Benachrichtigungen
Alles löschen

Islami dhe njeriu

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
193 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#879]

Allahu më këtë fe ka nderuar njeriun me një nderim të lartë, nderim që di të bëjë vetëm i Lartësuari Allah s.t.

Islami është feja-ligjshmëria e Allahut s.t. e zbritur për tërë njerëzimin, ligjshmëri të cilat vlejnë për gjithësinë dhe gjitha botërat. Eshtë i vetmi sistem që garanton stabilitet në gjithësi sepse është prej vetë Krijuesit të saj. Eshtë sistem që sjell stabilitet dhe kënaqësi shpirtërore për njeriun. Sjell harmoni në familje dhe shoqëri dhe është sitemi i vetëm që garanton paqen dhe stabilitetin universal për tërë njerëzimin. Allahu më këtë fe ka nderuar njeriun me një nderim të lartë, nderim që di të bëjë vetëm i Lartësuari Allah s.t. Allahu njeriun e nderoj me trajtimin që i bëri krijesës së tij. Islami i dha njerëzimit lirinë e vërtet, mendjen ja ndriqoj, të vërteten ja mësoj dhe ndër të gjitha krijesat njeriun Allahu e lartësoj. Ky nderim dhe fisnikërim është shumë i madh, duhet sqaruar dhe drejtë kuptuar e jo ashtu siq pseudoteorit po e proklamojn se islami njeriun e robëroj dhe e primitivizoj.

Islami për krijimin e njeriut
Mënyra se si islami e trajton krijimin e njeriut, e kjo duke qenë fakt i pakontestueshëm, është mrekulli dhe nderim i lartë. Islami është kundër teorive që janë të kota dhe që thërrasin në nënqmimin e njeriut dhe trillojn lloj-lloj idesh mbi mënyren e krijimit të njeriut. Ideja më e përhapur dhe më nënçmuese për njeriun ka qenë ideja famëkeqe dhe tejet nënçmuese e cila njeriun e trajton si krijesë e cila ka evoluar dhe shëndërruar nga majmuni në njeri. Kjo teori është pjellë e lojës së imagjinatës cioniste të cilët besojnë sipas thënieve të Talmudit se të gjithë njerëzimi kanë formën e majmunit përveq hebrejve, por Zoti i ka krijuar të tillë që mos të iritohen hebrejte nga shërbimet që ua bëjnë ata. Kjo teori pas të cilës është emri i Darvinit është teori nënqmuese dhe fyese për njeriun. Fatkeqësisht këtë mendim e kanë pranuar shumë njerëz e më së shumti njerëzit injorantë të Ballkanit. Teori në të cilën fatkeqëishtë shqiptarët ende e ligjërojnë për shkolla e fakulltete. Allahu i rujt mendjet e muslimanëve nga mendimet e kota.
Allahu mënyren se si e përshkruan krijimin e njeriut është kënaqësi të lexohet, nder të kuptohet dhe dituri e vërtet të nxinet. Allahu ka treguar se krijues i njeriut është Allahu, i Gjithëdijshëm e i Lartësuar. Allahu tregon se njeriun Ai s.t e ka krijuar ne formen më të bukur. Allahu s.t në Kuran thotë:Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.(Et-Tin 4). Allahu krijoj njeriun e parë nga balta e dheut, të cilen e kishin mbledh melaiket e Allahut nga të gjitha anët e dheut, pastaj Allahu i dha formen me duart e Tija të nderuara. Allahu gjatë përshkrimit të krimijimit të njeriut cek nderimet dhe fisnikërimet që i janë bërë njeriut. Ndër nderimet dhe fisnikërimet që i janë bëre njeriut janë:
Allahu i dha formën me Duartë e veta- Allahu s.t thotë: Ne u krijuam juve e pastaj ua dhamë formën. (Araf 11-12)
Allahu e frymëzoj me shpirt nga Veta qenia e Tij s.t-Allahu s.t thotë: E kur ta formësoj atë dhe t'ia japë shpirtin atij ( el-Hixhr 29)
Allahu e bëri njeriun zëvëndës të Tij në Tokë- Allahu s.t thotë: Unë do të caktoj përfaqësuesin në Tokë (el-Bekare 30)
Allahu ia mësoj atij atë që nuk e dinte-Allahu s.t thotë: dhe Allahu ia mësoj Ademit emërtimet e të gjitha sendeve(el-Bekare 31)
Allahu e nderoi njeriun duke i urdheruar melaiket ti bëjne sexhde atij-Allahu s.t thotë: E kur ta formësoj atë dhe t'ia jap shpirtin, ju bëni sexhde (el-Hixhr 29) E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të Iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.(El-Bekare 34).
Allahu njeriun e liroj me lirinë e vertetë shpirtërore duke e urdhëruar që vetëm Allahut ti nënshtrohet dhe vetëm Atë ta adhuron-Allahu s.t thotë:Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.(edh-Dharijat 56)
Allahu e nderoi njeriun duke ia pranuar atij pendimin në rast gabimi- Allahu s.t thotë: E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.(el-Bekare 37).
Allahu e nderoi njeriun duke ia zbritur atij udhëzmin dhe udhërrëfimin që të jetoj në kënaqësin e Allahut dhe të fitoj xhenetin e Allahut-thotë Allahu s.t në Kuran: Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen".(el-Bekare 38).
Musa a.s në një bisedë të zhvilluar mes tij dhe Ademit a.s në lartësite hyjnore, ia numëron Ademit a.s këto nderime dhe fisnikërime: Ti, o Adem je babai i njerëzimit, Allahu të ka krijuar ty me dorën e vet, e në ty ka frymëzuar nga Fryma e Tij, i ka urdhëruar engjëjte të bëjnë sexhde dhe ti ka mësuar emërtimet e të gjitha gjërave.
El-Hafidh Ibni Kethiri thotë: Allahu s.t. e ka nderuar Ademin a.s. me katër gjëra: e ka krijuar atë me dorën e vet fisnike, në të ka frymëzuar nga Fryma e Vet, i ka urdhëruar melaiket që ti bëjnë sexhde dhe ia ka mësuar emërtimet e të gjitha gjërave.

Këto nderime që Allahu s.t. ia ka bërë njeriut të parë janë nderime që i takojnë tërë njerëzimit. Allahu e ka nderuar njeriun dhe islami si fe e Allahut na e mëson të vërtetën dhe më të miren për krijimin, nderimin dhe fisnikërimin që Allahu s.t ia ka bërë njeriut. A është më këndëshme e vërteta se e kota, a është më e këndëshme ajo qka Allahu na mëson se si është krijuar njeriu apo ideologjitë injoruese dhe fyese për njeriun?
Allahu në ajetet në vazhdim që do ti sjellim na tregon për krijimin e njeriut-thotë Allahu s.t:30. (Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!" Ata thanë: "A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini!" 31. E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?" 32. (Engjëjt) Thanë: "Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!" 33. (Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë". 34. E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar. 35. E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj). 36. Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim". 37. E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.(el-Bekare)

Islami dhe femra
Islami feja e zbritur nga Kijuesi i njeriut mashkullin dhe femrën i trajton me drejtësi. Të gjita ajetet që thërrasin në obligim, mirësi dhe shpërblim janë ajete që u drejtohen edhe meshkujve edhe femrave. Thotë Allahu në Kuran: Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.(En-Nisa124) Kjo metod është metod e Allahut s.t që ka përdor në Kuran, kur flet për njërin flet edhe për tjetërin, prandaj ndarja se qfarë thotë islami për femrën nuk është e drejtë fare. Për shkak se islami atë qfarë thotë për mashkullin thotë edhe për femrën vetëm në rastet specifike për gjinitë. Megjithatë meqë po shohim se si Islami trajton njeriun dhe është bërë kjo metodë e shprehjes Islami dhe femra po e përdorim edhe ne,por, jo duke e vequar nga mashkulli por duke e trajtuar si më të veqantë dhe më të ndjeshme se mashkulli. Islami thërrët në drejtësi mës gjinive e jo në barazi të panatyrshme. Shumë herë barazia është e padrejtë p.sh nuk është si i dituri si i padituri, nuk është si fëmija si i rrituri ashtu siq nuk është femra dhë mashkulli të njëjtë në natyrshëmrin e tyre ashtu nuk janë edhe detyrat dhe obligimet shoqërore të njëjta. Sigurishtë se kjo qështje po tërheq vëmdendjen në tërë botën se Islami nuk ka trajtim të drejtë ndaj femrës, kjo qështje është bërë aq e diskutuar sa edhe injorantët po kontribojnë që kjo qështje të keqkuptohet dhe keqinterpretohet. Në vazhdim do të shohim trajtimin e femrës nga perspektiva e së kaluarës, e së tashmës dhe e Islamit.
Le t'i hedhim një vështrim të shkurtër gjendjes së gruas në popuj të ndryshëm gjer në lindjen e Islamit (shek. VII e.r.)

Në Hindinë e Vjetër
Sipas të drejtës së Hindisë së Vjetër, gruaja nuk zotëronte të drejtën e martesës, të trashëgimit dhe asnjë të drejtë në fusha të tjera. Duke u nisur nga konsiderata për prirje të këqia, për karakter të dobët dhe moral të shëmtuar, sistemi juridik "Manu" e detyronte gruan të lidhej pas një burri; në fëmijëri pas të atit, në rini pas burrit, me vdekjen e tij pas të birit ose pas një farefisi të burrit. Në Vedat hindiane gruaja përshkruhej si një krijesë më e keqe se cikloni, vdekja, helmi dhe gjarpëri.

Themeluesi i budizmit, Buda, në fillimet e tij nuk e pranonte gruan në fe. Pyetjes së mikut të tij më të afërt, djalit të xhaxhait, Anenda, "si duhet të sillemi ndaj grave", i ishte përgjigjur:

- Nuk duhet t'i shihni aspak!
- Po në qofshim të detyruar t'i shohim?
- Nuk duhet të bisedoni.
- Po në qofshim të detyruar të bisedojmë?
- Atëherë, me to duhet të jeni gjer në fund të kujdesshëm!

Anenda i mbikqyrte gratë. Me këmbënguljen e tij, Buda, pas shumë ngurrimeve, i pat pranuar gratë në fenë e tij, por edhe pat shprehur rrezikshmërinë e madhe të kësaj për bashkësinë budiste. Dhe një radhë i pat thënë kështu Anendës: "Po të mos e kishim pranuar gruan në fe, budizmi do të mbetej i pastër për shumë shekuj. Por, më në fund, gruan e kemi mes tonë e, kështu, nuk pandeh se kjo fe do të mund të jetojë gjatë pas kësaj".

Në Babiloni
Në Ligjet e Hamurabit, të nxjerra nga sundimtari babilonas Hamurabi (2123-2081 p.e.r), që kishin fituar famë, përmbaheshin mjaft nene të favorshme lidhur me të drejtat e familjes. Ndërsa i përmbaheshin në themel monogamisë, këto ligje, në disa raste pranonin edhe mbajtjen e mantenutave si dhe poligaminë. Njëkohësisht vihet në dyshim edhe zbatimi praktik ashtu siç duhet i Ligjeve të Hamurabit në bashkësinë e vet.

Në të drejtën izraelite
Në të drejtën izraelite, burri kishte të drejta absolute mbi familjen. Madje, vajzat çifute në shtëpinë atërore ishin si shërbëtore. I ati mund t'i shiste ato. E drejta e ndarjes i përkiste burrit për kënaqësinë e tij. Veçse vajzat mund të merrnin pjesë nga trashëgimi atëror në se s'gjendej ndonjë trashëgimtar tjetër.

Në Iran( Persi)
Në shtetet Sasani, martesa me motrën ishte e lejueshme. Madje, një gjë e tillë nxitej. Afërsia e gjakut nuk përbënte një veçori me vlerë për respektin ndaj motrës dhe nënës.

Në Romë dhe në Greqinë e Vjetër
Në Romë dhe në Greqinë e Vjetër gruaja nuk zotëronte asnjë të drejtë. Qëllimi kryesor i martesës për mashkullin ishte plotësimi i kënaqësive, zotërimi i fëmijëve, sjellja e një kujdestari dhe shërbëtori për mallin dhe pasurinë e shtëpisë. Në Spartë, gruaja, për të lindur, shtrëngohej të kishte marrëdhënie edhe me persona të tjerë përveç burrit të saj. Sipas Platonit, gruaja na qenkësh "një mall i shkëmbyeshëm që duhet të kalojë nga dora në dorë". Aristoteli thotë: "Gruaja është një mashkull i mbetur për gjysmë qysh në krijim".

Në Kinën e Vjetër
Te kinezët gruaja nuk trajtohej si njeri, madje as emër s'i vihej. Gruaja thirrej me numra: njëshi, dyshi, treshi... Djemtë trajtoheshin të denjë, ndërsa vajzat përmendeshin me fjalën "dosa".

Në Angli
Ndërmjet shek. V-XI, burrat mund t'i shisnin gratë. Popujt pesimistë kristianë, duke i besuar pikëpamjes se gruaja (nëna jonë, Hava) ishte shkaktare e mëkatit të parë, për pasojë, e përgatitjes së fatkeqësisë njerëzore, vazhdimisht e kishin vështruar gruan si "djall". Në Angli, gruaja, e trajtuar si një qenie e fëlliqur, nuk mund të prekte Ungjillin. Ky status vetëm në kohën e sundimit të Henrikut VIII (1509-1547) ishte mundur të hiqej me një vendim të dalë nga parlamenti. Sipas këtij vendimi, gratë mund të lexonin Ungjillin.

Në Arabi
Kur po lindte Islami, në Gadishullin Arabik, gruaja trajtohej pikërisht si mjeti i plotësimit të epsheve të mashkullit. Gruaja ishte e privuar nga rregullimet përkatëse të martesës, krijimit të familjes dhe ndarjes si dhe nga e drejta e trashëgimisë. Gjithashtu, në pikëpamje të vlerave shpirtërore si besimi, liria e ndërgjegjes dhe respekti ndaj vetvetes (izzetu'n-nefs, amour propre), gruaja pranohej shumë poshtë nga burri.

Vajza në familje, nga pikëpamja materiale trajtohej si barrë dhe, nga ana shpirtërore, si shkak turpi dhe poshtërimi. Babai, zotëruesi i të drejtave të pakufizuara në qeverisjen e familjes, nuk shihte ndonjë kufizim ose pengesë për të vrarë vajzën e vet, madje për ta mbuluar në dhe të gjallë.

Femra sot
Femra sot është në shkallë shumë të ulët të trajtimit të drejtë. Ideja e demokratizimit, liberalizmit dhe barazisë gjinore femrën e ka kthyer në një objekt qefi seksual të mashkullit, në një robëresh në punë dhe në një dekorim tërheqës për konsumatorin. Femrën ky sistem e ka zhvesh nga rroba e me këtë e ka zhvesh edhe nga morali, edukata dhe karakteri i saj. Femra është ka shëndërrohet në një robot i cili do ti shërbej mashkullit në punë, në shtëpi dhe në pasion seksual. Ndjenjën e femrës për edukimin e fëmijës ky sistem është ka e mbyt. Edukimi i fëmijëve ka mbet në duar të edukatoreve të kopshteve të fëmijëve, shumë here vetë ato të paedukuara për shkak se nëna-femra e ka mbyt veten dhe ndjenjën e saj për edukimin e fëmijes duke punuar krah për krah me mashkullin në firma, kompani, politikë, biznis, e ku jo, vetëm jo në edukimin e fëmijëve të saj. Sistemi bashkëkohor është duke e thyer natyrshmërin e krijimit të femrës dhe të mashkullit duke i barazuar ata në detyra dhe obligime shoqërore. Ky sistem, femrës nuk ka arrit ti ja ruaj nderin, moralin e karakterin as ne paqe e as në luftë për këtë shih dhunimet gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje, Irak,Afganistan, Qeqeni etj... këta që kanë bërë dhunimin e femrave në këto vende e që vazhdojnë të bëjne në disa prej tyre ende, janë përfaqësues të këtyre ideve për barazi gjinore. I padrejti nuk thërret ne drejtësi ai është i prirur me thirrë në padrejtësi. Ky sitem ka përgadite femrën një objekt dhunimi, për këtë shih shifrat marramendëse në shumë shtete të botës perëndimore ku në ShBA qdo 4 minuta kemi një dhunim. Hiq më mirë nuk janë as vendet e tjera perëndimore. Femra sot shitet se ashtu e ka pjek ky sistem dhe ta ndjen veten krenare pse shitet. Femra shitet duke u zhvesh në sfilata mode, koncerte, reklama, show programe etj. e tërë kjo vetëm që mashkujt ti tërheqin. A thua qka e dallon këtë nga skllavërimi klasik? Femra sot le të mendoj mirë dhe thellë se a është duke u punuar që ajo të trajtohet drejtë apo po punohet që asaj ti jipet rasti më i mirë për tu shitur si një leckë. Sot ka respekt femra e re e bukuroshe, shih qfarë respekti ka gruaja e moshuar dhe e ndershme? Ky është mentaliteti dhe logjika e ngulur në mendjen e njerëzve të sotit. Sistemi juridik bashkëkohor ka përdor një metod mjaftë të padrejtë ndaj gjinive. Fillimisht ky sistem numëron dokumentet juridike që flasin mbi liritë dhe të drejtat e njeriut pastaj ka filluar shumë më vonë që të nxjerrë dokumente mbi të drejtat e gruas thu ti njëher se femra nuk është njeri. Për këtë shih dokumente të rëndëishme juridike mbi liritë dhe të drejtat e njeriut në Angli p.sh që nga viti 1215 me Magna Carta Libertatum krenohet ky sistem se i ka avancuar liritë dhe të drejtat e njeriut ndërkaq dihet nga dokumente historike se deri në shek. e V femrat në Angli janë shitur si skllave. Ky është trajtimi i i femrës sot, asaj po ja shkatërrojnë familjen, ndjenjën për nder dhe karaktër, dashurinë ndaj burrit, butësin ndaj fëmijës, ky është sistemi i dashur prej shumë femrave-viktima të mjera të këtij sistemi.

Islami shpëtoi femrën
Po i kthehem për një moment prapë islamit dhe pozitës së femrës që i dha, po i ceki vetëm disa pika që argumentojnë se islami është zgjidhja e qështjes se mjerë te gruas.
1. Islami i trajton me drejtësi femrën dhe mashkullin, duke pas parasysh natyrshmërin e krijimit.
2. Islami shpërblimin dhe nderimin e bënë njëjtë si për mashkullin ashtu edhe për femrën.
3. Islami femrës ja ruan nderin si në paqe ashtu edhe ne luftë me dispozita shumë të rrepta.
4. Islami zgjon sigurin e femrës nga ç'nderimet morale dhe kërcënimet seksuale.
5. Islami mbjell dashurinë e femrës ndaj mashkullit-burrit, familjes dhe fëmijëve.
6. Islami ka sjell dispozita që femrën islame edhe dukja e jashtme e dallon nga rrugaqet dhe të pandershmet e jo vetëm ndjenja se je e tillë.
7. Islami mashkullin e ka kufizuar dhe ndaluar rreptësishtë që të keqpërdor femrën.
8. Islami i ka dhënë mundësi femrës të bëhet bartëse e idealeve të larta shih: Hadixhen r.a...
9. Islami i ka dhënë rast femrës të jetë bartëse e dijeve të larta shih: Merjemen, Aishen, Hafsan e shumë tjera...
10. Islami femrën e trajton si pjesë e pandashme e njerëzimit.
11. Islami femrën i garanton lumturine e kësaj bote dhe botës së ardhme ashtu si edhe mashkullit.
12. Islami dallon femrat dhe meshkujt vetëm ne devotshmëri e jo në gjini.

Islami trajton njeriun në formën t ij më të bukur, të drejtë, të vërtet dhe fisnike. Islami njeriun e ngriti që nga fillimi i krijimit e ruajti atë gjithmonë me shpallje hyjnore dhe do ta ruaj përherë. Islami është e vetmja zgjidhje që e knaq njeriun dhe e qetëson shpirtin e tij duke i garantuar lumturinë e kësaj bote dhe asaj të përhershme.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 23/10/2008 8:18 p.m.
Teilen: