Benachrichtigungen
Alles löschen

Fillimi i Vitit të Ri

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
118 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#1464]

Fillimi i Vitit të Ri

Falënderimi i qoftë Allahut, Krijues i çdo sendi, i Cili i përsosi begatitë mbi ne dhe Ai është i falënderuari. S"ka udhëzues për atë që Ai e ka devijuar dhe s"ka devijues për atë që Ai e ka udhëzuar dhe Ai bën çka të dëshirojë.
Nuk ka kush që meriton të adhurohet përveç Tij dhe Ai nuk ka shok, kjo është dëshmia me të cilën shpëtojmë nga një dënim i madh.
Dëshmoj se Pejgamberi ynë është rob dhe i Dërguar i Tij, Pejgamberi dhe robi më i mirë tek Ai.
Paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi familjen e tij dhe shokët e tij, robërit më të mirë të Allahut, dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditë e premtuar. Kini frikë Allahun o robërit e Tij, me një frikë të sinqertë, ngase ai i cili kapet për litarin e Tij, do ta udhëzojë atë dhe do ta ndihmojë.

O musliman!

Nata dhe dita afrojnë çdo largësi dhe vijnë me çdo gjë që është premtuar, ndërsa besimtari është mes dy frikash: për jetën të cilën e ka kaluar, sepse nuk e di se çfarë do të bëjë Allahu, dhe për jetën e cila i ka mbetur, sepse nuk e di se çfarë ka caktuar Allahu për të.

-Me fillimin e vitit hap faqet e bardha e të pastra të punëve të tua, se njeriu nuk e di se çfarë do të shkruajë në këto faqe. Njëherazi ai shkon drejt fundit të jetës dhe nuk e di edhe sa i ka mbetur për të jetuar.

-Gjatë fazave të jetës dhe rrotullimit të ditëve i mençuri llogarit veten e tij; kush e gjen veten mëkatar, e sheh mëkatin si një uragan i drejtuar nga ai dhe i kërkon falje Zotit të tij dhe i kuron veprat e tij. E nëse e gjen veten e tij prej vepërmirëve, le t"i shtojë ato. Do të vazhdojë robi të jetë i udhëzuar derisa në brendësinë e tij ka një që ia tërheq vërejtjen, që e nxit të vetllogaritet.

- Thotë Hasen el Basri: “Llogarinë më të lehtë Ditën e Kiametit do ta kenë ata që e kanë llogaritur veten e tyre. Nëse shohin se kanë bërë vepër për hir të Allahut, e kalojnë atë e nëse është vepra kundër vetes së tyre, e kurojnë atë. Ndërsa llogaria do të rëndohet për ata të cilët i kaluan veprat e tyre sipërfaqësisht pa e llogaritur veten e tyre. Do t"i gjejnë tek Allahu, i Cili do t"ua tregojë regjistrin, i cili do të jetë kundër tyre.

Përbërja e jetës është vetëm se vite dhe vitet vetëm se ditë dhe ditët vetëm se frymëmarrje. Krahasohet jeta me frymëmarrje nga fakti se aktveprimi është tejet i shpejtë.

Fatkeqësitë në këtë botë janë të ndryshme. Gdhin shëndosh e mirë me shëndet, pastaj ngrys nën dhe. Thotë Pejgamberi alejhi selam: “Shembulli i kësaj bote me botën tjetër është si dikush prej jush i cili fut gishtin e tij në lumë dhe e nxjerr. Shih sa ujë ka marrë prej tij.â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 15/01/2009 1:37 p.m.
Teilen: