Vëlla i dashur.. e lexova këtë letër…
Dhe llogarita se me të vërtetë të është drejtuar ty!
Me emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit
Vëlla i dashur…
Esselamu alejkum ve rrahmetullahi ve berekatuhu
U zgjat premtimi … Kaluan ditët … U shfletuan fletët nga jeta jonë…
A nuk po të kujtohem?!
Çudi prej teje se si nuk të kujtohem, dhe ishim një herë dy shok që smund të na ndante askush tjetër, sikurse hija që nuk e ndan pronarin e saj … Mirëpo u zgjat premtimi … Ndoshta ajo është që të ka bërë të harrosh …
A nuk po të kujtohem?!
Shok yti i ngushtë dhe shok i rinisë … U rritëm dhe u edukuam së bashku … I shijuam kënaqësitë e rinisë së bashku … A nuk po të kujtohen ekskurzionet dhe shoqëria dhe shokët?
A nuk po të kujtohet shoqërimi i vajzave?
A nuk po të kujtohet se sa mbrëmje e netë të tëra i kemi kaluar në mes shakave, të qeshurave dhe muzikës?
A nuk po të kujtohem?!
Mendoj se tash fillova që të të kujtohem … Po, unë jam ai … Me mish e me shpirt!
Unë jam shoku yt, për të cilin nuk ke mundur që të imagjinosh, se një dit prej ditëve do të ndahet prej teje … Edhe unë gjithashtu nuk kam mundur të imanigjoj dot, se ka diç që mundet të na ndan ne …
Nuk është çudi; vetëm se kemi qenë sikur të ishim të krijuar prej një shpirti … Dëshirat e njejta … Mënyra e të menduarit e njejt … Pastaj befas …
Po, kjo është çka ndodhi …
Ndoshta të kujtohet dita në të cilën vendosa që të bëhem multezim(i angazhuar fetarisht në dinin Islam) dhe t’i lë rrugën e tekeve dhe epsheve … dhe kjo ishte fundi …
Po gjithsesi, thuaj: fillimi …
Fillimi i një rruge të lumtur…
Mos u çudit … E di se ti do të më paramendosh me tubimet e atyre multezimave (ata që janë të angazhuar fetarisht) të cilët janë të lidhur për dinin e All-llahut, të cilët nuk bëjn sikur ne përshak se ata nuk munden !…
Po, ky ishte mendimi ynë për ata …
Sa e urrej këtë prej zemrës time, dhe prej këtyre vështrimeve!
E kujtoj ditën kur ishim _ unë dhe ti _ qëndronim në univerzitete me disa vajza, dha pas pak pamë njërin nga këto multezimat( ata që janë të angazhuar fetarisht) i cili ishte drejtuar drejt ne … Si çdo herë tregim i njejtë : “O vëlla ke frikë All-llahun … A ia dëshiron këtë motrës tënde? Andaj për çfarë ua dëshiron motrave të njerëzis ?…
Fjalë të përsitura drejtuar zemrave të cilat janë sikur guri apo më të forta se guri …
A të kujtohet se si i shikonim ata, dhe si përgjigjeshim ndaj tyre ?
A nuk e ke pyetur veten ndonjëherë …
A nuk janë këta të rinj ashtu si ne, a nuk kanë edhe këta epshe dhe dëshira?
Andaj pse nuk veprojnë edhe ata sikur ne?
Andaj për çfarë arsye e shtrëngojn veten e tyre në këtë mënyrë?
Dhe më pas pse e angazhojn veten e tyre me ne dhe me mëkatet tona?
Dhe nëse i rrefuzonim i gjenim ata të buzëqeshur dhe të qetë sikur të mos kishte ndodhur asnjë gjë!
Ishim që pyetnim veten me këto pyetje, mirëpo nuk gjenim dot përgjigje … Atëherë për çfarë nuk e kemi ditur, se këta të rinj krahas epsheve dhe tekeve të tyre – të cilat në bazë nuk kanë dallim nga i cilido i ri – vetëm se shpirtërat e tyre ishin vendosur drejt asaj që është më e lart dhe më me vlerë se kjo botë …
Si është e mundur një i ri të ndalet nga kënaqësit prej kënaqësive të kësaj bote, përpos se të mos ekzistonte ndonjë kënaqësi më e madhe dhe më e lart?
Vëlla, fjalët e mia nuk janë poezi …
Kjo është realiteti të cilin e shijova atëherë kur e kapa rrugën e iltizamit…
Sa gjatë kisha jetuar në dënim dhe dhembje …
Po, ishim parasyve të njerëzve në “momentet më të lumtura” … Jetonim botën tonë gjër e gjat ashtu siç thotë populli … Mirëpo a nuk pajtohesh me mua, se këto momente ishin vetëm pamje pa realitet, dhe shfaqje e rrejshme …..?
Sa shumë dhembje ndjenim … Rrotulloheshim në krevatet tona sikur të ishim të shtrirë mbi gaca të zjarrta … Ndjenim brenga dhe ngushtësi shpirtërore nuk e dinim shkakun se pse po e ndjenim gjithë këtë…
Ndonjëherë shikonim të gjejm rrugëdalje nga kjo në rekreim … ekskurzione të ndryshme … cigare … filma … muzikë … mirëpo dhimbjet nuk largoheshin vetëm se vazhdonin duke u shtuar edhe më tepër …
Ah sa të shëmtuar janë mëkatarët atëherë kur njerëzit i llogarisin se janë në lumturi, kuse ata sikur ta nxjernin atë çka bartin gjoksat e tyre, me të vërtetë atëherë do ta kuptoje se sa pakënaqësi, e sa ngushtësi, e sa mllef bartin ata, që nuk mund ta përshkruash dot me fjalët e njerëzve!
Nuk e kisha ditur se shkaku i rënies në pakënaqësi, ngushtësi, mllef dhe e gjith kjo lajthitje ishte për shkak të largimit nga rruga e All-llahut s.v.t.
Ti e din se si kam qenë unë …
Dhe si ishte halli im në ditët e devijimit …
Ti e din se sa lloje të ndryshme të mëkateve kam shijuar… Atëher kur do ta përkujtoj ty arsyen e gjithë kësaj jete të keqe, besom!
Vetëm se ka thënë Zoti yt i Lartmadhëruar:
E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
[Ta-Ha, 124]
Kurse dënimi nuk është vetëm në botën tjetër, dhe me të vërtetë është edhe në dunja para ahiretit … Ndërsa mëkatarët në botën tjetër do të ringjallen të verbër, dhe më pas do të hidhen në zjarr – përpos atë që e mëshiron All-llahu – … dhe ata në këtë dunja do të jenë në një ngushtësi të jetës ( …. do të ketë jetë të vështirë .. )
Vëlla …
Paramendo se me të vërtetë çdo gjë që ekziston në gjithësi prej qiellit, toka , dielli, hëna, yjet ,kodrat , gurrët, drunjët, shpendët, dhe të gjitha gjallesat … që të gjitha këto e madhërojn dhe adhurojnë All-llahun Krijuesin e gjithësisë:
Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk kuptoni atë madhërim të tyre …”
[El-Isra´, 44]
E pastaj vijm unë dhe ti dhe mundohemi që të notojmë kundër këtyre … Mundohemi që të kundërshtojm rregullën e gjithësisë perfekte … Si mund të jetë gjendja jonë?
Si është halli yt kur ti je duke mëkatuar ndaj All-llahut s.v.t., kur edhe murnet rreth teje e madhërojn All-llahun, dhe toka e cila është nën ty e madhëron All-llahun, dhe kulmi mbi kokën tënde e madhëron All-llahun?…
Por gjithsesi se edhe gjymtyrët tua e madhërojnë All-llahun, padyshim se të gjitha këto do të dëshmojn për ty ditën e rringjalljes. Thotë i Lartmadhëruari:
Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan.
[Ja-Sin, 65]
Çfarë mendon ti për gjendjen tënde, nëse ti e kundërshton botën rreth teje?
Si mendon ti që mundesh të jetosh në këtë gjendje?
Vëlla i dashur …
Vetëm se shijova … Po vallahi …
Prej kur u bëra multezim (i angazhuar fetarisht) me ligjin e All-llahut, dhe unë pasha All-llahun jam në mirësi dhe kënaqësi … Sa jam duke u ndjer i kënaqur me afrimin tek All-llahu … Sa mirë që ndjehem me një sexhde në mesin e natës … E kuptova vlerën e lutjes së të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):
O Zoti im, më dhuro shikim të këndshëm në Fytyrën Tënde dhe dëshirë (mallëngjim) për takimin Tënd pa vështirësi dhe sprovim.
Dhe kështu që shikimi i banorëve të xhennetit në All-llahun s.v.t. në fytyrën e All-llahut të Gjithfuqishëm është kënaqësia më e madhe në akhiret … Dhe gjithashtu edhe në këtë botë … Prej kënaqësive më të mëdha është përmallimi për takimin me All-llahun dhe të begatohesh me afrimin tek Ai … Sa më ndahet zemra për shokët e mi, të cilët i kam shoqëruar në mëkate … kurse unë tani jam në begati, dhe i shoh ata edhe më tej duke u rrotulluar në gacat e mllefit …
Vëlla …
Kujtoj se ndoshta tani më, çudia vetëm se të është larguar …
Ndoshta të ka befasuar udhëzimi im në fenën e All-llahut a.xh. – Nuk e kam paramenduar se një ditë prej ditëve, për dallim nga ti – vetëm se ndryshova atëherë kur e kuptova realitetin …
Dije se kjo është një dhunti që vjen vetëm prej All-llahut të Vetëm … dhe me të vërtetë All-llahu nuk respektohet përpos se me dhuntit e Tij … Dhe pasha All-llahun unë nuk barti me vete dhuntin e udhëzimit tim, mirëpo ajo është begati e dhuruar prej All-llahut s.v.t. …
Udhëzimi vjen prej All-lahut s.v.t. … mirëpo udhëzimi është furnizim, dhunti, nuk na takon vetëm duke ndejtur ulur, duke pritur pa i marrur shkaqet … A nuk ishim – vëlla – që e konsideronim turp për ata që rinin ulur dhe pritnin furnizimin pa i marur shkaqet …
Kështu është qështja e udhëzimit … aktivizohu, meri shkaqet, se do të ndihmon All-llahu …
Ka thënë All-llahu në hadith kudsij:
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar, pra kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t’ju udhëzoj!
…do të thotë: Kërkoni prej meje udhëzimin do të ju furnizoj …
Dhe gjithashtu All-llahu ka thënë në hadith kudsij:
Unë jam ashtu siç më parafytyron robi. Jam me të kur më perkujton. Nëse më kujton në vehte, edhe Unë e kujtoj në Vehte; nëse më kujton në tubime, Unë e kujtoj në tubime edhe më të mira, nëse më afrohet një pëllëmbë, I afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, I afrohem një pash, dhe nëse më afrohet me ecje, I afrohem me shpejtësi.
Kujtoje All-llahun,të kujton Ai ty…
Afrohu Atij, të afrohet ty…
Kërko prej Tij udhëzim, do të udhëzoj Ai i Madhëruari…
Vëlla …
E shkruajta këtë porosi për ty … Mirëpo nuk jam ndalur që ta shkruaj adresën dhe emrin tënd, por vetëm se e shpërndava në mesin e krijesave në përgjithësi ashtu që ndoshta do të bjen në duart tua … E ndoshta do të shtrihet dora yte drejt mua … dhe kjo mundësi është para teje … dhe dera e pendimit është e hapur … dhe Zoti yt po të thërret, dhe thërret çdo kënd i cili e ka tepruar me mëkate ndaj vetes …
Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!”
[Ez-Zumer, 53]
All-llahu dëshiron t’ju pranojë pendimin,..
[En-Nisa, 27]
Dhe..
Vërtet All-llahu i Lartësuar e shtrinë Dorën gjatë natës për të pranuar pendimin e mëkatarve të ditës, dhe e shtrinë Dorën gjatë ditës për të pranuar pendimin e mëkatarve të natës, derisa të lind dielli nga perëndimi.
Dhe..
All-llahu i Lartësuar e pranon pendimin nga robi i Tij derisa të mos arrijë gargaranë (momentin e vdekjes).
Vëlla i dashur …
Dera e pendimit është e hapur … si dhe vëllezërit e tu po të presin…!!