslimani e di se të gjithë kafirat (të pafetë) nuk vlejnë as sa kafsha, ngase për këtë i ka treguar Krijuesi i të gjitha krijesave, i njerëzve dhe kafshëve, i muslimanëve dhe i kafirave, ku thotë: "Mos vallë mendon se shumica e tyre (kafirave) dëgjojnë ose kuptojnë?Ata nuk janë veçse si bagëti- jo, ata janë edhe më të humbur" (Furkan 44). Njeriu i mençur nuk pranon asnjë mendim prej kafshëve (nëse ka mundësi kjo), e ku më prej dikujt që është më poshtë se kafsha?!

E lus All-llahun subhanehu ue teala që t'i mbrojë të gjithë muslimanët prej thirrjeve të këtilla, dhe t'i forcojë në fenë islame me dituri dhe praktikë të çdo gjëje bile edhe gjërat më të imta.

Mendoj se shumica e muslimanëve janë të njohur me këto gjëra dhe dinë se si të veprojnë. Mirëpo, mirë është që t'i përmendim disa argumente prej Kur'anit dhe sunnetit të vërtetë që tregojnë se mbulesa Islame për gruan është farz (obligim i domosdoshëm) dhe t'i tregojmë gruas muslimane se ajo është në rrugë të drejtë dhe nën ndihmën dhe mëshirën e All-llahut subhanehu ue teala.

Ne e dimë fort mirë se ne jemi të urdhëruar që pas Kur'anit dhe Sunnetit të pasojmë rrugën e sahabeve. Ajo është rruga më e mire dhe sqarimi më i mire i sheriatit islam (Kur'anit dhe Sunnetit). Sa i përket veprës së grave besimtare për këtë çështje (mbulesën), dihet fort mirë se ato kanë qëndruar në shtëpitë e tyre dhe nuk kanë dalur përveç kur e kanë pasur të patjetërsueshme. Ato para burrave të huaj kanë dalë me mbulesë, duke e pasur edhe fytyrën e mbuluar, duke mos zbuluar gjë prej stolive të tyre e ku më diçka prej trupit të tyre. Shumica e muslimanëve janë të një mendimi për këtë çështje. Gjendja e grave besimtare nëpër të gjitha vendet Islame vazhdoi kështu derisa nuk filluan të mashtrohen me thirrjet e punëtorëve të shejtanit të mallkuar. Kështuqë kah mesi i shekullit XIV hixhrij filloi heqja e mbulesës prej fytyre. Për herë të parë në Egjipt, pastaj në Turqi, Siri, Irak, Maroko kështuqë i kaploi shumicën e vendeve Islame. Ngase k[ta të mallkuar e dinin se turpi i femrës është te fytyra e saj, e nëse prej fytyrës largohet turpi atëherë lehte do ta kenë për gjërat tjera. Ashtu edhe ndodhi, kjo heqje e mbulesës nga fytyra, pas një kohe të shkurtër "përparoi", në atë mënyrë që e arriti kulmin e lakuriqësisë, zbulimin e plotë të trupit të femrës, All-llahu na ruajt nga çdo e keqe.

Prej argumenteve më të njohura për atë se mbulimi i fytyrës është i obligueshëm për gratë besimtare janë këto:

Argumenti i parë: (që tregon se mbulesa është farz) Thotë All-llahu subhanehu ue teala në suren el-Ahzab 32-33: "O gratë e Pejgamberit! Ju nuk jeni si çdo grua tjetër. Nëse ju i keni frikë All-llahut, atëherë mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura. Rrini në shtëpitë e juaja e mos shfaqni bukuritë tuaja ashtu si shfaqej në kohën e xhahilijetit (injorancës), falni namazin, jepni zeqatin dhe respektoni All-llahun dhe të Dërguarin e Tij". Në këtë ajet All-llahu subhanehu ue teala u drejtohet grave të Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe grave të besimtarëve në përgjithësi, ndërsa i ka përmendur vetëm gratë e Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem për shkak të vendit të lartë që posedojnë ato në Islam dhe për shkak se ato janë shembëlltyrë për gratë tjera besimtare. Dihet se gratë e Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem kanë qenë gratë më të ndershme dhe do të jenë përgjithmonë, por All-llahu subhanehu ue teala u është drejtuar atyre që të kuptojnë edhe gratë tjera, sepse ato gra nuk janë sikurse gratë e Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Argumenti i dytë: Thotë All-llahu subhanehu ue teala në ajetet 53-55 të sures el-Ahzab: "…dhe kur ju i pyetni (gratë e Resulull-llahut) për ndonjë send, atëherë pyetini ato pas perdes, kjo është më pastër për zemrat e juaja dhe të tyre. Juve nuk ju takon që ta mundoni të Dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij pas (vdekjes së) tij. Këto tek All-llahu janë mëkat i madh. E shprehët ju ndonjë send apo e fshehët atë, s'ka dyshim se All-llahu çdo send e di. Nuk është mëkat për ato (gratë të jenë të pambuluara) ndaj baballarëve të tyre, bijve të tyre, vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre ose para grave të tyre (besimtareve) apo para robëreshave të tyre. E, frikësohuni All-llahut (o ju gra), All-llahu është Dëshmitar për çdo gjë". Ky ajet njihet si ajeti i hixhabit (mbulesës), ku urdhërohen gratë e Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe gratë e besimtarëve që të mbulohen me mbulesë Islame. Ky ajet ka zbritur në vitin e pestë të hixhretit të muajit Dhul-ka'deh. Nga ky ajet kuptojmë se cilëve burra gruaja ka të drejtë t'ia zbulojë bukuritë e saja, dhe se të gjithë burrave tjerë përveç këtyre është haram tu zbulohet bukuria e tyre. Daja edhe mixha nuk janë të përmendur në këtë ajet, por janë të përmendur në ajet tjetër (en-Nisa' 23)

Argumenti i tretë: Ajeti i dytë i hixhabit i cili urdhëron mbulimin e fytyrës me ferexhe. Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve tua, bijave tua dhe bashkëshorteve të besimtarëve ta lëshojnë xhilbabin (ferexhenë) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen që të mos i shqetësojë askush. All-llahu falë gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues. (el-Ahzab 59) Ka thënë Sujutiu rahimehull-llah: "Me këtë ajet All-llahu u drejtohet të gjitha grave muslimane ku i urdhëron që t'i mbulojnë kokat dhe fytyrat e tyre njëkohësisht. All-llahu subhanehu ue teala në ajetin e lartëpërmendur ka thënë: "…le ta lëshojnë xhilbabin (ferexhenë) …"; xhilbab në gjuhën arabe d.m.th. rrobë e gjërë me të cilin mbulohet i tërë trupi. Nga ky ajet nuk mund të kuptohet diçka tjetër pos urdhërit për mbulimin e fytyrës, sepse dihet se gratë në kohën e injorancës nuk kanë qenë të zbuluara sikur që janë të zbuluara disa gra sot, por ato i kanë pasur të zbuluara fytyrat. E, kur erdhi Islami i urdhëroi që t'i mbulojnë edhe fytyrat. Në këtë mendim na ndihmon edhe vet ajo se gratë e sahabëve e kanë kuptuar kështu. Këtë na e vërteton fjala e Aishes radijall-llahu anha e cila ka thënë: "All-llahu i mëshiroftë gratë e besimtarëve, kur e zbriti All-llahu ajetin "…le ta lëshojnë xhilbabin (ferexhenë)…" ato morën (shkynë) prej mbulesave të tyre (ku kishte tepricë) dhe me të mbuluan fytyrat, e kur faleshin pas Resulull-llahut dukeshin sikurse mbi kokat e tyre kanë shpend" Transmeton Ibën Merdujeh

Argumenti i katërt: thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Thuaju besimtareve t'i mbrojnë shikimet e tyre (prej harameve) dhe të ruajnë trupin e tyre (nga imoraliteti), si dhe të mos i zbulojnë stolitë (zinetin) e tyre, pos asaj që duket, le të vejnë ferexhenë e tyre mbi gjithë trupin e tyre dhe të mos i zbulojnë stolitë (zinetin) e tyre përveç para bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, vjehrrive të tyre, bijve të tyre ose bijve të burrave, vëllezërve të tyre ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të veta (besimtareve) apo robëreshave të cilat i kanë në pronat e veta, ose shërbëtorëve (meshkuj) që nuk kanë ndjenja seksuale apo fëmijëve që ende nuk u zgjohen ndjenja turpi nga të shikuarit e gjinisë tjetër. Edhe le të mos i përplasin këmbët e tyre për të zbuluar diç nga stolitë e tyre. Të gjithë ju lutjuni All-llahut që t'iu falë o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." (en-Nur 31)

Ky ajet na e bën të qartë se mbulimi i gjithë trupit të gruas është farz. Kjo shihet nga fjala e All-llahut subhanehu ue teala: "…dhe të mos i zbulojnë stolitë (zinetin) e tyre…"; ku ka për qëllim mbulimin e tërë trupit. E ata që thonë se lejohet zbulimi i duarve dhe fytyrës duke argumentuar me fjalën e All-llahut subhanehu ue teala “…pos asaj që duket…â€


 
Veröffentlicht : 23/01/2008 1:43 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

kamm nje pytje

a mundesh ta fitosh xhenetin nese nuk je e mlume???

dua nje pergjigje tverettt

flm shum

Po Krenare mundesh. Nese nuk del kurre nga shtepia dhe nuk te sheh asnje i huaj kurre.

Ka edhe nga ato te pambuluarat qe e fitojne xhenetin por jane shume pak ka thene Muhamedi a.s.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 28/01/2008 11:09 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

selam alejkum
per te gjykuar se a hyn ne xhennet "nje grua pa mbules" ate pergjegjesi nuk e kam as une po nuk mundet te ket askush keshtu qe ate pune e din vetem Allahu xh.sh i cili edhe e ka bere Farz (obligative) mbulesen per gruan,me kete kuptohet rendesia e mbuleses dhe eshte nje nder gjerat me te cmuara tek Allahu xh.sh
selam alejkum


 
Veröffentlicht : 31/01/2008 9:32 p.m.
(@krenare)
Beiträge: 4
Active Member
Themenstarter
 

ahaaa
ok flm shumm
gjith


 
Veröffentlicht : 03/02/2008 8:35 a.m.
(@gresa)
Beiträge: 2966
Famed Member
 

Pyetje interesante dhe shum me vend krenare pershendetje ty e nderuar...kisha diqka te shtoj lidhje me ket tem....

Pejgamberi a.s ka thene:

''Nuk shoh (nuk do jem deshimitar)per dy grupe njerezish qe jan te caktuar per ne zjarr: nje grup me kaxhmik (te trash) si bishtat e lopve, me te cilin i rrahin njerzit....Si dhe nje Grup grash te zhveshura per te joshur burrat.....

Por mendimi im esht se ka dhe vajza motra tona muslimane dhe jan shum me zemerkeqe dhe bejn gjera shum te keqija qe s'na perkasin neve dhe nje ane jan te mbuluara....Por njeeriu duhet me qene nga zemra i mire dhe nga sjelljet te mos ben tjera gjynahe normal te lutet per Allah edhe pse nuk je e mbuluar...Se ka mijra njerz qe s'jan te mbuluar e nese te gjith ata kishin per te shkuar ne Xhehnem shum pak do jitshin per Xhenet..........

Ju pershendes Me shum nderime Gresa 😀


CariC N´Veti..!

 
Veröffentlicht : 03/02/2008 9:17 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

gresa edhe une mendoj ashtu si ti nuk eshte vlera e nje femre mbulesa mir ke cek ka te mbuluara dhe bejn gjithqka qe sju takon femrave sidomos femrave muslimane ,vlera e nje femre eshte karakteri ,ndergjegja ,zemer mire dhe miresia ky eshte mendimi im 😉


 
Veröffentlicht : 03/02/2008 8:30 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Pyetje interesante dhe shum me vend krenare pershendetje ty e nderuar...kisha diqka te shtoj lidhje me ket tem....

Pejgamberi a.s ka thene:

''Nuk shoh (nuk do jem deshimitar)per dy grupe njerezish qe jan te caktuar per ne zjarr: nje grup me kaxhmik (te trash) si bishtat e lopve, me te cilin i rrahin njerzit....Si dhe nje Grup grash te zhveshura per te joshur burrat.....

Por mendimi im esht se ka dhe vajza motra tona muslimane dhe jan shum me zemerkeqe dhe bejn gjera shum te keqija qe s'na perkasin neve dhe nje ane jan te mbuluara....Por njeeriu duhet me qene nga zemra i mire dhe nga sjelljet te mos ben tjera gjynahe normal te lutet per Allah edhe pse nuk je e mbuluar...Se ka mijra njerz qe s'jan te mbuluar e nese te gjith ata kishin per te shkuar ne Xhehnem shum pak do jitshin per Xhenet..........

Ju pershendes Me shum nderime Gresa :D

Gresa mbulesa eshte obligim per femra,dhe ajo se cka kemi ne zemer eshte dicka tjeter,por une nuk mendoj qe nje femer e mbuluar mund te jete edhe e keqe,pas gjithe asaja sakrifice qe ban,per ta permbushur obligimin e Allahut xh.sh.e ne anen tjeter te bej keq pak veshtir eshte te jete e besushme kjo.Cdo njeri eshte mekatar,por duhet te ruhemi sa ma shume qe mos te bejm mekate me vetedije.Edhe ajo grua qe eshte e mbuluar nuk mund ti ik pergjegjsive para Allahut xh.sh. Allahun askush nuk mund te e mashtroj.
Por per te keqijat qe ka bere do te jap llogari secili,sikur ajo qe eshte mbuluar sikur ajo qe eshte e zbuluar ,mirpo ajo qe eshte e zbuluar do ta jap pergjegjesi edhe per mos kryrejn e ketij obligimi.
ESELAM ALJEKUM ...vellezer e motera myslimane


 
Veröffentlicht : 27/02/2008 12:37 a.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

Zem-zem.

We alejkum selam we rahmetullahu we berekatuhu.

...Se ka mijra njerz qe s'jan te mbuluar e nese te gjith ata kishin per te shkuar ne Xhehnem shum pak do jitshin per Xhenet..........

Kjo qe ti supozove eshte e sakte. Shume me pak do te shkojne ne Xhennet se ne Xhehenem per kete te jesh e sigurt.

Pergjigja me e mire eshte ajo e anetarit Muhamed.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 27/02/2008 11:12 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Une mendoj se duhesh nje zemer te paqt te kish mos kujto te keqen askujt mos mendo keq per askend ndihmo sa ke mundesi te varfurve respekto te gjith ajo eshte kryesore se sa mbulesa :arrow:


 
Veröffentlicht : 27/02/2008 9:57 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

Une mendoj se duhesh nje zemer te paqt te kish mos kujto te keqen askujt mos mendo keq per askend ndihmo sa ke mundesi te varfurve respekto te gjith ajo eshte kryesore se sa mbulesa :arrow:

Ato po se po por me ate zemer duhet te deshmosh se e beson shpalljen dhe urdherat e Zotit qe gjinden ne Kur'an. Nese nuk i praktikon atehere nuk po i beson sa duhet dhe po e neglizhon.
Ajo qe i ka ato gjera qe i ceke ti ne zemer , ajo edhe mbulohet

Per ate arsye quhet besim dhe njerezit besojne ose nuk besojne fare. Nuk eshte besimi sipas mendimeve tuaja por eshte shkruar qarte cka urdherohet si obligative dhe cka ndalohet e cka lejohet.

Mbulesa eshte shtepia e atyre te mirave qe i ceke ti. Nuk mund te grumbullosh te mira e ti lesh jasht pa kulm. Ke pare ti ndonje njeri qe banon jasht pa kulm mbi koke dhe blene orendi, ose pa rroba fare lakuriq te dali te shetisi dhe te thot se me rendesi zemren e kam te mire? Jo, se e fusin ne burg ose e dergojne ne neuropsikiatri.

Disa gjera nuk mund t'i kuptojme tani por me vone do t'i kuptojme te gjitha. Jemi femije te perhershem dhe gjithnje mesojme. Duhet besuar se eshte urdher mbulesa dhe jo te kemi dyshime sepse nuk na konvenon.

Me mire eshte te thuash "Po eshte obligim por ja qe une nuk jam e gatshme akoma" se sa te mundoheni te arsyetoni se nuk eshte me kryesore.. se keto e keto gjera.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 28/02/2008 2:00 a.m.
(@gresa)
Beiträge: 2966
Famed Member
 

Edhe un e kam te njejtin mendim si Motra Lea sepse edhe nese nuk je e mbuluar sdo te thot qe ke shpirt keq etj....

Por duhet ta tregohsh veten edhe ne sjellje respekt dhe Besimin tek Zoti te jesh zemer mir Te ndihmosh njeriz e varfur sa te kesh mundesi...Ti respektosh edhe njezit qe kan tjeter Fe poashtu te kesh respekt ndaj Prindit qe te ka lindur.....e shum e shum tje....Nese i ke keto te gjitha edhe nese Nuk ke nje Mbules besoj qe Zoti ati i qofshim fal...Do te jet i mir edhe me njerz qe sjan te mbuluar...

Dhe nuk do te thot si e kam cek edhe me nalt se si te jesh e mbuluar te jesh me gjitha tmirat se ka njerz qe vetem per me jav Falur Zoti gabimet qe bejn Jan mbuluar dhe kan filluar per tu falur edhe pse kjo sesht von kurr...Por ka njerz edhe pse jan te mbuluar qe jan te ngjajshem si ne dhe ka qe jan edhe te keqi nga zemra kur e kam zemren e keqe Asgje sme duhet mbulesa ta mbaj per srani.....Dmth qe nuk ka vler vetem Mbulesa po dhe sjelljet respekti dhe sa ke Besim tek Zoti yt...

Por sipas mendimit tim edhe tek mashkujt ka shum e shum gjera qe duhen tju permbahen edhe pse ato me koh te Sodit nuk shifen fare aspak besoj qe me shum e mbajn grat fen se sa meshkujt sepse ka shum Obligime qe duhet ti ken dhe meshkujt Por bile sod e ksaj dite dikun neper rrug sheh ende vajza grah qe jan te mbuluar por Burra sheh rrall qe jan shum te veshur si duhet dhe qe jan me Mjekrra te gjata e kshtu me radh..Sidomos rinija e sodit Meshkujt veshen si vajzat sun e dallon nje vajz nga djemet ne do vende fare pak... :?

Kalofshi mir..... :D


CariC N´Veti..!

 
Veröffentlicht : 28/02/2008 5:15 a.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Gresa ,mbulesa per femra eshte farz(obligim,eshte e detyrune femra nga Allahu xh.sh. qe te mbaj shami) ndersa mjekrra per meshkuj eshte synet,nuk eshte e obligune,por me mbajt mjekerr eshte sevap,se edhe pejgamberi a.s. e ka mbajt mjekrren.
sa i perket asaj qe po thuani,me rendesi eshte te kesh gjera te mire,e te besh gjera te mira,mire qenka pergjigj Alko,une kesaj vec kisha desht te ia shtoj edhe kete se neve kur kemi pare ato po duhet me i rujt me i fut ne gjep,se nese nuk i rujmi na i merr dikush,pra edhe ato te mira qe i kemi duhet ti ruaj mire.Dhe te gjithe njerzit po ti pytesh askush nuk thot se jam i keq ,te gjithe thojn se une po bej mire ,une jam i mire une kam zemer te mirete gjithe thojne kete ,ende nuk kam ndegjuar nje njeri qe thot jam i keq.
Nje hoxhe thoshte,per nje pasanik e kish blere makinen e re edhe cfare garazhde te mire ia kish ndreq,e rujke mire makinen,keshtu thojkke hoxha>MAKINEN MBULUT,GRUAN QPLUT,a eshte ma mire me rujt makinen a gruan. tung klm urdherat e zotit nuk guxojm ti anashkalojm se ato jane vetem per te miren tone,dhe duhet te pajtohemi me to.


 
Veröffentlicht : 29/02/2008 10:00 a.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

--- Mjekrra eshte synet, dhe kush e mban mjekrren per hire te Zotit ben sevap, Allahu xh.sh. ka deshte qe mashkulli te jete me mjekerr, edhe per ata mashkullit i del mjekerra, se me pas dasht Zoti edhe mashkullin e kish lan pa mjekerr qysh e ka lan femren.
Allahu xh.sh. i mallkon meshkujt qe mundohen te ju pergjajn femrave, e mjekerra e dallon mashkullin ma se miri nga femra, edhe mjekrra e mbron mashkullin nga lakmia e femrave, se edhe me lakmuar dikush eshte mekat, pra nuk ben as me ba diken qe te lakmoj ne ty.
Nuk do me than qe per neve qe nuk e mbajm mjekrren hyjm ne gjynah, mirpo sevap nuk bejmi, ndersa per ata qe e hjekun mjekrren edhe ngjesin voth, ata bejn mekat shume te madhe dhe Allahu nuk i don ata meshkuj qe ashtu mundohen te ju perngjajn femrave.
---ketu te ne disa e mbajn mjekrren per hire te Zotit, disa e mbajn mjkrren per tu duk ma patriot, dhe disa e mbajn mjkrren per tu duk ma te bukur edhe e ndreqin ate e prejn copa copa, dikah e lan dika e hjekun, po jane edhe disa qe e lajn mjekrren vetem qe pertojn me u rrujt, se ata as nuk falen as kurgja per Zotin nuk bejne, po mjekrren e mbajn vec pse pertojn me u rrujt.
Mjekrra eshte sevap kur mbahet per hire te Zotit, se mbi gjithe trysnin qe po e shoh une qe ju behet atyre personave ketu te ne, dikush ju thot hjeke ate mjekerr a po e sheh si je ba, dikush ik prej tyre vetem pse kan mjekerr, dikush i injoron, por mbi te gjitha ai e mban mjekrren vetem per ta pasuar rrugen e pejgamberit tone ma te dashur, rrugen e vules se pjegamberve, rrugen e Muhamedit a.s. Pra keta lloj njerzish jane ne gjendje qe te pranojn injorancen qe ju behet nga te tjeret, nenqmimin qe ia bejn te tjeret, vetem qe ta fitojn dashurin e Zotit xh.sh.
Shembulli ma i mire per njerzimin eshte Muhamedi a.s. dhe eshte ma se miri qe te mundohemi ta ndjekim rrugen e pejgamberit tone te dashur.

TUNG E PER TE MIRE U LEXOFSHIM CDO HERE


 
Veröffentlicht : 02/03/2008 9:12 a.m.
Teilen: