Njëherë duke u kthyer nga haxhi, Harun er-Rashidi qëndroi disa ditë në Kuffe. Kur doli me një rast e takoi Behlulin (në shikim të parë person i hutuar) i cili filloi me zë të lartë ta thërras: "Harun, Harun!"
Harun er-Rashidi pyeti se kush po e thërret dhe kur i thanë që ishte Behluli, urdhëroi ta ngritë perden (ngase njerëzve u fliste pas perdes) dhe e pyeti:
"A më njeh mua?" - pyeti Harun er-Rashidi.
" Po" - tha Behluli.
" E kush jam unë?" - pyeti Harun er-Rashidi.
Behluli u përgjigj: "Ti je ai që do të përgjigjesh para Allahut, nëse gjindesh në Lindje, e dikujt i bëhet zullum në Perëndim, Allahu do të pyet çfarë ke ndërmarrur!" Haruni qajti dhe uli kokën.
Haruni përsëri e pyeti si e sheh gjendjen e tij, ndërsa Behluli u përgjigj: "Peshoje veten tënde sipas Kur'anit dhe do ta kuptosh" - dhe citoi versetin: "E s'ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhennet). Dhe se mëkatarët janë në xhehennem." (El - Infitar, 13-14)
Haruni e pyeti përsëri: "Por, veprat tona?!"
Behluli u përgjigj me versetin: ". . . All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve." (El - Maide, 27)
Haruni pyeti: "Por lidhja jonë familjare me Pejgamberin a.s.?"
Behluli u përgjigj me versetin: "E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin." (El - Mu'minunë, 101)
Haruni pyeti: "E çfarë është me shefa'atin (ndërmjetësimin) e Pejgamberit s.a.v.s. për ne?!"
Behluli u përgjigj me versetin: "Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi . . ." (Ta Ha, 109)
Haruni e pyeti: A të nevojitet diç?"
Behluli u përgjigj: " Po, kam nevojë, a mundesh të mi falësh mëkatet dhe të më fusësh në xhennet?"
Haruni u përgjigj: "Unë këtë nuk mundem, por kam dëgjuar se ke borxh, andaj mund ta lajë borxhin tënd?"
Behluli u përgjigj: "Borxhi nuk lahet me borxh, por ti ktheja borxhin popullit tënd!"
Haruni përsëri e pyeti Behlulin t'i përcaktojë ndihmë deri në vdekje, ndërsa ai u përgjigj: "Ti dhe unë jemi vetëm rob të Allahut, a thua mendon që Allahu do të përkujtojë ty, e mua më harron? Më i kënaqur jam me atë që është te Allahu, se sa në dorën tënde kalimtare."
Haruni ngriti kokën dhe i mbajti në mend mirë këshillat e Behlulit.
..