Benachrichtigungen
Alles löschen

E vërteta e ka vetëm një fytyrë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
105 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1136]

Sëmundja e shtriu, e uli dhe e qetësoi. E kafshoi me dhëmballë dhe e grabiti me thonjtë e saja. Fytyra e tij u zverdh nën presion të sëmundjes. Ngjyra e zezë ia kaploi rreth e rrotull sytë. Iu zgjat qafa, iu shfaqë forma e trupit të tij të hollë, edhe flokët e tij të thinjura iu larguan nga ndikimi i preparateve të ndryshme kimike…

Për fat të keq…a nuk ke shpresa për shpëtim!!

Asesi, asesi doktor! E tha me zë të thyer, të ulur dhe të mërzitur.

Shpresa është në All-llahun, Një…Ai është i mundshëm për çdo gjë.

All-llahu… Madhëria e fjalës e zgjoi në moment nga dehja. All-llahu…filloi ta përsërisë me një gjallëri të madhe…

Tani…e pa diellin e shndritshëm në kupën e qiellit…

U ngrit fuqimshëm, e kaploi një dridhje që nuk mundi ta zotërojë…filoi të bëlbëzon:

- Çka do t"i them Atij?

- Me çfar përgjigje do të dal para Tij?

Shumë u djersua, duke i përkujtuar ato netë të errëta dhe thirrjet djallëzore që i përphapte në tregimet dhe romanet e tija. Modernizmin e supozuar, për të cilin luftoi dhe e mori përsipër përhapjen e tij…

Çka mbeti prej saj tani?

Çka do t"i bëjë dobi sot?

Pasuria…epshi…shkëlqimi…të gjitha këto do të shkojnë..do të udhëton në ahiret…i vetmuar, larg çdo kujt, përveç veprave të veta, përveç letrave të tija të zeza.

U ndal duke menduar dhe i lëvizi buzët me keqardhje, e sërish ia filloi të flet me vetveten:

- Vdekja…varri… xhenneti… zjari…, terme që janë duke ardhur dhe që nuk pranojnë kapërcim të tyre.

Filloi të ecë me hapa të rënduara, u fut në një vend të ngushtë dhe filloi, duke e mbledhur vehten, plot keqardhje, të vajton shumë e shumë.

Të nesërmen dhoma intenzive përballej me një lëvizje të çuditshme dhe mërzi të dhimbshme, e cila i kishte kapluar të gjith.

Vdiq letrari i madh pas një lufte të gjatë me sëmundjen. Ata të preokupuar me te nuk e vërejtën një letër të vogël të lënë nën jastëk, askush nuk i dha rëndësi. Këtë letër e kishte shkruar mbrëmë.

Aty shkruante: pendim dhe kërkim falje prej Zotit Fuqiplotë.


 
Veröffentlicht : 02/12/2008 11:22 p.m.
Teilen: