Heshtja është fitore!
Motra ime e dashur, a të ka dëmtuar ndonjëherë ndonjë fjalë e rëndë që e ke dëgjuar nga fqinja yte… apo shoqja ose nga ndonjëra prej grave…, e ti je munduar që t’ia kthesh me fjalë më të rëndë dhe më të ashpër?
A nuk pajtohesh me mua se më së miri do të ishte të mos ia ktheje dot, por ta lije atë në pakujdes dhe harresë?
Do të më thuash: Mendon të hesht, apo!?… edhe pse kurse Ajo ishte e para që filloi!
A nuk është atëherë heshtja ime dobësi dhe paaftësi që t’ia kthej të njëjtën?
Të them me bindje të plotë: Beso se heshtja yte nuk është paaftësi,… por fuqi maksimale… dhe bindu se me të vërtetë ti je Ajo që ka fituar me heshtjen tënde…. Ja përse:
1. اdo fjalë që e flet njeriu, për te do të llogaritet, dhe do të jetë në dobinë apo dëmin e tij. Për fjalën të cilën ti e dëgjove, zotëriu i saj do të përgjigjet, ngase Ajo do të jetë e regjistruar dhe se All-llahu [subhanehu ve teala] do ta pyet atë në Ditën e Kijametit, e ti në atë ditë do të kesh hak që të kërkosh praj saj, e për kompensim me fjalën e thënë ke mundësi të fitosh nga të mirat e saja, ose të këqiat tuaja t’i hudhen asaj.
Një njeri i tha Ebu Bekër Es-Siddikut [radijall-llahu anhu]: “Vall-llahi, do të fyej me një fjalë të cilën do ta kesh me vete në varr”.
Ebu Bekr Es-Siddiku [radijall-llahu anhu] u përgjigj: “Jo, Ajo do të jetë me ty e assesi me mua.
2. Po qe se fjala që të është thënë, është thënë në prezencën e shumë grave tjera, vërtetohet se ato të gjitha do të jenë me ty, duke e qortuar ate dhe duke u vënë në mbrojtjen tënde.
Aliu [radijall-llahu anhu] thotë: “Butësia yte ndaj të marrit (mendjelehtit)… ty të shton ndihmësit”.
3. Heshtja yte dhe moskthyerja e fjalës, ndoshta do t’i turpëron ata që flasin fjalë dëmtuese, veqanarisht, kur fjalën e dëmtuar e pret me fjalë të mirë, si për shembull, kur thua: All-llahu [subhanehu ve teala] të faltë… etj.
Një njeri e kishte fyer Sha’biun e ky i kishte thënë: “Në qoftë se është e vërtetë Ajo që thua, All-llahu [subhanehu ve teala] më faltë, e nëse jo, atëherë All-llahu [subhanehu ve teala] ty të faltë”.
Omeri [radijall-llahu anhu] thotë: “Kur të dëgjosh diç që të dëmton… ule kokën përderisa të kalojë pranë teje dhe të kalon”.
Jetë të mirë… në dynja.
A mendoni se Heshtja eshte fitore dhe tregoni ndonje rast qe ju ka ndodh te grindeni me ndonje te aferm apo pamar parasysh me ke. Si ia keni kthy ju keni hesht apoo ja keni kthy me fjal te renda e te ashpra...
Pres Mendimin tuaj.