Ndër 10 vjeçarët e fundit shumë dijetarë muslimanë janë ballafaquar me shkencëtarë perendimorë të fushave të ndryshme për t"u treguar se për zbulimet e tyre të arritura edhe me mjete shumë të sofistikuara të kohës, Kur"ani ka folur hapur apo në mënyrë indirekte, para më shumë se 1400 vjetësh.
Kemi parë në videokasetën e transmetuar edhe në TV tona, kur dijetari Z. Ez Zendan zhvillon debate me disa shkencëtarë të njohur të universiteteve prestigjoze amerikane, gjermane, japoneze etj. dhe më në fund këta, përballë fakteve, pranojnë se Kur"ani s"mund të jetë vepër e njeriut; Ai, Kur"ani është shpallje nga Zoti.
S"ka rrugëdalje tjetër për njerëzimin veçse të pranojë atë që pranuan ata shkencëtarë. Vërtet Allahu i madhëruar i shpalli Muhammedit a.s. Kur"anin me dijen e Tij dhe i premtoi njerëzimit se gjatë zhvillimit të tij, do të vertetohet se Kur"ani është libër i Zotit. Ja si thuhet në Kur"an:
“ E ju gjithsesi, më vonë do ta kuptoni vertetësinë e Kur"anitâ€
IU PERSHENDES PER KETE TEM T EBUKU
ALLAHU JU SHPERBLEFT