Benachrichtigungen
Alles löschen

Bisedë me lotin tim

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
111 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1121]

Bisedë me lotin tim

Qava një ditë, për shkak të gjynaheve të shumta dhe të paktave vepra të mira e nga syri më rrodhi loti.

Loti më tha: ç'ke o rob i Allahut?

I thashë: çka të nxori ty?

Tha: zjarrmia e zemrës tënde.

I thashë: zjarrmia e zemrës time? po çfarë e zjarrmoi zemrën time?

Tha: gjynahet dhe mëkatet.

I thashë: a ndikojnë gjynahet në zjarrmimin e zemrës?

Tha: Po, a nuk thoshte shpesh Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, gjatë lutjeve të tija:

"Allahu im! Më lajë nga gabimet e mia me ujë, borë dhe breshër".

Për këtë arsye, sa herë që njeriu bën gjynah, zemra i ndizet flakë, kurse zjarri shuhet me ujë dhe me akull.

I thashë: Ashtu është, pasha Allahun, ashtu është... Unë ndiej stres dhe ngushticë dhe mendoj se më vjen nga djegia e zemrës për shkak të gjynaheve të shumta.

Tha: Po...sepse mëkatet lënë mbresa të këqija te njeriu, andaj pendohu te Allahu, o njeri...

I thashë: Dua të të bëj një pyetje...

Tha: Urdhëro...

I thashë: Unë jam zemër e ngurtë, e si doli ky lot nga kjo zemër?

Tha: Fitreti (natyra e pastër e shpirtit tënd), o rob i Allahut. Shumica e njerëzve sot kanë zemrat e ngurta, andaj rrallë mund të gjesh zemër të pastër, që ka kontakt të vazhdueshëm me Allahun.

I thashë: Pse është kështu gjendja e njerëzve, o loti im?

Tha: Për shkak të dashurisë ndaj dynjasë dhe varësisë prej saj. E gjithë njerëzia është mbërthyer pas dynjasë, përpos një pakice, të cilën Allahu e ka mëshiruar; shëmbëllimi i dynjasë është si gjarpri, të pëlqen njomësia dhe lakueshmëria e trupit të tij, porse të merr jetën me helmin e tij. Njerëzit kënaqen me njomësinë e lëkurës së tij dhe nuk shikojnë helmin vrasës që ka.

I thashë: Çka nënkupton me helmin?

Tha: Gjynahet dhe mëkatet. Mëkatet janë helmi i zemrës. Andaj duhet t"i nxjerrësh doemos prej aty, përndryshe zemra vdes.

I thashë: Si të pastrojmë zemrat tona nga ky helm?

Tha: Allahu, azze ve xhel-le, ka thënë:

"Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i fal mëkatet përveç Allahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhenetet në të cilin rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë". (Ali Imran: 135- 136).


 
Veröffentlicht : 01/12/2008 3:08 p.m.
Teilen: