Benachrichtigungen
Alles löschen

A JENI I ZENE!!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
112 Ansichten
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
Themenstarter
 
[#809]

A jeni i zënë?

(Lexojeni këtë edhe nëse jeni i zënë)

TAKIMI ME SHEJTANIN

Shejtani bëri thirrje për një kongres botëror të xhinëve.

Në fjalën e tij të hapjes ai tha:

`Ne nuk mund t'i ndalojmë muslimanët nga të shkuarit në xhami.'

`Ne nuk mund t'i ndalojmë ata nga të lexuarit e Kur'anit të tyre

dhe njohjen e së vërtetës.'

`Ne nuk mund t'i ndalojmë ata edhe nga formimi i një marrëdhënieje

të afërt me Allahun e tyre dhe të Dërguarin e Tij, Muhammedin a.s.'

`Sapo ata ta arrijnë këtë lidhje me Allahun, pushteti ynë mbi ta

ndërpritet.'

`Kështu që lërini ata të shkojnë në Xhamitë e tyre, lërini ata që

t'i mbulojnë enët e tyre të darkës, POR vidheni kohën e tyre,

kështu që ata nuk do të kenë kohë për të zhvilluar një lidhje me

Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Muhammedin a.s.'

`Ajo që unë kërkoj nga ju që të bëni është kjo,' tha shejtani:

`Shkëputini ata nga të arriturit e mbështetjes tek Allahu, i tyre

dhe të mbajturit e asaj lidhjeje jetësore gjatë gjithë ditës së

tyre!'

`Si mund ta bëjmë ne këtë?' thërritën xhinët e tij.

`Mbajini ata të zënë me gjëra të padobishme të jetës dhe shpikni

plane të panumërta për të pushtuar mendjet e tyre,' - u përgjigj

ai.

`Nxitini ata që të shpenzojnë, shpenzojnë, shpenzojnë, dhe të

huazojnë, huazojnë, huazojnë.'

`Bindini gratë që të shkojnë në punë për orë të gjata dhe burrat të

punojnë 6-7 ditë në javë, 10-12 orë në ditë, kështu që ata

rrezikojnë mënyrën e tyre të jetesës që të jetë e zbrazët.'

`Mbajini ata larg nga të shpenzuarit e kohës me fëmijët e tyre.'

`Ashtu sikurse ndarja e familjes së tyre, së shpejti, edhe shtëpitë

e tyre nuk do të shmangen nga presionet e punës!'

`Nxitini shumë mendjet e tyre në mënyrë që ata nuk mund ta dëgjojnë

ende atë zë të vogël.'

`Joshini ata që të dëgjojnë radion ose kasetën sa herë që udhëtojnë

me veturë.'

`Të mbajnë TV, VCR, DVD, CD-të, dhe kompjuterët e tyre të futen

shpesh nëpër shtëpitë e tyre dhe duke parë se çdo dyqan ose

restorant në botë luan vazhdimisht muzikë.'

`Kjo do të bllokojë (pengojë) mendjet e tyre dhe do ta këpusë atë

bashkim me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Muhammedin a. s.'

`Mbushini tavolinat e kafes me gazeta dhe revista.'

`Goditini mendjet e tyre me lajme 24 orë në ditë.'

`Pushtojini momentet e tyre të udhëtimit me stenda afishimi.'

`Mbushini kutitë postare të tyre plot e përplot me reklama të

dërguara me postë (Junk Mail), me katalogë të porositura me postë,

me lotari, dhe me çdo lloj letre dhe reklame që ofrojnë produkte

falas, shërbime dhe shpresa të kota.'

`Mbajini burrat të dobët me modelet e bukura nëpër revista dhe TV,

në mënyrë që burrat e tyre do të besojnë se bukuria e jashtme është

ajo më e rëndësishmja, dhe ata do të bëhen të pakënaqur (do të

mërziten) me gratë e tyre.'

`Mbajini gratë shumë të lodhura për të dashuruar burrat e tyre

gjatë natës.'

Jepini atyre dhimbje koke gjithashtu!

`Nëse ato nuk ua japin burrave të tyre dashurinë që ata kanë

nevojë, ata do të fillojnë të shikojnë diku tjetër.'

`Kjo do t'i ndajë shpejt familjet e tyre!'

`Jepini atyre libra me tregime që t'i shkëpusin ata nga të mësuarit

e fëmijëve të tyre kuptimin e vërtetë të Salat-it (faljes islame-namazi).'

`Mbajini ata tepër të zënë që të mos dalin në natyrë dhe të

reflektojnë mbi krijimin e Allahut. Dërgojini ata tërë ditën nëpër

parqe lojërash, ndeshje sportive, drama, koncerte, dhe filma

gjithashtu. 'Mbajini ata të zënë, të zënë, të zënë!'

`Dhe kur ata të takohen për shoqëri shpirtërore, futini ata në

thashetheme (përgojime) dhe bisedë të shkurtër (të parëndësishme) ,

kështu që ata do të largohen me ndërgjegje të shqetësuar.'

`Mbushini jetët e tyre me aq shumë shkaqe të mira saqë ata nuk do

të kenë kohë për të kërkuar fuqi nga Allahu.'

`Shpejt ata do të punojnë me vetë forcën e tyre, duke sakrifikuar

shëndetin dhe familjen e tyre për të mirën e shkakut.'

`Do të funksionojë!' - `Do të funksionojë!'

Ishte tërësisht një plan!

Xhinët dolën me padurim për të kryer detyrat e tyre duke i

shkaktuar muslimanëve në çdo vend që të jenë më të zënë dhe më të

ngutur, duke shkuar këndej e andej, duke pasur shumë pak kohë për

Allahun e tyre ose për familjet e tyre.

Ata nuk kishin kohë që t'i tregonin të tjerëve rreth fuqisë së

Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Muhammedit a. s. për ndryshimin e

jetës së tyre.

Unë besoj se pyetja që duhet bërë është ajo se a doli i suksesshëm

shejtani në planet e tij?

Ju bëhuni gjykues!!!

Të qenit i zënë a do të thotë:

Të qenit

nën

zgjedhën

e shejtanit?

Ju lutemi që pasi ta lexoni ta kaloni të dikush tjetër, nëse nuk

jeni shumë i ZËNË!


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 14/10/2008 5:25 p.m.
Teilen: