Benachrichtigungen
Alles löschen

Allahu është…

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
106 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1142]

-Besimi në një Zot është aksioma më e rëndësishme në Islam. Zoti i Vetëm, Allahu (në gjuhën arabe), është Krijuesi i çdo sendi që ka ekzistuar ndonjëherë, ekziston apo do të vjen në jetë me Dëshirën e Tij. Allahu është Zoti, I Gjallë, Krijuesi, Rregulluesi, Zhvilluesi, më I Larti, Madhështori dhe Perfekti. Asgjë nuk është sikur Ai. Ai nuk ka fillim e as mbarim. Pejgamberët si Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhamedi u ishin dhënë mrekulli me miratimin e Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të gjithë Pejgamberët e Tij.

Ai është Allahu që e krijoi Ademin pa prindër, dhe Isaun pa babë. Është Zoti i Plotëfuqishëm që nuk ka nevojë për djem dhe vajza. Ai nuk është i lindur e as nuk lind. Ai është Allahu i cili e dërgoi Muhamedin të Dërguarin e Tij të fundit, 14 shekuj më parë, si mëshirë për mbarë botërat.

-Kur"ani i shenjtë përmban një numër të madh të ajeteve, për të na ndimuar ta kuptojmë se kush është Zoti. Në vazhdim sjellim një përzgjedhje të ajeteve të cilat fillojnë ose përmbajnë shprehjen “ Ai (Allahu) i Cili…. â€


 
Veröffentlicht : 03/12/2008 1:35 p.m.
Teilen: