Benachrichtigungen
Alles löschen

Burimet e shpresës

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
134 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3078]

Burimet e shpresës

Umeti islam ka një të kaluar dhe histori përplot me burim shprese, i cili nuk thahet dhe nuk ndalet dhe çdo herë që njerëzit pijnë nga ky burim ata mbushen me shpresë, nur, bindje dhe besim në All-llahun.

Prej burimeve më të mëdha nga të cilat pinë dijetarët, përmirësuesit dhe liderët e umetit janë këto:

Një: Besimi në Caktimin (Kada dhe Kader) e All-llahut.

All-llahu, subhanehu ve teala, i ka krijuar krijesat dhe ua ka regjistruar përcaktimet, në Dorë të Tij është Pushteti, i Udhëheq gjërat, askush nuk mund ta kundërshton vendimin e Tij, askush nuk mund ta refuzon gjykimin e Tij, Ai çdo gjë ka kapluar me dijen e Tij.

"Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi - Mahfudh)".

"Për ta ditur se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai e ka përfshi atë tek ata, Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston.

"...E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, ...". (El-Bekare: 253).

Ky besim tek shokët e Muhammedit, alejhisselam, shpërtheu shpresa të mëdha, për arritjen e të cilave vepruan dhe në këtë rrugë asgjë nuk mundej ti ndalte, as pengesë, as iluzion, e as kërcënim. Ata me këtë besim e ndryshuan botën dhe e dominuan atë dhe u bënë për ata që erdhën pas tyre burim i inspirimit, krenarisë dhe shpresës.

Dy: E vërteta e jetës.

All-llahu, azze ve xhel-le, dynjanë e ka bërë një etapë pas së cilës vjen një etapë tjetër. Kjo dynja nuk është fundi i udhëtimit tonë, as vend i krahasimit të fitimit dhe humbjes, nuk është mejdani i fundit, por është stacioni i provimit dhe punës, kurse fundi i këtyre veprave është Dita e Kiametit dhe llogari i këtyre veprave, pas të cilave vjen xheneti apo xhehenemi.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

"Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues". (El-Hadid: 20).

Besimtari ndryshe e shikon jetën dhe i vlerëson ndodhitë e saja për dallim nga qafiri i cili aspak nuk e llogaritë Ditën e Ahiretin gjatë veprave të veta.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

"Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kiametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do". (El-Bekare: 212).


 
Veröffentlicht : 14/06/2009 11:41 a.m.
Teilen: