Falënderimet dhe lavdërimet më të sinqerta i takojnë vetëm Krijuesit, Sunduesit të kësaj gjithësie! Atij i falënderohemi që na dalloi nga të gjitha krijesat tjera, duke na dhuruar mendjen, arsyen, intelektin, e, mbi të gjitha, na krijoi në formën më të përsosur. Paqa e shpëtimi i Tij qofshin për vulën e pejgamberëve – Muhammedin alejhi selam, familjen e tij të ndershme, shokët e tij të dashur dhe mbarë bamirësit besimtarë!
Të nderuar vëllezer besimtarë!
Ejani ta ngrisim besimin duke vepruar punë të mira, në çdo vend dhe ne çdo kohë. Të përkujtojmë, të nderuar të pranishëm, se kjo botë ka edhe fundin e vet, andaj askush nuk do të jetojë në të përgjithmonë. Ne jemi kalimtarë rasti dhe duhet të punojmë që të përgatitemi për destinacionin e fundit e që është bota e amshueshme. Një ditë do të kthehemi tek Krijuesi dhe këtë botë do ta braktisim njëherë e përgjithmonë. Pas neve do t"i lëmë familjet, shokët, pasurinë si dhe çdo gjë tjetër që kemi fituar gjatë qëndrimit tonë në këtë botë.
Allahu i Plotfuqishëm u drejtohet krijesave të Tij, dukë u thënë: “O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja!â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous