Lauren%20Booth%2036326.png)
Kunata e Toni Blerit pranon fenë Islame
Udhëtimi për në Iran bëri që gazetarja Lauren Booth të bëhet muslimane dhe të vesh hixhabin.
Kunata e Tony Blerit është konvertuar në Islam pas vizitës së saj në Iran, ashtu siç e ka quajtur ‘përvojë të shenjtë’.
Gazetarja dhe spikerja Lauren Booth, 43 vjeçare, motra e Cherie Blair, tani vesh hixhab kurdo që del nga shtëpia, falë 5 kohët e namazit dhe viziton xhaminë lokale kurdo që mundet.
Ajo vendosi të bëhet muslimane para 6 javësh, pasi kishte vizituar xhaminë e Fatima al-Masumeh në qytetin e Kumit.
“Ishte një mbrëmje e së martës dhe unë u pata ulur dhe po ndjeja këtë dozë të morfinës shpirtërore, plotësisht vetëm gëzim dhe hare”, tha ajo në intervistën e sotme.
Kur ajo u kthye në Britani të Madhe, vendosi që të konvertohet menjëherë.
Booth, e cila punon për Tv Press, një kanal iranian i lajmeve në gjuhën angleze, ka ndalur së ngrëni mish derri dhe tani lexon Kuran për çdo ditë.
Booth ka vendosur të mos konsumoj edhe alkoolin dhe një gjë të tillë thotë ajo e ka bërë që prej konvertimit.
Para zgjimit të botës së saj shpirtërore në Iran, ajo ka pasur ‘simpati’ për Islamin dhe ka kaluar një kohë të konsiderueshme duke punuar në Palestinë, thotë ajo duke shtuar që shpreson që konvertimi i saj mund ta ndihmoj Blairin të ndryshoj pandehen e tij për Islamin.
Përktheu: Gentian Jetishi
Burimi: http://www.guardian.co.uk
