Falėnderimi dhe adhurimi i takojnė vetėm All-llahut xh.sh., Krijuesit tė gjithėsisė, i Cili i dėrgoi njerėzimit nė periudha tė ndryshme pejgamberė qė treguan rrugėn e shpėtimit pėr kėtė dhe pėr jetėn tjetėr.
Muhammedi a.s. ishte, ėshtė dhe do tė jetė shembulli mė i bukur, modeli mė i pėrsosur, i dėrguari i fundit i Thirrjes Hyjnore pėr mbarė njerėzimin.
Muslimanėt qė e pranuan fenė Islame, nga dashuria pėr Pejgamberin a.s. filluan tė shfaqnin ndjenjat e tyre nderuese, lartėsonin emrin e tij, i luteshin Zotit pėr tė. Ditėlindja e Muhammedit a.s. ėshtė njė ngjarje e shėnuar qė festohet me gėzim e kėnaqėsi tė veēantė nga tė gjithė besimtarėt muslimanė. Pėrkujtimi i kėtij pėvjetori gjatė shekujve ka qenė burim frymėzimi pėr studime, krijimtari e botime tė ndryshme fetare, letrare, historike, shkencore, kulturore e pedagogjike qė kanė shėrbyer e shėrbejnė pėr edukim tė gjithanshėm shpirtėror e njerėzor. Pėr kėtė arsye lindėn veprat e para pėr jetėn dhe veprėn, pėr njohjen e personalitetit dhe pėr realizimin e misionit tė tij.
Ndėr gjinitė mė kryesore tė shkrimeve e botimeve qė kishin tė bėnin me kėtė, mund tė pėrmenden Siret (veprat qė tregojnė pėr historinė e Pejgamberit a.s.), Historitė Islame, Kisasul-enbija" (rrėfimet kur"anore pėr historinė e tė gjithė pejgamberėve a.s.) dhe mevludet.
Veprat, tė cilat e lavdėrojnė dhe i theksojnė cilėsitė e Muhammedit a.s. filluan tė shkruhen qė kur ai ishte akoma gjallė. Nė letėrsinė islame-arabe si autorė tė parė tė veprave tė kėtilla mund tė pėrmendim: Hasan bin Thabitin (vdiq mė 647), Ka"b bin Zubejrin (v. 645) dhe Abdullah bin Revahan.
Siret (historitė), Shemaili-sherifet (veprat qė pėrshkruajnė dukjen dhe formėn e jashtme tė trupit tė Muhammedit a.s.) dhe Megazet (veprat tė cilat pėrshkruajnė betejat dhe trimėritė e luftėrave qė i ka zhvilluar Muhammedi a.s.) tė shkruara nė formė tė poezisė e tė prozės, nė tė njėjtėn kohė kanė qenė edhe si burim pėr Mevludet.
Doc. Dr. Hasan Aksoy, studiues dhe ligjėrues nė Fakultetin Ilahijat nė Stamboll, nė njė studim pėrmbledhės tė tij pėr mevludet ka nxjerrė kėtė definicion pėr kuptimin e fjalės “mevludâ€
Mevludi nė gjuhėn shqipe
Lindja, jeta, veprimtaria, peersonaliteti dhe kontributi i tij si i Pejgamber i Zotit, ashtu si nė vendet e tjera islame, ka zėnė vendin e duhur edhe nė letėrsinė shqiptare.
Pėrpilimi i mevludeve nė gjuhėn shqipe ka filluar qysh me poetėt dhe shkrimtarėt bejtexhinj, konkretisht me Hasan Zyko Kamberin dhe ka vazhduar deri nė ditėt tona. Nė fillim ato kanė qenė shkruar me alfabetin turko-arab e mė vonė me alfabetin shqip. Kėto mevlude kanė qenė pėrkthime, pėrshtatje dhe origjinale dhe kanė pėrfshirė tė gjitha zonat e Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe diasporėn shqiptare.
Nga gjurmimet, shfrytėzimi i literaturės dhe nga kontaktet me studiuesit e lėndės ėshtė arritur tė grumbullohen, tė analizohen e tė vlerėsohen mevludet e mėposhtme nė gjuhėn shqipe tė botuara nė kohė e vende tė ndryshme:
1. Mevludi i Hasan Zyko Kamberit,
2. Mevludi i Ismail Floqit,
3. Mevludi i Hafiz Ali Ulqinakut,
4. Mevludi i Tahir ef. Popovės,
5. Mevludi Ēam,
6. Mevludi i Hafiz Islam Ēelebiut,
7. Mevludi i Mehmet ef. Salihut,
8. Mevludi i Shefki Hoxhajt,
9. Mevludi i Hafiz Ali Korēės,
10. Mevludi i Hafiz Abdullah Zemblakut,
11. Mevludi i Sheh Ahmet Shkodrės,
12. Mevludi i Hafiz Ibrahim Dalliut,
13. Mevludi i Zejnullah Jasharit,
14. Mevludi i Farudin Osmanit,
15. Mevludi i Idriz Lamajt,
16. Mevludi i Ilmi Veliut,
17. Mevludi i Sheuqet Krajės,
18. Mevludi i Jonuz Metanit,
19. Mevludi i Ferit Vokopolės,
20. Mevludi i Sheh Xhemali Shehut.
Krahas 20 mevludeve tė mėsipėrme nga literatura mėsohet se nė gjuhėn shqipe janė shkruar edhe mevlude tė tjera si:
1. Mevludi i Abdullah Sulejman Konispolit,
2. Mevludi i Haxhi Ēiēkos,
3. Mevludi i Mulla Mehmet Hasanit.
Kėto mevludet e fundit kanė mbetur nė dorėshkrime ose janė cituar nga studiuesit, pa qenė lėndė analize e vlerėsimi.
Nga tė gjitha mevludet pėrjashtim bėjnė tre: ai i Jonuz Metanit kushtuar Pirit*** tė tarikatit Rifaij, Seid Ahmed Rifaiut; Mevludi i Sheh Xhemali Shehut nga Prizreni kushtuar Imam Aliut dhe mevludi i Ferit Vokopolės, kushtuar po ashtu Imam Aliut.
Mevludet nė gjuhėn shqipe kanė pasur pėrhapjen e tyre nė zona tė ndryshme, disa prej tyre janė ribotuar nga disa herė dhe kanė pasur njė shtrirje mė tė gjerė. Ėshtė pėr t"u shėnuar se ka pasur edhe botime me karakter pėrmbledhės tė disa mevludeve nė njė vėllim, siē ka ndodhur me botimin Pesė Mevlude, nė tė cilin janė pėrfshirė mevludet e Hafiz Ali Ulqinakut, Hafiz Ali Korēės, Farudin Osmanit, Hafiz Abdullah Zemblakut dhe Tahir ef. Popovės.8 [8]
Prej çështjeve të ditura në fe me domosdoshmëri dhe në të cilat muslimanët kanë rënë të gjithë dakord është dashuria e Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem. Ta duash ate më shumë sesa prindrit e tu, fëmijët e tu, gruaja jote, më shume se mbarë njerëzimi dhe më shumë sesa veten tënde, sikurse është transmetuar nga Enesi, radija All-llahu anhu, se ka thënë Pejgamberi, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem: "Uall-llahi nuk beson ndokush prej jush derisa te jem tek ai më i dashur sesa prindi i tij, fëmija i tij dhe mbarë njerëzimi" Mutefekun Alejhi. Po ashtu është transmetuar nga Enesi, radija All-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: "Tre gjëra nëse janë tek personi do të gjejë ëmbëlsinë e besimit, të jetë All-llahu dhe i dërguari i Tij më të dashurit tek ai se çdo gjë tjetër vëç tyre…" Mutefekun Alejhi. Po ashtu kur i tha Umeri, radija All-llahu anhu, Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem: Uall-llahi o i dërguari i All-llahut ti je më i dashur tek unë se çdo gjë përveç vetes time, tha Pejgamberi, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem: "Pasha Atë që në dorën e Tij është vetja ime nuk beson askush prej jush derisa të jem më i dashur tek ai se vetja e tij" tha Umeri: Ti tani Uall-llahi je më i dashur tek unë sesa vetja ime, tha i dërguari i All-llahut, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem: "Tani o Umer" Tran, imam El-Buhari dhe imam Ahmed.
-Po ashtu prej çështjeve të njohura tek dijetarët dhe nxënësit e dijes është se All-llahu kësaj dashurie i ka bërë shënja nëpërmjet të cilave njihet i vërteti në këtë dashuri prej gënjeshtarit dhe nuk e ka lënë atë thjesht pretendim që të mund ta pretendoj çdo kush. Ka thënë All-llahu i Madhëruar: {Thuaj nëse e doni All-llahu më pasoni mua tu dojë All-llahu ju dhe tu fali gjynahet e All-llahu është Falës Mëshirues} Ali Imran 31 këtë ajet e kanë quajtur një grup dijetarësh me emrin Ajeti i provimit, sepse ne bazë të ndjekjes së Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, matet edhe dashuria jote ndaj Tij, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, dhe se kush e pretendon atë pa e pasuar Pejgamberin, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, nuk është vetëm gënjeshtar në pretendimin e tij. Për këtë arsye All-llahu i Madhëruar e ka bashkangjitur dëshminë se Muhamedi, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, është rob dhe i dërguar i Tij me dëshminë se nuk ka të adhuruar me meritë përveç All-llahut të vetëm pa i bërë shok.
-Po ashtu duhet ditur se nuk i lejohet askujt që të shpiki në fenë e All-llahut çfarë dëshiron nën emrin e dashurisë së Pejgamberit sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, sepse këtë gjë nuk e dëshiron All-llahu dhe as i dërguari i Tij, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem. Ka thënë i dërguari i All-llahut, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem: "Kush shpik në fenë tonë çka s'është prej saj ajo është e refuzuar" trans imam El-Buhari, prej hadithit te Aishes radija All-llahu anhu, kështu që çdo gjë që s'ka ekzistuar në kohën e Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, dhe as nuk na ka udhëzuar për të i dërguari i All-llahut, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, dhe as nuk e kanë punuar Sahabet ajo gjë është e futur në fenë e Muhamedit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, e urryer tek All-llahu i Madheruar dhe tek besimtarët të cilët nuk dalin nga rruga e Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, ndërsa kush rend mbas asaj pune mundi i tij është i kotë dhë nuk ka për të gjetur vetëm se gjynahin e kësaj pune të urryer tek All-llahu, vetëm nëse është injorant dhe nuk ka dëgjuar asnjëherë rreth këtij bidati, mund të shpëtoj prej gjynahit, ndërsa shpërblim jo edhe pse disa dijetarë kanë thënë nëse është injorant mund të shpërblehet për nijetin nësë e ka patur të sinqertë, porse hadithet e Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, dhe fjalët e sahabeve e refuzojnë një ide të tillë.
Është transmetuar nga Irbad ibën Sarijeh se ka thënë Pejgamberi, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem: "Kush jeton prej jush pas meje do të shohi përçarje të shumta prandaj kapuni fortë pas sunnetit tim dhe sunnetit të hulefave të drejtë të udhëzuar shtrëngojeni atë më dhëmballë dhe ruajuni prej shpikjeve në fe sepse çdo shpikje është humbje" trans imam Ebu Daudi dhe imam Tirmidhiu dhe ka thënë hadith i mirë i saktë, ndërsa El-Kadi Ijad ka shtuar: "Dhe çdo humbje është në zjarrë". Argumentat janë mëse të qarta në këtë çështjë, prandaj është obligim ndaj muslimanëve që të punojnë me atë që u ka ligjëruar All-llahu dhe i dërguari i Tij, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, dhe të mos shtojnë në fë gjë pasi e ka plotësuar All-llahu atë, që të mos e takojë Zotin e tij personi të mërzitur, nuk i ka humbur popujt e më parshëm vetëm se dashuria e pakufizuar me kufijtë e All-llahut, sikurse është transmetuar nga Umeri radijall-llahu anhu se Pejgamberi, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: "Mos e teproni në lëvdimin tim sikurse e tepruan krishterët me të birin e Merjemes. Unë nuk jam vetëm se rob prandaj thoni: rob i All-llahut dhe i dërguari i Tij" trans imam El-Buhari.
...
-Shtrohej në letrën e vëllait që të shkruhet diçka e bukur dhe me vlere rreth Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem. Dhe të shkruash rreth jetës së Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, është nga punët më me vlerë tek All-llahu për arsye të shumta të ditura tek çdo musliman, mjafton të përmend prej tyre se gjithë ky hajr që na ka ardhur prej All-llahut të Madhëruar ndërmjetës ndërmjet nesh dhe Zotit tonë ishte Muhamedi, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, të cilin e zgjodhi All-llahu i Madhëruar nga mbarë njerzimi, por a ka arritur gjëndja deri në këtë pikë sa që të mos na kujtojë ne të dërguarin e All-llahut dhe të mos e kujtojmë atë vetëm se në muaj të caktuar dhe në ditë të caktuara, nuk e përjashtojë ekzistencën e këtyre njerëzve, por nuk është kjo gjëndja e gjithë ymetit dhe falenderimi për këtë i takon All-llahut- me të vërtetë është për të qarë dhe ky është nga argumentat më të qartë që tregon dashurinë që mbajnë këtë persona në zemrat e tyre karshi Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, pa hyrë të kontrollosh tek ta pasimin e rrugës së Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, në të gjitha aspektet e jetës sepse do të shikoshë çudira të cilat të bëjnë të qash dhe s'ke për të parë nga feja e Muhamedit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, vetëm se pak fare, kjo që në kohë të hershme jo vetëm sot. Tek All-llahu e qajmë hallin dhe Atë lusim që ta rregulloje gjëndjen e muslimanëve dhe ti kthejë në rrugën e Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, e në krenarinë e të parëve. Prej gjërave të ditura tek ai që ka sado pak dije është se adhurimi nuk kufizohet apo veçohet me vënd dhe kohë të caktuar përderisa nuk e ka kufizuar apo veçuar atë All-llahu dhe i dërguari i Tij dhe se kush e bën një gjë të tillë ka shpikur në fenë e All-llahut ç'ka nuk është prej saj dhe ajo është e refuzuar, kjo për atë gjë që në origjinën e saj është adhurim, po ajo që është bidat që në origjinë, sikurse mevludi në këto ditë nuk mbetet të thuhet vetëm se ka vendosur mbi të keqen të keqe. Prandaj o muslimanë le ti kthehemi veteve tona të korigjojmë gabimet të drejtohemi drejt All-llahut me zemra të penduara dhe ti kërkojmë All-llahut të na udhëzojë ne rrugën e drejtë të na përqëndrojë në të dhe sidomos në ato çështje ku ka kundërshtime, sepse kjo është rruga e më të dashurit të All-llahut e atij që nuk e ka adhuruar All-llahun më mirë sesa e ka adhuruar ai, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem. Del si detyrë mbi ne muslimanët në veçanti ata që studiojnë në vëndet arabe që të shfrytëzojnë kohën me kërkimin e dijes së Kur'anit dhe Sunnetit në bazë të kuptimit të sahabeve, nxënësve të tyre dhe kush i ka pasuar ata me mirësi dhe nuk arrihet kjo vetem se duke thyer gjunjtë tek dijetarët dhe të largohemi ndaj çdo fanatizmi të urryer ne fe, sepse kjo është feja e All-llahut dhe jo e filanit apo e fistekut prej njerëzve, kushdo qofshin ata, ndërsa ata që nuk janë në vëndet arabe gjithashtu e kanë detyrë të shtojnë dijen në bazë të mundësive që kanë...kështu që çdokush e ka obligim të mos e kalojë kufirin e tij në fenë e All-llahut dhe çdokush të flasi me argument ose të heshti është më mirë për të. Ndërsa ideja që të mos merret kjo ditë (nëse kjo është dita në të cilën ka lindur) si ditë ihtilafi është e saktë porse ja që prej cilësive më të veçanta të bidatit është se i fut muslimanët në përçarje sikurse kanë thëne disa prej selefëvë në fjalën e Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem: "Dhe mos u urreni mes njëri-tjetrit" se ky hadith është argument për ndalimin e bidateve në fë sepse bidati është shkak përçarjeje. Nuk kanë qënë të përçarë muslimanët në kohën e Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, kur vinte ditëlindja e tij, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem, dhe nuk e festonin, as në kohën e tabi'inëve dhe as në kohën e pasuesve të tyre në lidhje me këtë ditë dhe çfarë i kanë bashkangjitur prej adhurimeve. Nëse vërtet dëshirojmë që largohen përçarjet mes nesh duhet të punojmë seriozisht për fshirjen e bidateve prej muslimanëve dhe ti luftojmë ato dhe All-llahu nuk e ndryshon gjëndjen e një populli derisa të ndryshojnë ata gjëndjen e tyre.
Ndërsa mevludi, praktikimi i tij është bidat kush e kryen atë nuk ka shpërblim sikurse është transmetuar në hadithin e Aishes radijall-llahu anhu dhe nuk lejohet praktikimi i tij, sikurse e ka shprehur këtë qartë shumë prej dijetarëve të parë dhe në këtë kohë, por edhe ajo pakicë që e ka lejuar prej dijetarëve kanë kushtezuar që të mos këtë në të gjëra të cilat janë në kundërshtim me fenë, sikurse tejkalimi në lëvdatat dhe vlerën e Pejgamberit, sal-All-llahu alejhi ue sel-lem (si shembulli i Busejrit në Burden e tij e të tjerë përveç tij dhe realiteti është më i miri argument për atë që ka mend), muzika, përzierja mes burrave dhe grave, etj. Dhe argumentat e tyre (edhe pse ne i duam dhe i respektojmë ata si shëmbulli i Sujutit, per dijen e pastër që na kanë transmetaur, nuk përputhemi me ta në gabimet e tyre, e kështu të gjithë dijetarët) janë më të dobta sesa të përmënden.
Ndërsa zanafillën mevludi e ka në vitin 400 h në Egjipt e kanë bërë për herë të parë Fatimijinët të cilët gjykonin Egjiptin në atë kohë dhe nuk ishin vetëm se një sekt prej sekteve më të devijuara të Shijave El-Batinije...
Së fundi lus All-llahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta të na japë sukses në njohjen e të vërtetës, pasimin e saj, përqëndrimin mbi të dhe të na japë sukses për atë që na bën dobi në dynja dhe në ahiret ne dhe të gjithë muslimanëve me të vërtetë Ai është Dëgjuesi, Përgjigjësi i lutjeve.
Falenderimi i takon All-llahut paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi Pejgamberin, sal-All-llahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi ata që i pasuan me të mira.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
selamalejkum,se pari tek Lea,do te deshiroja te di se qfare pretendimi kishte Lea qe e ka paraqitur kete shkrim,dhe nen dy,prej Enesit ke marre nje pergjigje shume te mire.Pres PERGJEGJE pre Lea
Selam alejkum të gjitheve. Islam mos u idhno po te drejtona ty, disa e din se qka është mevludi ndersa disa nuk e dinë edhe une von e kam mar vesh se qka osht mevludi por diqka po me duket se ti po na rrin ne bisht te them keshtu per te kuptuar me leht kritikat e tuaja jan mua po me duken pak si te shpejta ndoshta per gabime mir qe dikush i kontrollon e i gjen gabimet mirepo sa i perket temes se mevludit Lea osht nje vajz e re keshtu qe me siguri ka hy me ndonje web faqe fetare edhe ajo kto dikund e ka gjet mirepo ti nuk duhesh aq shpejt me reagu por spjegoja Leas në nje menyrë me te lehtë qe ajo ta kuptojë se qka osht mevludi Enesi po ja ka spjegu po mevludi mund te spjegojet edhe me tri kater fjalë, ndoshta ajo te kuptojë me lehtë, ajo nuk ka faj sepse mevludi deri dje secila shtepi edhe sot knon mevlud per qfar do raste e pse sot ka dal se mevludi nuk ka baz ne Islam njerezit ende nuk e kan mesuar akoma shkojnë me të vjetren Ma bë hallall Islam ndoshta nuk me je idhnu po mu duk se shpejt ke reagu. Selam
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
selamalejkum we rahmetullah,falenderimi dhe adhurimi i takojne vetem ALLAHUT s.w.t.a,kurse salavatet me te perzemerta robit te tij me te dashur MUHAMMEDIT s.a.w.s,shokeve te tij besnik,familjes se tij te ndershme,dhe te gjithe atyre qe,e percjellin rrugen e tij deri ne diten e kijametit.Bruna,i dashur dhe i respektuar,se pari po te them nje gje une nuk jam prej atyre qe per qfardo hidherohen,qe nje musliman debaton me mua per qeshtje feje,une atij nuk i hidherohem ndoshta do te hidherohesha ne qofte se do me akuzonte pa baze,por ne kete rast une te arsyetoj ty,sepse ti ke menduar qe une e kam sulmuar Lea'n,une Lea'N nuk e kam sulmuar,une te lutem vetem e kam pyetur per pretendimin e saj.Kjo don te thote qe Lea do duhej te deklarohej vete per shkresen e saj te jape qendrimin e saj rreth kesaj dhe vetem atehere ne do mund te dinim arsyen e asaj shkrese.E Dyta Bruna i dashur te lutem me jep argument,per ate qe shkrove se kinse une po rri ne bisht per kritika te shpejta.Ne qofte se pergjegja jote rreth kesaj ka baze une pendohem dhe nuk ka problem i kerkoj hallallin secilit. ME RESPEKT : ISLAMI. es selam alejkum
Islam kur e kam ba une gabimin tim ne pyetjen e din ti ne cilen d.m.th mos ta kishe pare ti sigurisht se ende kish me qene qashtu se asnjeri prej ketyre ketu nuk e kishte kuptuar apo nuk e kishte ditur historine e Ises a.s por fal teje u permirsua jo me koh por mas kohes po mir Allahu te shperbleftë per kete por kur e kam pare pyetjen tende lidhur me gabimin tim ka qene gabimi im katastrof e madhe po qaq e kam ndi veten keq qfar gabimi ne shkrim kisha bo jo se se kam dit historine po ti pak rrept mu ka duk reagimi yt edhe qaq jam frigu mu ka dok se Zoti vetem mu me kish percjell per at gabim edhe jam turperu shum edhe kam than tan kohen vetmeveti qysh une e kam shkru ashtu nuk jam qetesu nje koh te gjat nese ti do te kishe reagu pak ma leht edhe une e kisha pas ma leht sigurisht edhe une me fjalen tonde qe ke than "Si ke mar guxim" a si ishte pyetja jote qaty jam ndier shum keq edhe ne ket rastin e Leas ashtu kur dikush te kritikon e ndien veten shum keq ti ne vend se te na mesosh na nuk mesuam asgje prej teje edhe ne presim prej teje te postosh tema te ndryshme te Islamit po tregohesh qe je fetar i devotshem po une nuk pash nje tem prej teje keshtu po kemi deshir edhe ti te na pyesesh neve diqka apo te tregosh ndonje histori qe ne nuk e dime per at kam than se po rrin ne bisht .ndoshta ma ke bere hallall boma hallall se sme zen gjumi.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
selamalejkum we rahmetullah,falenderimi dhe adhurimi i takojne vetem ALLAHUT s.w.t.a,kurse salavatet me te perzemerta robit te tij me te dashur MUHAMMEDIT s.a.w.s,shokeve te tij besnik,familjes se tij te ndershme,dhe te gjithe atyre qe,e percjellin rrugen e tij deri ne diten e kijametit.Bruna i dashur ajo pyetja ime ndaj teje (ku e merr ti guximin) me te vertete ka qene arrogante nga ana ime, une ty mund te genjej por ALLAHUN xh.sh me te vertet se jo,pra une thash me pare se nuk hidherohem dhe prej anes sime e ke hallallin vella nuk ka problem,edhe une ty ta lypi hallallin.Sa i perket menyres sime te pyetjes une edhe nje here tham une jam anetare i ri ,une e kam pare se ti,e njeh fene sa ka dashte ALLAHU xh.sh dhe per ate ka qene ai reagim i imi ashtu,une edhe nje here ta kerkoj hallallin,kurse sa i perket shkrimit te Lea's me te vertete une kam dashur vetem te di pretendimin e saj,sepse perderi sa Lea nuk deklarohet ne nuk mund te dijme qellimin e saj.Por,edhe nje here them ne qofte se ti thua qe eshte e keqe nga ana ime athere nuk ka problem vella une terhiqem.Sa i perket asaj pyetjes sate se pse une nuk postoj asgje ose vetem pak athere te them keshtu:sa i perket Kur'anit,po dua te them komentimit te tij athere une permbahem sepse une nuk jam dijetar dhe une nuk guxoj ta komentoj sepse bej haram.E dyta ka mjafte tema tjera ku do mund te postoja diqka por jam pak pertac edhe nuk kam shume kohe sepse une jetoj ne Austri dhe jam i zene me pune.Vellezer dhe motra ne qofte se dikush ndihet i nenqmuar nga une ju lutem ma beni hallall do te mundohem te jem me korrekt inshallah
a mue pom pritni aa une jam ne pun per momentin po do te pergjigjrm ska problem
Islam shko te sms privat lexoj sms privat
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
Islam1 e para une jam bazu ne shkriime nnga nje faqe muslimane ,e dyta une perpara skam dit keto shenime fal dhe i falemderoj brunes dhe Enesit me kan shty me shum e me shum zbulime dhe interesim me be keshtu qe bruna mir e ka pas qe jam fillestare ,keto te gjitha zbulime me kan shtu disa qeshtje personale qe shum ama shum pytje ju kam be brunes dhe Enesit si per Mevlud ashtu edhe per Jasin kjo me ka shty diqka qka jam ne kerkim dhe kam intersesim ,e si te kan shenu faqet muslimane apo si te kan shpik kesi sende atejer nuuk eshte faji im se edhe jam bazu ne te vjeterit gjithmon ka qen Mevludi dhe Jasini qe jan perdor ,e qe ndryshon kurani sdi une ,te thash se jam bazu ne faqet e fejes aty edhe shkrun ku e kam cek ne cilin vit keta mevlude ja shkru keshtu qe mbas njerzt qka shtojn ne kuran ne perkthimet e kuranit nuk di une me shum ,jo tash edhe me shum ka me qen ne kerkim te ketyre shkrimeve se tash bash kur ja kam nis kesaj rruge e me ndryshu nuk shkon deri ne fund kam me zbulu,inshalla me kupton e si8 te dini ju me teper diqka per keto gjera me deshir lexoj shkrimet e juaja ,dhe tjetra moss u merakos qe ben kritika nga kritika meson njeriu me shum.
Flm per mirkuptim:Lea
islam1 ju lypet pergjigjen time e muret dhe skeni asgje per te shtu a??