Benachrichtigungen
Alles löschen

Barazia femër - mashkull, revolucioni Islam

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
283 Ansichten
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 
[#5849]

Deri në lindjen e Islamit, respektivisht deri në shekullin e VII gruaja askund në botë s’kishte kurrëfarë të drejtash. Pyetja, se është gruaja qenie njerëzore ose nuk është ishte temë diskutimi që i nxiti ligjëdhënësit dhe mendimtarët. Ndërsa, në anën tjetër, feja Islame i erdhi në ndihmë gruas së shkelur. Të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh gjininë e racën, në momentin e lindjes janë të njëjtë:

“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur ( nga të këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i

njohur për çdo gjë.14 “O ju njerëz! Kini frikë Zotin që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu

është mbikqyrës mbi ju”.15 Në Islam gruaja zë vend të jashtëzakonshëm. Pejgamberi a.s. kur solli besimin e vërtetë dhe kur e shpalli atë, së pari i besoi një grua. “All-llahu me Hatixhen nuk më dha grua më të vyeshme. Kur askush prej njerëzve nuk më besonte, ajo më besoi. Kur njerëzit iknin prej meje, ajo më ndihmoi me pasuri. Dhe Zoti mua më fali fëmijë, jo me gratë tjera por me të.”16 Gruaja, në të njëjtën kohë është edhe shehidja e parë e Islamit. Nëna e Amarit, Sumejja, qe martirja e parë e Islamit, u bë sakrificë e maltretimeve më të mëdha. Vetë kurejshët ate, të shoqin e saj Jasirin dhe të birin, Amarin, i veshën me rroba të hekurta dhe në rërë përvëluese i lëshuan të përcëllohen në diell. Kur i pa i Dërguari i All-llahut u tha: “Keni durim, familja e Jasirit! Vendi i juaj në ardhmëri është Xhenneti.” Dhe në fund, Sumejja plakë lëshoi shpirtin nën shtizat e Ebu Xhehlit. Ishte kjo shehidja (dëshmorja) e parë e Islamit.17 Sa shembuj të mirë tregon dhe Pejgamberi a.s. kur flet për dashurinë, mëshirën dhe respektin ndaj gruas. Ai thotë: “Mua më është falë të më pëlqejë çdo gjë e pastër dhe e bukur në botë siç janë edhe gratë. Ndërsa momenti më i lumtur i imi është

kur lidhem në namaz.”18 Në kohën paraislamike arabët ndaj grave silleshin në mënyrë të vrazhdë. Shembull mjaft të mirë na jep një ngjarje e ‘Umerit r.a. që ishte i njohur me seriozitetin dhe rreptësinë e tij. Sa’d b. Ebi Vekkas thotë: “Umeri një ditë kërkoi leje të hyjë tek i Dërguari i All-llahut. Tek ai ishin gratë kurejshite. Me të flitnin me zë të lartë dhe pyesnin për shumë gjëra. Kur e dëgjuan zërin e ‘Umerit, u ngritën dhe të shqetësuara filluan të fshihen. I Dërguari i All-llahut i dha leje ‘Umerit të hyjë brenda dhe u qesh ndërsa ‘Umeri iu drejtua: “O i Dërguar i Zotit, si të bëri All-llahu të qeshesh?”. Pejgamberi a.s. u përgjegj: “U

habita me këto gra. Rrinin para meje. Kur e dëgjuan zërin tënd, shpejtuan të fshihen.” E ‘Umeri r.a. vazhdoi: O i Dërguar i Zotit, ti meriton më tepër që para teje të jenë më të rezervuara, tha, dhe duke u kthyer nga ato, shtoi me nervozitet: “O ju armiq të vetevetes,

prej meje po frikësoheni ndërsa nga i Dërguari a.s. nuk kini fare frikë. E ato thanë: Ti, në krahasim me të Dërguarin e Zotit je shumë i rreptë. Lidhur me këtë Pejgamberi a.s. tha: “Betohem në Zotin që mban në dorë shpirtin tim. Shejtani duke shkuar rrugës së vet, lakon

rrugën (kur e takon ‘Umerin) dhe shkon në rrugë tjetër.”19 Derisa bota krishtere shekuj me radhë e llogariste gruan si një ndytësirë dhe nuk e lejonte të hyjë nëpër tempuj, një grua ia tregoi rrugën e drejtë ‘Umerit r.a., rrëfimin e të cilit e treguam pak më lartë. Halifi i dytë ‘Umeri r.a. një ditë, në Medine, në minberin e të Dërguarit të Zotit hipi dhe mbajti hutbe para të pranishmëve. Në hutbe ‘Umeri r.a. të pranishmëve u tha se kur të martohen, mos t’u japin shumë mehër (një shumë të hollash ose të mira materiale që bashkëshorti i jep gruas në vetë aktin e kurorëzimit) grave të tyre. Një zonjë shtatëgjatë u veçua nga xhemati dhe

iu drejtua ‘Umerit r.a.: “O ‘Umer, nuk ke të drejtë kur thua ashtu”. Kështu i tha dhe si argumente ia tregoi ajetet e Kur’anit Famëlartë (en-Nisa 20, 21). Halifi u çudit duke shqiptuar “All-llah, All-llah, një grua diskuton me ‘Umerin dhe atij ia mbyll gojën...”20

14 el-Huxhurat (49): 13

15 en-Nisa (4): 1

16 El-Haxher, “El-Isabe” v. IV fq. 275.

17 Po aty, v. IV fq. 327

18 “Mishkatu’l-mesabih” v. II fq. 669

19 Buhariu v. IV. Fq. 95

20 Ibën Kethir, “Tefsirul-Kur’anil ‘Adhim” II, fq. 230


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/09/2011 1:23 p.m.
Teilen: