[01]
Ata që adhurojnë Zotin me përkushtim.
Ata që respektojnë Allahun dhe dëgjojnë të dërguarin e Tij.
Kur hynë në shtëpitë e Allahut, janë të përulur, të heshtur, të butë.
Kur kërkohet prej tyre të japin në rrugën e Zotit, japin e nuk kursejnë.
Kur ecin rrugës, vërehen gjurmët e besimit; ulin shikimet, ecin shpejtë, flasin me zë të ulët, shpërndajnë fjalën e paqes, dashurisë dhe respektit.
Janë të dashur për njëri-tjetrin. Nuk janë të ngutshëm. Janë të mëshirshëm mes
njëri-tjetrit, ndërsa shprehen me urtësi, me mençuri, me këshilla të buta kur takohen me të tjerët.
Respektojnë prijësin e zgjedhur. Nuk shkaktojnë përçarje, urrejtje e dhunë.
Shpata e tyre është urtësia e butësia, në kohën e paqes.
Dinë të dallojnë nevojën dhe sfidën, dallojnë parësoren prej dytësores.
[02]
Kur flasin, skuqen. Flasin rrjedhshëm, por ngadalë dhe e zotërojnë gjuhën.
Kur dikush u flet, dëgjojnë me vëmendje.
Kur rëndohen me fjalë, nuk nxitojnë por durojnë e këshillojnë.
Janë të turpshëm. Turpërohen edhe prej mëkateve të të tjerëve.
Mendojnë vetëm për mirë. Janë optimistë. Nuk mallkojnë. Luten për të gjithë.
Çështjet e tyre ia dorëzojnë Zotit.
Janë të guximshëm. Nuk druhen prej askujt. Kudo që janë, predikojnë fjalën e Zotit, nëse s"dëgjohen, në paqe largohen.
Janë vazhdimisht të buzëqeshur. Të qeshurën e tyre mezi veshët e tyre e dëgjojnë.
Kur hidhërohen a mërziten, vetëm Zotit i drejtohen, Atë e lusin dhe prej Tij mbrojtje kërkojnë.
Nuk veshin rroba të ngushta. Ngjyrat i përshtatin. Më së tepërmi u pëlqen ngjyra e bardh (për të ruajtur pastërtinë). U pëlqen parfumosja dhe aromat e mira.
Paragjithash, përkujdesen së tepërmi për higjienën.
[03]
Besimtarët para se të dalin prej shtëpive të tyre, pyesin veten: “ku do shkojë, pse të shkojë e çfarë do bëjë, e pse do e bëjë dhe çka pasi ta bëjë?â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous