Imam el-Shatibiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: "Çuditem me gjendjen time. Kur isha në Mekë, ose Horasan, apo në vende tjera, shumica e tyre me të cilët jam takuar, qoftë të njëjtit mendim me mua apo jo - të gjithë më ftonin të pasoj atë që ata flisnin dhe përfaqësonin, që ta pranoj me zemër tregimin e tyre, dhe që të dëshmoj në sinqeritetin e tyre.
Nëse e vërtetoja tregimin e dikujt dhe dëshmoja sinqeritetin e fjalëve të tyre - e që këtë e bëjnë shumica e njerëzve të kohës së sodit, në këtë rast isha i dashur, i mirë, simpatik - me një fjalë, i të njëjtit mendim (muvafik).
Nëse kritikoja në ndonjë sjellje të tij, apo ndonjë shkronjë të folurit e tij, atëherë bëhesha person i padëshiruar, jo i dashur, i keq, me një fjalë kundërthënës (muhalif).
Nëse thosha që Kur'ani dhe Sunneti thonë të kundërtën me atë që ai flet ose vepron - më quanin harixhi!?
Nëse citoja ndonjë hadith nga lëmi i teuhidit më quanin - mushebbih!?
Nëse ishte në pyetje fjala për ëndrrat, më quanin - salimijj!?
Nëse ishte në pyetje imani, më quanin - murxhijj!?
Nëse ishte në pyetje biseda për veprat, më quanin - kaderijj!?
Nëse ishte në pyetje fjala për njohuri të zemrës (ma'rife), më quanin kerramijj!?
Nëse ishte në pyetje fjala për vlerat e Ebu Bekrit dhe Omerit, më quanin - nasibijj!?
Nëse ishte në pyetje fjala për vlerën e Ehlul - Bejtit, më quanin - rafidijj!?
Nëse them për një ajet ose hadith ashtu si është ajeti dhe hadithi, më quanin - dhahirijj!?
Nëse mundohem të komentoj, më quanin - batinijj!?
Nëse përgjigjem me te'vil, më quanin - esh'arijj!?
Nëse e mohoj, më quanin - mu'tezilijj!?
Nëse flas për disa sunnete, sikurse kiraeti, më quajnë - shafijj!?
Nëse flas për duanë e kunutit, më quajnë - hanefi!?
Nëse flas për Kur'anin, më quajnë - hanbeli!?
Nëse preferoj mendimin e një imami, më akuzojnë për keqsjellje me imamët tjerë, duke iu zvogëluar shkallën!?
Ç'është më e keqe se kjo, këso emërtime dhe të ngjashme më japin atëherë kur lexojnë hadithe të caktuara të Pejgamberit, s.a.v.s. pranë meje, dhe nëse pajtohem me mendimin e njërit, atëherë hasi në armiqësi tek tjetri, por nëse jam indiferent për shkak të xhematit, frikësohem se do ta hidhëroj Allahun, xh.sh. dhe nga Ai askush nuk mund të më mbrojë!
Andaj kam vendosur t'i përmbahem fuqishëm Kur'anit dhe Sunnetit, duke kërkuar falje nga Allahu i Madhërishëm, sepse Ai falë dhe është mëshirues!
Takimi me Allahun e Madhërishëm
Në hadithin - sahih, përmendet që Allahu i Madhërishëm do t'i thotë robit të Tij në Ditën e Gjykimit:
"A nuk ta dhashë bashkëshorten? A nuk të nderova? A nuk t'i nënshtrova kuajt, devetë dhe të bëra udhëheqës i të tjerëve?! Ai do të thotë: "Po!" Ndërsa Allahu i Madhërishëm do t'i thotë: "A ke menduar se do të takohesh me Mua?" Ai do të thotë: "Jo!" Ndërsa Allahu xh.sh. në këtë do të thotë: "Sot do të harroj Unë, ashtu si më ke harruar ti!"
Secili nga njerëzit do ta takoj Zotin e Madhëruar ditën e Gjykimit dhe Allahu xh.sh. do t'i thotë njeriut: "Robi im, a nuk të bëra me parë dhe dëgjuar? A nuk të dhashë fëmijë dhe pasuri? Çfarë ke përgatitur?" Njeriu do të shikoj rreth vetes, ndërsa para vetit do të sheh zjarrin. Allahu i Madhërishëm do të thotë: "Robi Im, kush është ai që të bëri të pavarur prej Meje, dhe të nxiti dhe udhëzoi te tjetër kush përveç Meje?
Unë tu afrova dhe ti ike nga Unë. Robi Im, Unë të dhashë dynjanë, e ajo të mashtroi dhe hutoi e largoi nga Unë dhe i dha përparësi mbi Mua dhe e nënvlerësove mëshirën Time.
A kështu bëjnë ata të cilëve u tregohet mirësia? Kush ishte ai i cili të mbuloi (fshehu), të ruajti dhe të mbrojti? Robi Im, ke bërë këtë e këtë, në këtë kohë e në këtë vend, dhe nuk e ke ditur se Unë të shikoj? A më ke çmuar më pak të rëndësishëm se tjerët që të kanë parë?
A nuk je frikësuar nga dënimi Im, a nuk je turpëruar nga melekët e Mi, a nuk je frikësuar nga dënimi i rëndë që të pret? Dhe Allahu do të vazhdoi duke e kritikuar më tej, ndërsa njeriu do të shkrihet nga turpi dhe frika dhe do të thotë:
"O Zoti im, vërtetë zjarri është më i lehtë se turpi prej Teje!" Pastaj, Allahu i Madhërishëm do të thotë: "Hyr në zjarr!"
Njeriu do të niset nga zjarri , por do të kthej kokën duke thënë:
"O Zoti im, nuk kam bërë mëkate për shkak se të kam nënçmuar të drejtën Tënde, por kam menduar se mëshira Jote është e pafund dhe se kjo që kam bërë nuk ndikon në mirësinë Tënde". Allahu xh.sh. do të thotë: "Të vërtetën e thua, mos e humb asnjëherë shpresën në mëshirën Time. Betohem në Madhërinë Time, sot Unë po të falë, o melek, futni në Xhenet!"
..