Benachrichtigungen
Alles löschen

Lil Vlora braktis muzikën, mbulohet

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
455 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#6295]

Lil Vora ka vendosur të largohet nga skena muzikore dhe t’i përkushtohet fesë myslimane.

Reperja shqiptare nga Maqedonia, e cila jeton në shtetet e jashtme, fillimisht u paraqit në skenë me një stil mjaft ndryshe, duke sfiduar në mënyrë të guximshme shumë këngëtarë të skenës sonë me tekstet e saja “dissa” të drejtuara kundrejt tyre.

Por Vlora duket se ka vendosur t’i japë fund kësaj jete. Afro katër muaj më parë ajo zgjodhi një rrugë tjetër, kështu duke u shkëputur nga muzika njëherë e përgjithmonë, informon telegrafi.

Vlora ka vendosur t’i përkushtohet fesë islame, madje duke mbulua trupin. Por ajo prapëseprapë nuk po i lë anash fansat e saj. Në rrjetet sociale Vlora gjithmonë iu rri gati pyetjeve e përshëndetjeve të tyre. E këtë vendim të saj, adhuruesit e pritën mjaft mirë.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 12/12/2012 11:48 p.m.
Teilen: