Benachrichtigungen
Alles löschen

Big Brodher, matura, dasmat në restoran etj.

3 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
372 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#427]

A janë të lejuara apo të ndaluara.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 10/07/2008 12:42 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

DREJTUAR MATURANTËVE

Feja islame i kushton rëndësi shumë të madhe shoqërisë, e në veçanti rinisë, sepse ajo është ardhmëria e një populli, nëse rregullohet ajo atëherë rregullohet e tërë shoqëria, por nëse prishet dhe devijon, devijon tërë shoqëria. E sidomos gjinia femërore, që është pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, për të cilën islami ka një konsideratë të veçantë. Feja islame shumë flet për të, duke e ngritur femrën në vendin e saj që e meriton, si femër e ndershme, nënë e ardhshme, dhe për ta ruajtur vendin e saj meritor në shoqëri, islami ka pruar rregulla të shumta, e në veçanti nga ana e moralit, sepse morali është bazë e një shoqërie të ardhshme të shendosh .

Vëllezër dhe motra ai që e shikon sot shoqërinë tonë, vëren se femra ka ardhur në një gjendje ku është bërë si një mall i cili shitet dhe blerët, manipulohet me të, i ngopin të rinjtë dhe të vjetrit epshet e tyre duke i shikuar ato me një veshje ekstreme, gjë që është e re për vendin tonë.

Femra në shoqërinë tonë gjithherë ka qenë e nderuar me moral të lartë, por prej se kanë filluar të depërtojnë kulturat dhe civilizimet e huaja në vendin tonë, kanë arritur ta sjellin femrën në këtë gjendje që është sot. Femrën tonë sot e gjënë nëpër kazino të ndryshme, nëpër rrugë duke bredhur poshtë e lartë deri në orët e vona të natës, pa e ditur kush se ku është, e as çka është duke bërë.

S`ka dyshim se një prej metodave mashtruese shumë të suksesshme që i kanë përdorur ata të cilët donë që ta shkatërrojnë edhe atë pak moral që i ka mbetur femrës, është edhe organizimi i këtyre ekskursioneve dhe të ashtuquajturave mbrëmje të maturës të cilat organizohen në fund të vitit.

Vëllezër dhe motra të nderuara: pas përpjekjeve të gjata dhe intensive për ta degjeneruar dhe shkatërruar vajzën dhe bijën tonë, gjatë shkollimit fillor dhe atij të mesëm, tashmë në fund të shkollës së mesme bëjnë edhe përpjekjen e fundit për ta çnjerëzuar atë, për tua humbur edhe atë pak moral që u ka mbetur, është shansi i fundit sepse ajo po iu del prej dore, e sa i kanë në dorë organizojnë këtu mbrëmje të maturave dhe ekskursione brenda dhe jashtë vendit për ta realizuar një gjë të tillë. Pra qëllimi është i keq.

Të nderuar vëllezër dhe motra ne e dërgojmë bijën ton në bankat e para shkollore të pastër si loti, për ta edukuar dhe arsimuar atë, por ndodh e kundërta, shkollimi në nivel të ultë, i luftohet asaj morali, e ajo vajzë nesër do të bëhet nënë, edukatore e brezave te ardhshëm, prej saj pret shumë shoqëria.

Çka i mbetët femrës nëse e ka humbur nderin, moralin, gjënë më të vlefshme që e posedon, far edukatore e nëne bëhet ajo nesër, në far fryme i edukon gjeneratën e ardhshme?!

Nuk ka pikë dyshimi se mbrëmjet e maturave dhe ekskursionet janë të dëmshme për moralin e të rinjve, e në veçanti të femrës, sepse në tu luftohet morali, pastaj pihet alkooli, dhe bëhen vepra tjera të pahijshme të cilat nuk i kanë hije një të riu i cili deklarohet se është mysliman dhe krenohet me fenë e tij, nëpër atu tubime zbret hidhërimi i Allahut, e si të tilla janë të ndaluara në islam (haram),është haram për të marrë pjesë në to, mëkat i madh. Ndërsa ata që organizojnë atu tubime kanë një dënim të rëndë. Thotë Allahu xheleshanuhu :" Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. Allahu di (të fshehtat) e ju nuk dini".(Kaptina:Nur-19)

Pra për organizatorët mos pyet se far dënimi kanë te Allahu xh.sh, por ku mbetët përgjegjësia e prindërve të cilët e lejojnë bijën e tyre të marrë pjesë nëpër tubime dhe ekskursione të tilla? Ku janë prindërit me fjalën e Allahut xh.sh " O ju që keni besuar ruani vetën tuaj dhe familjet e juaja nga zjarri i Xhehenemit..."

Çka do ti themi nesër Allahut vëllezër të nderuar ? Çka kemi bërë për këtë rini, çka kemi bërë për familjet tona?

Ata të cilët nuk ua donë të mirën kësaj rinie punojnë për ti shkatërruar ata, por duhet edhe ne që e dom këtë rini të punojmë, ti udhëzojmë, këshillojmë, rrugën e vërtet tua sqarojmë. Ani pse jemi pak me numër dhe të dobët, por mos harroni se kemi Allahun xh.sh i fort i cili ka garantuar se do ti ngadhënjejë ata që punojnë për në rrugën e Tij. Pra punoni të nderuar vëllezër dhe motra dhe kontribuoni në ndaljen e dukurive negative në këtë shoqëri. Ndihma e Allahut qoftë me ju.

Me plot respekt vëllai i juaj Dr: Shefqet Krasniqi


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 01/10/2008 2:31 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Kush shpërtheu ne rrethinën e Gërdecit ?

Ngjarja që tronditi mbarë pjesëtarët e kombit tonë jo vetëm Shqipërinë, shokoi edhe vendet tjera. Kjo ngjarje ishte një përjetim i vështirë për të gjithë ne shqiptarët andej e këndej kufirit të padëshirueshëm dhe në trojet tjera ku jetojnë vëllezërit shqiptarë.

Solidarizimi jonë në ato qaste të rënda u vërejt përveç në dhimbje të thellë edhe në rradhët e gjata pranë dyerve të emergjencës për tu dalur në ndihmë me gjakun që dikur rridhte e derdhej si Një.

Televizionet tona ishin të mbyllura me transmetimin e ngjarjes që ndodhi. Humben jetën shumë njerëz, prej tyre gra, fëmij, dhe mosha të ndryshme. U shkatrruan shumë shtëpi dhe nga këto fëmijet përjetuan trauma që mundë te ndikojnë në te ardhmen.

Nga kjo ngjarje u vrejt ndihma dhe nga shtetet aleate. Organet e larta shkuan për ti vizituar të plagosurit dhe ishin të hutuar nga kjo ngjarje e papritur, e nga kjo vazhdojnë të fajësojnë njëra tjetrën për fajin e shpërthimit, dhe mediat transmetonin çdo gjë qe flitej në atë vend. Dhe prej transmetimeve qe treguan flitej për një shtëpi qe quhej “Big Bratherâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 01/10/2008 3:13 p.m.
Teilen: