Benachrichtigungen
Alles löschen

I vetëm je, këndelle veten!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
124 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1153]

Jeta, ti vdes. Kur ti vdes, ke pyetur: ç"jetë do kesh?

Braktis ata që të braktisin kur ti vdes.

As babë e as nënë, as vëlla e as motër, as grua e as mik, i vetëm në errësirën dhe ngushtësinë e varrit. Asgjë, gjithçka ke lënë pas vetes. Ti more atë që besove dhe veprove. Po s"u binde, vështro një të vdekur; çka mori me vete. Bindja e vepra është shënuar. Dunjanë ka braktisur.

Oj vetvete, kur qortoheshe, ti kundërshtoje; jepeshe pas kënaqësive të një jete, që sot sa shumë e urren; sa shumë që dëshiron të ktheheshe në të, jo t"i shijosh stolitë e saj, por që të bësh atë që s"e bëje; të mbash kokën të përulur ndaj Zotit, që të mori shpirtin, e ti e pavetëdijshme ndaj atij çasti!

Ç"ke që ngreh kokën, je shtangur. Errësirë e plotë. Nuk mund të bësh më asgjë. Mjerim. S"dëgjoje, kur këshilloheshe, bëheshe si e shurdhët, e përqendruar në epshe. Sot je mbuluar me një pëlhurë të bardh, edhe ajo pëlhurë është duke u kalbur. Ti s"more asgjë, gjithçka le pas vetes.

Loto, bërtit, nuk të sheh kush pikën e lotit, e as të dëgjohet britma e pikëllimit. Ishe në gjerësinë e tokës, t"u dhanë të gjitha, toka e shtrirë, qielli i hapur e strehë, shëndeti, uji të shuash etjen, bimët e ushqime të ndryshme; t"u sqaruan argumentet, jeta e bimës dhe vdekja e saj; vyshkja dhe përtëritja, dielli dhe hëna, dita dhe nata, nxehtësia dhe ftohtësia; jeta dhe vdekja, vdekja dhe ringjallja!

Jo më. Mos loto. Mos qaj. Sa mjerim. Çfarë fundi. Të është ngushtuar toka, siç të qe ngushtuar kraharori nga e vërteta; kur të kumtoheshin fjalët e Zotit që të mori shpirtin, ty s"të rrëqethej lëkura, po as kapaku i syve s"të lëvizte; e kur thirreshe të pasoje e të respektoje të dërguarin e Allahut, Muhammedin – salAllahu alejhi ve selem, ti s"dëgjoje, shtireshe si s"kuptoje, të dukeshin fjalësh të pavlera.

Sot, je në varr o shpirt i rënduar, o shpirt i harruar! Oj vetvete, more atë që e kërkoje? Ti Zotin plotësisht s"e besoje, tani u binde! Ti s"ishe e sigurt në të fshehtën, në jetën pas vdekjes, e sot, sytë të shpojnë, çajnë hapësirat, si hekuri gurin!

Oj vetvete! Ende je në tokën e gjerë. Ende ke frymë. Ende jeton. Ende lëvizë. Vështro. Lexo. Dëgjo. Ndrysho. Mjaft më mëkatit. Mjaft më padrejtësisë. Mjaft më papërgjegjësisë. Zgjohu e përmirësohu! Për hir të Zotit që të nderoi, ndero vetveten, jeto i pastër, jeto i gjallë, para se prej vdekjes të rrëmbehesh.

Ti s"do jesh shpirt i rënduar dhe i shqetësuar, nëse zgjohesh, e këndell ndërgjegjen, i thërret mendjes, noton në argumentet e jetës dhe vdekjes, mediton si filloi krijimi, urtësitë e krijesave, bukurinë e krijimtarisë, do të të ndërgjegjësohej shpirti, do zgjoheshe; do gjeje qetësinë shpirtërore, para se të ndërrosh jetë si shpirt i sigurt dhe i qetësuar.

Mos më thuaj se kupton, përderisa e sheh sesi toka ndryshon gjendjen e saj prej një gjendje në tjetrën e ti të mos ndryshosh gjë; mos më thuaj se ke zemër të mirë, përderisa zemra jote sheh madhështinë e krijesave të Zotit, e nuk madhëron Zotin e saj! Mos, mos e mashtro vetveten, por këndelle atë, e shkruaje në letër ndryshimin, përmirësimin. Le ta vërtetojë syri!

Mos të të hutojnë stolitë, kënaqësitë e përkohshme, pasuria e njerëzve, pozita e njerëzve, por ndërgjegjësohu, se, në një çast gjithçka do të shuhet, do të bëhet hi e pluhur! Asgjë.

Kujto, kur të tjerët me pavetëdijen e tyre tentojnë të të shmangin nga rruga e Zotit tënd, kujto Urën e Siratit. Kur këshillohesh prej dikujt, kushdo qoftë, e që të largon nga udhëzimi i drejtë, vetëm përkujto Urën e Siratit, mendo e thuaj: a thua, kjo për të cilën këshillohem, do ma mundësojë kalimin e kësaj ure? Jo, thuaj: Unë jam musliman! Edhe këshilluesi është musliman, por ti je musliman largpamës; mendon për jetën pasvdekjes.

Ke Zot, Atë duhet ta dëgjosh. Ke udhëzimin e të dërguarit të Tij, atë duhet të pasosh. Ti thuaj: feja ime s"e lejon, kur thirresh të veprosh diçka që kundërshton udhëzimin e drejtë. Unë dëgjoj e respektoj Zotin tim, ty të dua, por Zotin, që më krijoi mua dhe ty, e dua më tepër.

Le të tronditet! Le të lëkunden ndjenjat. Le të habiten mendjet. Le të mendojnë siç të dëshirojnë. Le të flasin… Ti përqendrohu në të ardhmen tënde; mendo për të mirën tënde. Ty, në çastin kur të merret shpirti, mos ndonjë do vijë me ty në varr? Jo, e atëherë, të të lenë të qetë, ashtu siç të lenë kur ti vdes!


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 05/12/2008 1:38 a.m.
Teilen: