Ish-këshilltari i Frenk Riberisë ka komentuar jetën që bën francezi dhe se si ndikon ajo në formën e tij në fushën e lojës.
"Kur e takova për herë të parë, e kuptova menjëherë që ai kishte diçka shumë ndryshe nga futbollistët e tjerë. Të paktën nuk dukej nga ata lojtarë që shfrytëzojnë famën e tyre dhe shijojnë lukset që të dhuron ajo", rrëfen 40-vjeçari Bruno Heidersheid, i cili ka bashkëpunuar me Frenkun për një periudhë kohe dyvjeçare, nga viti 2005 deri më 2007. "Riberi është ai lojtar që nxjerr duart dhe lutet në fillim të takimit. Ai merr një ndjesi ndryshe dhe fokusohet plotësisht në fushën e blertë. Riberi e dashuron futbollin dhe e konsideron atë dhuratë nga Zoti.
Ndërkohë që besimi është gjëja më kryesore jo vetëm në jetën e tij, por edhe në familje. Arsyeja e përkushtimit total në fenë myslimane për të është pikërisht bashkëshortja, Uahiba, me të cilën është njohur që në shkollë", - thotë ai. Emri - Frenk ka një emër pagëzimi e të ndërruar pikërisht për shkak të besimit të tij, duke u kthyer kështu në fenë myslimane.
"Frenk e ka ndryshuar emrin dhe tashmë quhet Bilal. Ndonëse në dokumente, ai vazhdon të quhet Frenk. Riberi është tejet i përkushtuar pas fesë dhe kur e thërrasin me emrin Bilal ndihet me të vërtetë mirë", shprehet Bruno Heidersheid.
Edhe emrat e fëmijëve të tij janë emra myslimanë. Fëmija i tij i madh, që është tre vjeç, quhet Hizija, ndërsa fëmija tjetër quhet Shahinez dhe është vetëm një vjeç.
Jeta e natës - "Frenk nuk e frekuenton aspak jetën e natës. Ai dhe bashkëshortja e tij pëlqejnë të qëndrojnë në shtëpi e të mos shkojnë në vende që preferohen nga pjesa tjetër e ekipit të Bajernit.
Megjithëse ftesat nuk u mungojnë, ata nuk e preferojnë një mënyrë të tillë jetese. Për më tepër, kjo e favorizon Frenkun që të jetë në sikron me ditën që duhet të ndjekë, pasi e lejon atë që të ruajë një formë të mirë fizike. Me këtë nuk dua të them se është e domosdoshme të jetë një besimtar aq i përkushtuar, por jeta që bën Riberi është me të vërtetë për t'u admiruar, të paktën për një futbollist.
Ai është i përpiktë me dietën që i lejohet, është i lumtur në familje dhe i përkushtuar në stërvitje. Riberi bën një jetë sipas rregullave të fesë, por që i dhurojnë shumë gjëra pozitive", - ka thënë ish-këshilltari i lojtarit, Hedersheid.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous