Vëllezër të nderuar!
Në këto ditë jemi duke vërejtur lëvizje dhe përgaditje të papara më herët!
Njerëzit me vetëdije dhe pavetëdije përgaditen për të festuar vitin e ri.
Vallë ata e dinë çfarë feste është viti i ri?!
Ose edhe pse e dinë nga dobësia e besimit, ata nuk përfillin rregullat islame në këtë drejtim dhe janë dhënë pas epsheve të tyre.
Unë e di se shumë herë njerëzit këto raste i festojnë vetëm për tu argëtuar, mirëpo në Islam ashtu siç janë të rregulluara veprat serioze janë të rregulluara edhe lozja dhe argëtimi.
Andaj muslimanët duhet tu përmbahen këtyre rregullave nëse dëshirojnë fitoren në këtë botë dhe lumturinë në ahiret.
Festat janë pjesë e pandarë e besimit
Festimi i natës së vitit të ri ndërlidhet ngusht me lindjen e Isaut [alejhis-selam] sipas të krishterëve.
Sipas katolikëve kjo ditë është me 25 dhjetor, kurse sipas orthodoksëve është me 6 janar. Edhe ata kanë të caktuara rituale të veçanta për festimin e kësaj nate. Këtë natë ata e kalojnë nëpër kisha duke u lutur me lutje të posaçme.
Festimi i parë i kësaj dite ka ndodhur në vitin 336 pas lindjes se Isaut [alejhis-selam].
Pasiqë kjo festë në origjinë edhe ashtu trajtohet deri më sot është festë fetare dhe krishtere, ne si musliman duhet të dallohemi prej tyre dhe duhet që mos tu përgjajmë dhe mos ti imitojmë ata.
Ndalohet përgjajësimi dhe imitimi i tyre
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na e ka tërhjekur vërejtjen nga imitimi i tyre duke thënë:
((لتتبعنَّ سنن من كان قبلكم شبراً شبراً وذراعاً ذراعاً حتى لو دخلوا جحر ضب تبعتموهم))، قلنا: يا رسول الله اليهود والنصارى؟ قال: ((فمن؟!))
“Do të pasoni adetet e atyreve që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, llërë pas llëre, saqë po të hynin ata në vrimë të hardhucës, do ti pasonitâ€