GJUMI, DHUNTI E ALL-LLAHUT
"Dhe gjumin tuaj jua bëmë për pushim".(EnNebe"ë. 9)
Fjala subata, sebtum në gjuhën arabe domethënë shkëputje, vdekje, ndërprerje nga aktivitetet e ditës (jetës), për një kohë të caktuar në mënyrë që qelizat tona trupore të kenë kohe të mjaftueshme për rifreskim.
Nuk ka dyshim se gjumi është njëri nga argumentet më bindëse që dëshmon ekzistimin e Zotit. Për këtë Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik thotë:
"Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën e ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon". (Er Rrum. 23)
Dihet se gjumi është një nevojë e domosdoshme për të gjitha qeniet e gjalla. Nëse ndonjë njeri a krijesë tjetër privohet apo pengohet dhe nuk e lejojnë të fle, ai nuk do të mund të përballojë dot ritmin e pandalshëm të jetës.
Gjumi si fenomen me rëndësi për jetën e njeriut përkufizohet si gjendje e pavetëdijshme e njeriut, nga e cila gjendje mund të zgjohet me ndihmën e ngacmimeve adekuate senzorike apo me anë të ngacmimeve të tjera.
Deri vonë mendohej se gjumi është ndërprerje e aktivitetit të sistemit nervor qendror, mirëpo hulumtimet më të reja tregojnë se gjatë gjumit janë në gjendje aktive një numër gati i njëjtë qelizash nervore (neurone) si kur njeriu është zgjuar.
Fitimi i njohurive lidhur me mënyrën sesi truri kontrollon gjumin dhe zhvillimi i teorive mbi funksionet e gjumit ka qenë një proces shumë i ngadaltë. Shkaku qëndron pjesërisht në atë se nuk është e lehtë të studiohet truri, i cili është duke funksionuar. Mekanizmat që veprojnë janë shumë më të ndërlikuar sesa besonin shkencëtarët në fillim. Ndonëse tashmë e kemi një ide mbi funksionet e gjumit dhe mbi mënyrën e ndikimit të trurit në disa aspekte të gjumit, megjithatë ka shumë boshllëqe në fushën e gjumit, të cilat boshllëqe duhet të plotësohen dhe kompletohen nga hulumtuesit e ardhshëm. Shikuar nga këndvështrimi shkencor, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të deshifrojnë saktësisht fshehtësinë hyjnore të gjumit, por në bazë të shumë eksperimenteve në laboratorët shkencorë, gjumin e kanë ndarë në pesë etapa:
Etapa e parë është etapa e hyrjes graduale në gjumë, e cila përfshin 2- 5% të kohës së gjumit.
Etapa e dytë është etapa e gjumit të lehtë, jo të thellë, dhe përfshin rreth 50% të kohës se gjumit.
Etapa e tretë dhe e katërt janë etapat e gjumit të ngadalshëm, të thellë, të qetë e të zakonshëm. Këto dy etapa të gjumit prehës e qetësues përfshijnë 20% të kohës së gjumit. Etapa e pestë është etapa e gjumit të thellë, e shoqëruar me ëndrra dhe lëvizje ose gjumë të çuditshëm, sepse ai që fle, gjatë etapës së gjumit me ëndrra, edhe pse është në gjumë tejet të thellë, lëvizjet e frymëmarrjes, të gjakut dhe të syve i ka pothuajse si të ishte zgjuar.
Pra, pas tërë hulumtimeve mund të konkludojmë se e njohim fare pak fenomenin e gjumit. Shkaku i kësaj është se gjumi është mister i Allahut të madhërishëm, i cili na rikujton versetin e Kur'anit fisnik:
"Allahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre ( i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në një afat të caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon". (Ez Zumer. 42)
Nga ky verset kuranor kuptojmë se Allahu i gjithëfuqishëm i merr shpirtrat tanë në gjumë, andaj nuk është e mundur të dimë gjithçka për gjumin, sepse shpirti racional transferohet nga trupi ynë në sfera të larta.
Kur njeriun e zë gjumi, atëherë ai transferohet nga një ligj në tjetrin. Derisa është në gjendje të zgjuar, njeriu i nënshtrohet ligjeve të caktuara. Ai i sheh gjërat të materializuara dhe vazhdon jetën duke logjikuar me mendjen e tij mbi gjërat. Mirëpo, gjatë gjumit ne jemi në një botë tjetër, e cila nuk i nënshtrohet mendjes, logjikës apo rregullave të kësaj bote materiale. Realisht, gjatë gjumit, ne dalim plotësisht nga ligjet e botës materiale. Me një fjalë, njeriu në gjumë u nënshtrohet ligjeve të Allahut të plotfuqishëm, i cili i vendosi dhe i përsosi në mënyrë të mrekullueshme për mirëqenien e njeriut, kurse shkenca dhe dituria njerëzore mbetet e kufizuar. Shkenca supozon se koha e angazhimit të trurit të njeriut në ëndërr zgjat afër një orë apo edhe më shumë.
Allahu i madhërishëm, si gjest mëshire për robtë e Tij, deshi t'u tregojë njerëzve se kur ata flenë, Ai i transformon në një botë tjetër në të cilën ne ia dorëzojmë Atij shpirtin tonë, kurse pas zgjuarjes nga gjumi i Madhi Zot na kthen përsëri shpirtin në jetë, kurse atyre që dëshiron ua ndal e nuk ua kthen. Nga kjo shihet qartë se gjatë gjumit në vetë qenien e njeriut ndikojnë shumë faktorë, të cilët i njohim fare pak, kryhen shumë veprime dhe procese të ndërlikuara biokimike, zbatohen shumë ligje e rregulla. Me atë rast, gjatë shtegtimit të tij jetësor, njeriu transferohet.
Në fund mund të konkludojmë se gjumi, si fenomen tejet interesant, duhet kuptuar si mrekulli dhe mëshirë e Allahut të madhërishëm, si pushim i organizmit, e veçanërisht si pushim i sistemit nervor, në mënyrë që të nesërmen të jemi të gatshëm për kreativitet të begatshëm, duke përfituar nga dhuntitë e shumta të Tij, por njëherit duke e falënderuar vazhdimisht, siç na mëson verseti kuranor në vijim:
"Por nga mëshira e Tij, u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij prandaj ti jini mirënjohës!". (El Kasas,73)
S'ka dyshim se ndër argumentet e mëdha të Allahut në këtë Tokë janë dita dhe nata, siç bën aluzion verseti i Kur'anit fisnik:
"Dhe natën jua bëmë mbulesë (si rrobat). Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim". (En Nebe"ë, 10-11).
Pas një dite të kaluar në punë të rëndomta, është e natyrshme që njeriu të lodhet, kështu që trupi dhe mendja e tij kanë nevojë për t'u çlodhur. Nata e ka këtë cilësi, të cilën Allahu i madhërishëm e krahason me mbulesë (libas-petk), ku njeri merr pjesën e merituar të pushimit dhe të freskimit per të vazh-duar punën e tij qysh me agimin e parë të mëngjesit. Kështu, duhet theksuar se njeriu vërtet do ta shijojë ëmbëlsinë e jetës, pushimin e natës dhe gjallërinë e ditës në këtë botë, nëse punon e vepron sipas programit Hyjnor. Rikujtojmë versetin e Kur'anit fisnik:
"Kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër) ". (Ta Ha. 123)
Besimtari i mirë zgjohet nga gjumi para Jindjes së diellit, falënderon Allahun që e ringjalli nga vdekja e vogël (gjumi). Kështu ka vepruar gjithmonë Muhammedi a.s. Ai thoshte:
"Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdekur (në gjumë), dhe vetëm tek Ai është ringjallja". (Transmetojnë Buhariu dhe Trimidhiu. Pastaj, me respekt dhe dashuri, fal namazin e sabahut, duke e lutur Allahun e madhërishëm, që t'i dhurojë begati gjatë asaj dite. Dhe ai vazhdonpunën gjatë ditës, tregtinë. Punon dhe i drejtohet përsëri me lutje Allahut duke falur namazin e drekës. Pas një rishikimi të asaj që ka punuar, vjen koha e ikindisë, që njeriu të falënderojë Allahun e gjithëmëshirshëm, sepse i bëri të mundur të jetojë, të punojë dhe të fitojë hallall edhe një ditë. Dalëngadalë, nata shtrin flatrat e saj mbi Tokë, për t'i zënë vendin ditës. Pas tërë kësaj Allahu i madhërishëm dëshiroi që nata të jetë një mbulesë dhe çlodhje për njeriun:
“Dhe natën jua bëmë mbulesë (për çlodhje), sepse dita që shkoi, ishte gjallëri e punë e vazhdueshme, për të cilën Allahu i madhërishëm thotë: 'Dhe ditën e bëmë për gjallërim.â€