JETA:
-O njeri gabimtar këtu je tranxit në detin tim valë valë merri veprat e mira si barkë.
NJERIU:
-Shumë herë kam dëgjuar këtë këshillë të urtë. Por shumë herë jam mashtruar në detin tënd rrëmujë.
JETA:
-As se ke degjuar porosinë e artë?
"Qdo bir i Ademit është gabimtarë"
Ka shpëtuar ai që aspak nuk hezitohet dhe me përdëllim pendohet.
NJERIU:
-Mirë oj dhunti e madhe.Si t'ia dalim këtyre dallgëve?
JETA:
-Mos u bë si ai në bark të peshkut i padurim. Se Krijuesi im dhe i yti të ofron shpëtim.
NJERIU:
-Pse je kështu dallgë dallgë pa ndalur.Zemra si kripa në zjarr don për të plasur?
JETA:
-I pyeturi nuk din më shumë se pyetësi.
kështu iu përgjigj i Ndrituri:A nuk e ke dëgjuar dialogun e të Ndriturit a.s me Xhibrilin. Kur u shtrua pyetja për Ditën e fundit?
NJERIU:
-Më fal. Njeri kureshtar edhe unë jam! Atehere kush i menquri sipas syrit tën?
JETA:
-Ai njeri që nuk e "ndien vehten rehat në shtratin tim dhe në vehte mban barkën për kthim"
NJERIU:
-Si nuk po kuptoj?. Pra mos të mundohemi neve për këtë botë?
JETA:
-A! Jo. Nuk pata aty qëllim.A se ke dëgjuar udhëtarin e Ndritur a.s
"Mundohu për këtë botë sikur gjithëmon të jesh në të, dhe sikur nese ke me lan mendo-vepro.
NJERIU:
-Mirë oj e bekuar mos qofsh e mallkuar.
JETA:
Bekimet mbi ty shpirt dlir,perkujtoje vehten o shpirt muhaxhir.
NJERIU:
-Pa më thuaj oj e dëlir cilët janë të humburit?
JETA:
-Ah! Pyetje e lehtë me u pergjigj, por e vështirë për njerëzit që se dinë.
Të humburit janë injorantët të zinj veprojnë keq mendojnë se janë të mirë.
Veprat e tyre para njerëzve i hijeshojnë.Para Krijuesit të tyre të zezë s'lënë pa bërë.Janë arrogantë ndaj njerëzve,prindërve dhe musafirëve.
Të paturpshëm genjeshtarë të vrazhdë ndaj fqinjëve.
Mëkatojnë edhe haptazi dhe krenohen, nuk dinë të shkretit se të gjallë prangohen.
Të mjerët të mjerët sa të sigurtë rrinë në shtratin tim që rrept i përpinë.
Ah! sikur t'ia dinë të sjkretët mendjemëdhenj se unë jam barku i tyre plot zjarr e helm.
NJERIU:
-Pa më thuaj oj e dëlirë cilët janë njerëzit e mirë?
JETA:
---O njeri kurreshtarë folëm shkurtazi më lartë shihe si pasqyrë Kur'anin famëlartë.
Dhe jetën e njeriut të Ndritur Muhammedit të lavderuar e cili me veprat e tij ndërtoi anije te artë.
----S'di të them tjeter as ti thurri mir fjalët nga se kam dyshim mos po e perziej radhën.Por pa të thene atë që e ndiej le ta pyet veten qdo njeri, se jam i vetëdieshëm për MISIONIN tim dhe njohur-respektueshëm ndaj Krijuesit.
---Sa jam i drejt-mëshirshëm ndaj prindërve të mi dhe i dashur për musafirët shoqëri e fqinjësi, se jam besnik ndaj amanetit dhe i vyrtytshëm ndaj bereqetit.
---Sa jam i kujdesshëm ndaj kohës dhe rinisë dhe i përpikët në adhurim ndaj Krijuesit.
---Sa jam vigjilent ndaj obligimeve në këtë botë, e ato janë të shumta lapsi se thotë.
--- Sa jam i angazhuar në dituri e adhurim dhe i gatshëm në skrificën e flijim.
---Sa jam bujar ndaj të sëmurit të ngratit dhe i zgjuar natën në adhurim të All-llahut.
---Sa jam i moralshëm dhe i sinqertë haptazi e në fshehtësi në liri e pretekst.
---Sa jam i dhimbshëm ndaj të sprovuarit dhe i shoqërueshëm ndaj të persekutuarit.
---Sa jam i ditur dhe sa perpjekimpër dijeni si sillem me dijetarin dhe nxenesit e tij.
---Sa jam perkujtues ndaj ahiretit dhe i pajtueshëm ndaj kaderit.
---Sa kam dert dinë e iman pyete vehten qdo ditë e qdo natë.
---O njeri të thash me urtësi së paku këto pyetje shkroja veti/
---Po të matësh vehten në kandar para se të vihesh në mizan per tu mat.
---Vepro kështu si Furkani qdo natë peshohu para se të jepet vlera ne masë.
NJERIU:
-Të bekoft Zoti oj e dëlirë, por tërë kjo është e vështirë?
JETA:
-I bekuar qofsh o shpirt dëlirë.Për Zotin tim dhe tëndin nuk ka të vështirë.
NJERIU:
-Q'të bëjë të më lehtësohet jeta ima pasi brenda teje jan dallgë stuhije?
JETA:
-Quditem me juve o njerëz fisnik e shihni trazimin tim dhe kërkoni shpëtim.
-Jo për Atë që krijoi të tillë në shtratin tim nuk ka rehati
Ka shpëtuar me mua vetëm i marri. Eh! sa vigjilent duhet të jetë besimtari.
Pasha Madhërinë e Atij që më ka përsosur sfidat dhe belatë për ju nuk kanë të sosur.
Deri sa të kaloni ne bregun matanë, atëherë vendoset vetja juaj në mizan.
Lum ai që ka menduar për atje dhe i bie ndermend sot e se len per neser.
A se ke dëgjuar t'i lumin Llukman kur me nostalgji e këshillon djalin:
O biri im i mjerë :
Kjo botë është një det i thellë
Imani le të jetë në të Brkë
Timoni yt frika në Allah
Lopatat e barkës pa u ndryshkur
Të jenë lule shprese e pa u vyeshkur.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€