Benachrichtigungen
Alles löschen

Dehja nga dashuria e kësaj bote

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
132 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4153]

Dehja nga dashuria e kësaj bote

Dashuria ndaj kësaj bote dhe udhëheqësisë është shkak kryesor i mbushjes së Xhehenemit.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

Çdo mëkat në këtë botë e ka zanafillën në dashurinë e kësaj bote, mos e harro mëkatin e prindërve të njerëzimit, shkaku ishte ngase donin të mbesin të përgjithmonshëm në këtë botë. Mos e harro mëkatin e shejtanit (iblisit), shkak ishte dashuria për udhëheqësi, dashuria e cila është edhe më e keqe se dashuria e kësaj bote, për shkak të kësaj bëri kufër Firauni, Hamani dhe ushtarët e tyre, Ebu Xhehli, populli i tij dhe çifutët.

Dashuria ndaj kësaj bote dhe udhëheqësisë është shkak kryesor i mbushjes së Xhehenemit. Kurse asketizmi në këtë botë dhe nga udhheqësia është shkak i mbushjes së Xhennetit.

Dehja dhe dashuria e kësaj bote është më e rrezikshme se dehja nga pirja e alkoolit, ngase i dehuri nga dashuria e kësaj bote nuk kthjellet vetëm se pasi të futet në errësirën e varrit, po të griset perdja e kësaj në këtë botë do te kuptojmë realitetin se ka qenë i dehur në dashurinë e kësaj bote.


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 09/10/2009 5:39 p.m.
Teilen: