Drita kisha pas deshir me dhen bash mendimin tend ,qka mendon ti :
Haram ngjyra per flok
haram me fol me djem(mashkuj)
haram pa shami
shum sende haram feja jon spo lejon
a eshte haram forumi??
Po nime perpara ne kohen e babit ishte kan haram edhe qikat ne shkoll me shku , haram me punu haram mi fol dikujna per dore ,haram me kshyr dikon edhe pse te pelqen p.sh. qaj njeri , forumi dhe Tv e interneti a jan Haram bash du me dit ,se turli beterllaqe po bahen ktu ne chata e foruma ,njani mpuq njani qaf njanji te du qe forumi e interneti e tv qka ka ,dhe du me dit a asht Haram mase je qaq e dishme per fe Drita
hahahhh
pershendetje per ket tem kaq interesante
por per pyetjet te cilat mi ke ber do te pergjigjem keshtu
haram nuk esht te lyesh flokt por vetem me ngjyra jo alkoolike ,haram nuk esht me fol me djem apo me meshkuj vetem nese i ke diqka te aferm,por edeh pejgamberi muhamedi a.s ka than....
kur femra te ec rruges te ul shikimin e te mos shikoj meshkujt e tjer perveq atyre qe i ka te aferm .ne kohen e sotshitshum shum femra muslimane nuk i vejn shamijat e ne shum vende po .por sipas mendimit tim do te pergjigjem se esht haram sepse vetem te afermit e tu mund te shohin bukurin tende.
dhe forumi nuk esht haram vetem nese ti shikon dhe flet vetem at qe te lejohet ne te e jo siq po ben rinija e sodit
te lutem logjiko kete
pas vdekjes se isait a.s shum njerez bebet qe kan lindur femra i kan varrosur dhe ne anen tjeter ata kan then se femrat jan bijet e zotit [allahu na ruajt] dhe kur ka ardhur muhamedi a.s ka then ...
pse i varrosni femrat e po salindura kur nenat e juaja jan femra ...
pse i varrosni vajzat[femrat]ku rju po thuani se se at ojan bijat e zotit ..
ndaloni ti varrosni ato sepse allahu ju denon per kete...
lea une nuk jam e dijshme per fe une e di vetem ata qk ae kam msu e qe po vazhdoj me e msu te falenderoj pe rket pyetje .....
dhe keto fjal qe i perdorin njerzit qdo kush do e marr shperblimin e vet allahu qoft me ty dh eme te gjith besimtaret e kesaj dynjaje sepse ne ket dynja gjerat jan te kalueshme e ne ahiret jan pergjithmon
nese e k eedhe ndonje pyetje me shkruaj ![]()
a eshte haram forumi??
Falemnderimi i takon Allahut, paqa salavatet e zemres i takojne Profetit, salallahu alejhi we selem, familjes tij te pastert, shokeve tij te mire dhe gjithe atyre qe e pasojne rrugen e tij deri Diten e Gjykimit.
Pastaj...
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.
Pastaj...
Thuaj: “Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç'ka në tokë; All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send."
Pastaj...
"All-llahu e di çka mbani në zemrat tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i buti."
Sa i perket veprave ne Islam, Islami punes se zemres dhe qellimit i jep shume rendesi, dhe kjo eshte qellimi kryesore i vleresimit te veprave tek Zoti Yne, subhanehu ue teala.
P.SH: Nese un ketu shkruaj dhe them se "ketu hy vetem per qellime te mira dhe te theras njerez ne Islam", mirepo ne zemren time kam mendim negativ(qellime te keqija), un do te vleresohem sipas qellimit e jo sipas thenies.
Nga keto ajete(Fjale te Allahut) qe i keni me larte, na behet e ditur se Allahu subhanehu ue teala, e din se cfare mshehim ne zemrat tona, mirepo ne si musliman, nuk kemi mundesi qe njerezve te ju hyjme ne zemra ti vleresojme se cfare qellimi kane, ne i vleresojme sipas veprave dhe thenies se tij, e kjo shikohet ne fund te punes se tij, se normal puntori vlersohet nga shefi ne fund te dites kur ai e kryen punen i jipet nota e mire apo e keqe.
Nese un ne forum hyj me qellim te pastert, qe mos t'i bej gjunah Allahut, hyj me qellime qe dikend ta keshilloj dhe ta theras ne te vertete, kjo eshte e lejuar me kushte qe: qellimi te jet i pastert, veprat te jene ne barazpeshen e Islamit(te ndalet aty ku Islami e ka ndaluar), e ne e dijme se cfare eshte hallall dhe cfare eshte haram ne Islam.
Nese ne forum hyj me qellim te "femres"(sprova me e madhe e muslimanit), dhe te filloj te flas me femra te huaja, ose nje femer te hyn te bisedon me meshkuj te huaj, qe njeherit eshte e ndaluar ne Islam, kjo eshte e ndaluar dhe shpjegimet dhe argumentet jane te qarta. Islami ndalon amoralitetin dhe shume rrendesi i ka dhene "humbjes se kohes pa arsye", e normal qe forumi nese perdoret per amoralitet(qe ketu hyn edhe perzierja meshkuj me femra),All-llahu subhanehu ue teala ka thene:
"Mos iu afroni zinasë sepse ajo është vepër e shëmtuar dhe rrugë e keqe".
Na behet e qarte se "mos iu afroni", e mos te flasim per "veprimin e asaj".
Ti e ke te ndaluar me pajtueshmerine e te gjithe dijetareve, prej Pejgamberit alejhis selam deri ne dijetarin e fundit te ketij Ummeti te ndershem.
Por ne muslimanet jemi ne mes 2 gjerave, ne mes friges dhe shpreses, Frigohemi nga denimi i All-llahut dhe i kryejme obligimet(qe na dha All-llahu), dhe shpresojme per shperblimet e Allahut dhe bejme vepra vullnetare.
E Allahu dhe Pejgamberi i Tij e din me se miri
selamu alejkum muslimaneve
Dituria ka vlerë më shumë se sa malli, dituria të ruan ty, ndërsa mallin e ruan ti. Rojtarët e mallit vdesin, ndërsa rojtarët e diturisë jetojnë në zemrat e njerëzve.
(Imam Maverdi)
pergjigjeja e pyetjes se a eshte haram forumi une them se po.Mirëpo ne disa rrethana nuk është haram nese me nje vella ose moter muslimane bisedoni rreth gjerave te fesë muslimane ose me ndonje te fesë tjeter me qellim qe ta kthesh ne islam.Forumi është gjëja e pare qe njeriu humb kohen e vlefshme nese bisedohet me gjera te kota te pavlera.Ose ketu ka pyetje dhe shkruhen pergjegjie ku njeriu mundet te mesojë gjithqka prej tyre ne lidhje me fenë. dikush nuk ka njohuri sa duhet dhe kjo eshte nje shembull qe te marri hapat e pare drejt islamit.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€