A jemi shejtan te heshtur
Derisa me mijera mysliman mbyten anembane botes, dhe me dhjetera mija burgosen dhe torturohen per shkak se bejne thirje per ne rrugen e Allahut dhe urdherojne ne te mire dhe ndalojne nga e keqja, shumica e muslimaneve qendrojne shume te heshtur dhe nuk merakosen per asgje tjeter perveç se per gjerat materiale te kesaj jete. Zemrat e tyre jane mbushur me dashurin e kesaj bote dhe me te harruarit e botes tjeter.
Allahu thote ne Kuran: "eshte e sigurte se njerezit me lakmues per te jetuar, ti ke per te gjetur ata, bile edhe me lakmues se idhujtaret. Ndonjeri prej tyre deshiron te jetoje njemije vjet, por edhe sikur te jetoje, ajo (jeta e gjate) nuk do ta shpetoj ate prej denimit. All-llahu sheh çka veprojne ata." (El Bekareh, 2:96)
Sot shume musliman jane te lidhur aq shume me jeten e tyre sa qe deshira e tyre eshte qe te jetojne ne mesin e familjeve, shtepive, parave dhe bizneseve te tyre. Ata kane harruar se çeshtjet e botes se ardhshme duhet te vijne para çeshtjeve te kesaj jete dhe se ne duhet te perpiqemi qe ti pasojme urdhrat e Allahut, e jo vetem ato te cilat ne i gjejme si te lehta dhe te pershtatshme per ti pasuar. Disa musliman sot pohojne se eshte me mire te behen namaze ekstra (nafile) dhe agjerim ekstra (nafile) se sa te urdherohet ne te mire dhe te ndalohet nga e keqja apo te mbrohen muslimanet e dobet. Njerez te atille derisa do ti akuzojne ata muslimane te cilet perpiqen qe ti permbushin keto obligime.
Kjo eshte se çka per te thene per njerez te atille Ibn el-Kajimi: "Shejtani shumicen e njerezve i ka devijuar duke ua zbukuruar atyre kryerjen e disa veprave nafile prej adhurimit siç jane namazet nafile dhe agjerimet nafile ndersa qe ti lene anash veprat tjera obliguese prej adhurimit siç jane urdherimi ne te mire dhe çrrenjosjen e se keqes, deri ne ate mase sa qe as qe e bejne nijet qe ta bejne ate kurdo qe te kene mundesi. Dijetaret njerezit e ketille i konsiderojne te jene ne fundin e peshores se fese. Se esenca e fese sone eshte qe ta zbatojme ate per te cilen na ka urdheruar Allahu. Ai i cili nuk i kryen obligimet e tij ne te vertet eshte me i keq se sa ai qe bene mekate. Secili qe posedon pak dituri per shpalljen e Allahut, per udhezimin e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe per jeten e shokeve te tij do te sjell perfundimin se atyre qe i behet me shenje se jane njerezit me te devotshem ne realitet ata jane me se paku qe kane devotshmeri. Ne te vertet, çfare devotshmerie eshte ajo ne ate person qe i sheh shenjterit e Allahut duke u shkelur, feja e tij duke u ndaluar, Suneti i Pejgamberit te tij duke u shmangur, dhe prape qendron me zemer te qete dhe me goje te mbyllur. Personi i atille eshte sikurse nje shejtan i heshtur! Ne te njejten menyre sikurse ai i cili flet te paverteten i cili eshte shejtan qe flet. A nuk eshte kjo fatkeqesi per islamin per shkak te atyre qe kurdohere qe e kane te siguruar jeten dhe ushqimin e tyre, nuk do te behen merak se çka i ndodh fese? Me i miri prej tyre do te ofroj nje fytyre te pikelluar. Por nese vihen ne duel per njeren prej gjerave per te cilen zemra e tyre eshte e lidhur sikurse parat e tyre, ata nuk do ta humbasin asnje perpjekje per ti kthyer ato. Keta njerez, perveç se e meritojne hidherimin e Allahut, por atyre ju bien edhe belat me te medha pa e ditur ata: Ata kane nje zemer te vdekur. Ne te vertet sa me shume qe eshte e gjalle zemra e nje personi, aq me i fuqishem eshte hidherimi i tij per hir te Allahut dhe me i plotesuar do te jete ndihma e tij ndaj Islamit dhe muslimaneve." [E'alaam el-Muvaki'in, vellimi 2, faqe 176]
Shejtani ia ndriqoi rrugen per ne xhami
Nje person zgjohet heret nga gjumi per ta falur namazin e Sabahut ne xhami,veshi teshat merr abdest dhe niset per ne xhami, ne mes te rruges per ne xhami rrezohet i ndyte teshat,kthehet per ne shtepi e i nderron teshat dhe niset per ta falur namazin e sabahut per te dyten here dhe po te njejtin vend perseri rrezohet, prape kthehet ne shtepi merr abdest dhe i nderron teshat dhe niset per ne xhami, ne te njejtin vend takon nje person menje drite (fener) ne dore pyet: kush jeni ju?
Ai i pergjigjet: Te kame pare qe dy here qe rrezohesh ketu e per kete tani po ta ndriqoj rrugen per ne xhami...
Ja ndriqon rrugen deri te dera e xhamis dhe para se te hunë në xhami i thote njeriu (që është rrezuar):Hynë në xhami te falemi.....por ai refuzon,me gjithat ai ja perserit disa here duke i thene hyn te falemi por ai refuzon kategorikisht qe te mos hyn ra fal namazin.
Njeriu pyet :Pse nuk deshiron te falesh?
Ai thotë : Unë jam shejtani.... une te kam rrezua heren e pare qe te kthehesh ne shtepi e te mos falesh ne xhami ta falesh namazin Allahu ti fali ty mekatet, kur te rrezova heren e dyte e ti u ktheve ne shtepi qe te marresh abdes e te shkosh ta falesh namazin Allahu ia fali familjes tende mekatet , e heren e trete u frikesova qe nese te rrezoj Allahu do t'ia fale mekatet tere fshatit tend.
(perktheu nga arabishtja:Zuhdi B.Hajzeri Kajro).
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€