Kape të sotmen, e nesërmja nuk është e jotja
Pasi mora vesh për vdekjen e një miku musliman, fillova të mendoj se sa e shkurtë dhe e shpejtë është jeta, dhe se unë jam larg tij vetëm sa të mbyll dhe të hap sytë.
Vdekja është një realitet nga i cili askush nuk mund të ikë. Ajo afrohet çdo ditë e më afër, çdo orë, çdo minutë. E pyeta veten, nëse do të vdisja sot, a do të isha ajo që i kam bërë të gjitha veprat për të siguruar rizanë (Kënaqësinë) e Allahut, dhe për t"iu shmangur Zemërimit të Tij? Për fat të keq, për mua përgjigja ishte JOOO.
Sërish e pyes veten, çfarë vepre të mirë kam bërë që do të jetë e dobishme për shpirtin tim? Dhe sërish, përgjigja ishte negative – shumë pak. Koha, siç e shofim, po kalon shumë shpejt. Më duket sikur dje filluam “Vitin e riâ€