Benachrichtigungen
Alles löschen

Mbulesa me uniformë lejohet në Norvegji

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
147 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#768]

Forcat e armatosura, shërbimet shëndetësore, ato të publikut dhe të tatimeve, shkurt të gjithë thonë se lejohet të mbahet mbulesa për femrat që punojnë aty së bashku me uniformë.

Ministria e shërbimeve policore tani është duke marrë parasysh se a mundet femra që mban mbulesë të fillon Akademinë Policore në Oslo, raporton Aftenbladet.no në lidhje me këtë.
Keltum Misum e mban mbulesën e saj dhe ka ëndrrën të behët police.

Në shërbimet tjera ku nevojitet uniforma, ajo do të mirëpritej me mbulesë. Ndërsa Akademia Policore vetëm se ka filluar të hulumtoj në lidhje me mbajtjen e mbulesës.

"Vendimi pas këtij hulumtimi ishte se të gjitha shërbimet ë tjera e pranuan mbulesën dhe me ketë nuk thyhen rregullat e uniformës,"thotë ligjëruesi Xhej Ganapati.

E lejuar

"Forcat do të lejojnë që anëtarët e kategorive fetare të mbajnë simbolet e tyre fetare, deri në atë mënyrë që të duken si anëtarë te forcave tona. Ne do të jua përgatitim uniformat sipas kërkesave speciale,"thotë Vegard Bratetajg nga Ministria e Mbrojtjes.

E njëjta gjë vlen edhe për spitalet, për shembull në Spitalin e Universitetit Stavenger punëtoret lejohen të mbajnë mbulesat e tyre në atë mënyrë që fytyrat të shihen.

Ndër to është edhe Asna Kadir nga Jorpeland.

Njerëzit e pranojnë

"Nuk kam pranuar ndonjë reagim negativ për mbulesën time, dhe me vjen mirë. Disa njerëz me pyesin pse e mbaj mbulesën, dhe unë përgjigjem se është pjesë e traditës fetare dhe identitetit tim. Njerëzit e pranojnë. Disa pyesin se a jam detyruar që ta mbaj mbulesën, dhe unë përgjigjem me "jo" , thotë Asna Kadir.

Në spitalin tjetër Universitar të Ullevallit punëtorët kanë mbulesat e tyre të me emblemë të Ullevallit ne të.

"Ne kemi mbulesat tona dhe jemi të kënaqura me to. Me vite të tëra ka motra medicinale që mbajnë mbulesën këtu, thotë drejtuesja e personelit, Anita Krosbi nga Ullevalli.

Në 2006 ky spital fitoi çmimin për diverzitet në punën e saj në integrimin e punëtorëve prej vendeve të ndryshme.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 07/10/2008 10:04 p.m.
Teilen: