Benachrichtigungen
Alles löschen

GJUHA E KANDARIT QENDRON NË GJUHËN TIME

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
133 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2292]

GJUHA E KANDARIT QENDRON NË GJUHËN TIME

Disa nga paraardhësit kanë thënë; "Dëshmoj për secilin që peshon dhe matë se do të hyjë në zjarr, sepse këtu askush nuk mund të jetë i drejtë, pos atij që Allahu e ka mbrojtur nga padrejtësia".

Disa prej tyre kanë thënë: "Hyra te një i sëmurë i cili ishte në agoninë e vdekjes dhe fillova t'ia përkujtoj shehadetin, por gjuha e tij nuk e thonte. Më tha: O vëllai im, gjuha e kandarit është në gjuhën time, më pengon ta them shehadetin. I thashë: Pashë Allahun, a ke matur mangu në peshojë? Më tha: Jo Vallahi, por asnjëherë nuk jam ndalur ta provojë saktësinë e kandarit!".

Kjo është gjendja e atij që nuk kujdeset për saktësinë e kandarit, e si është pra gjendja e atij që matë mangu. Të vërtetën e ka thënë Allahu i Lartësuar kur thotë:

"Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë, e kur u matin të tjerëve ose u peshojnë,lënë mangu. A nuk e dinë të tillët se kanë për t'u ringjallur? Në një ditë të madhe, Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalëpara Zotit të botëve" (El-Mutafifin: 1-6).

Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: "Në Vejl (luginë në Xhehenem) mosbesimtari do të bijë teposhtë katërdhjet vite para se ta arrijë fundin e tij".

Një paraardhës ka thënë: "Mjerë për ate që e shet Xhenetin gjërësia e të cilit është sikur qiejt dhe Toka për një kokër që është e mangut dhe mjer kush e blenë Vejlin për një kokërr që e merr tepër".

Paraardhësit e parë të mirë e kanë konsideruar besueshmërinë në blerje dhe shitje njërën nga ibadetet më të mira. El-Fudajl ka shikuar në biriix e tij, e ai kishte zakon të lajë mallin para se ta peshojë (për të mos iu rritur pesha blerësit) dhe i tha: "Kjo që po e bën është më e mirë se të kryesh dy herë haxh dhe njëzet herë umre".

Kjo është kështu, sepse feja është marrëdhënie korrekte ndaj njerëzve.


 
Veröffentlicht : 26/03/2009 12:57 p.m.
Teilen: