Benachrichtigungen
Alles löschen

A beson tash se egziston Allahu ?

5 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
704 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3149]

Es-selamun Alajekum we Rahmetullahi we Berekatuhu

Ky projekt u pregadit nga http://www.ikre-ks.com Ju lutemi shperndajeni sa ma shum qe te keni mundesi për hater te Allahut, Allahu ju shperbleft (amin).

Vellezer dhe motra te nderuar kushtoni pak vemendje ketyre fotove te cilat jane te nderlidhura me fjal te Allahut, me te vertet keto foto i ka ber dora e njeriut por Krijimin e tyre pasha Allahun s'ka kush tjeter perpos Madherise se Allahut xh.sh.
Kjo vlen me teper për ata qe ende kerkojn argumente ne egzistimin e Allahut ju lutemi vetem shikoni dhe lexoni keto pak fjal dhe mendoni mu ashtu si po fillon edhe ajeti i par i ketij projekti, shikim te kendshem ne vazhdim...

"Me të vërtetë, në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, në anijen që lundron në det e u sjell dobi njerëzve, në shiun që lëshon Allahu prej së larti, me të cilin ngjall tokën pas vdekjes dhe përhap në të prej të gjitha gjallesave, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto) ka argumente për njerëzit që mendojnë." (El-Bekare 164)

"Thuaj: "E kujt është toka dhe çdo gjë në të, nëse jeni prej atyre që e dinë?" Ata do të thonë: "E Allahut." Atëherë thuaju: "Përse pra nuk mendoni?" Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit të madh?" Ata do të thonë: "Allahu." Thuaju: "E pse nuk frikësoheni pra?" Thuaj: "Në dorën e kujt është pushteti i çdo sendi... ...nëse jeni nga ata që e dinë?" Ata do të thonë: "Në dorë të Allahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?" Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërtetën e, megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj)." (El- Mu'minun 84-90)

Ne i lëshojmë erërat mbarësuese e nga qielli lëshojmë shi dhe atë ju japim ta pini… (Sure El-Hixhr: 22)
Dhe është Ai që lëshon nga qielli ujë me masë. Ne i japim me të jetë një toke të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngriheni (nga vdekja) (Sure Ez-Zuhruf: 11)

"...Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme, në çift." (Sure Llukman: 10)

“Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë, e edhe si shpresë dhe nga qielli lëshon shi e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në të ka argumente për një popull që di të mendojë.” [Rrum, 24]

“Ne lëshuam me masë ujin nga qielli dhe atë e përqendrojmë në tokë. Po, Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin).” [Mu’minunë, 18]

“A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.” [Zumer, 21]

”Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen.” (Err-Rrahman 19-20)

“Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk po mendoni?” (Dharijat, 20-21)

67. Mulk

67:30. Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?”

”Betohem në qiellin plot rrugë.” (Edh-Dharijat 7)

85. Buruxh
85:1. Pasha qiellin me plot yje,

"Betohem ne detin e ndezur"(Et-tur:6)
"Dhe kur detet te vlojne si zjarr i flakeruar"(Et-Tekvir:6)
"Dhe kur detet te eksplodojne"(El-Infitar:3)

"Allahu nënshtroi për ju gjithçka që gjendet në qiej apo në tokë. Me të vërtetë, në këtë fakt ka argumente të qarta për njerëzit që mendojnë thellë." (El-Xhathije 13)


 
Veröffentlicht : 19/06/2009 9:59 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

"Allahu është Ai që krijoi qiejt e tokën dhe nga qielli zbret shiun, me anë të të cilit ju furnizon juve me fruta…" (Ibrahim 32)

"Hijet e pemëve janë afër mbi ta dhe frytet e pemëve u janë afruar shumë afër." (El-Insan 14)

El-Wakia'h
56:69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?

56:70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?

59. Hashr

59:1. All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithë çka ka në qiej dhe gjithë çka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.

59. Hashr

59:1. All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithë çka ka në qiej dhe gjithë çka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.

65. Talak
65:12. All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.

81. Tekvir
81:1. Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),

67. Mulk
67:3. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
67:4. Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.
67:5. Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.

59. Hashr

59:24. Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!


 
Veröffentlicht : 19/06/2009 10:06 p.m.
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
 

woww rondidd flm per postimet shum m kan pelqy :respekt:


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 19/06/2009 10:08 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

”Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit.” (Ja Sin 3

91. surja - Shems 91:1. Pasha diellin dhe dritën e tij!

57. Hadid

57:1. All-llahun e lartësoi me adhurim ç’ka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
57:2. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send.

78. Nebe

78:37. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje.


 
Veröffentlicht : 19/06/2009 10:11 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

64. Tegabun
64:1. Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm i Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send.

45. Xhathije
45:3. Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.

45:4. Për një popull që sinqerisht është bindur, ka argumente edhe në krijimin tuaj edhe në krijimin e shtazëve të përhapura.
45:5. Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.

62. Xhuma

62:1. çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.

Murselat
77:1. Pasha erërat që fryejnë një pas një (pandërprerë)!
77:2. Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.

82. Infitar
82:1. E kur të çahet qielli.
69. Haka
69:16. E qielli çahet, pse ai atë ditë është i rraskapitur.

52. Tur
52:49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk duken më.

71. Nuh

71:11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
71:12. ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
71:13. C’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?
71:14. Kur Ai ju krijoi në disa etapa.
71:15. A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
71:16. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.

70. Mearixh

70:8. Dita kur qielli të bëhet si kallai i shkrirë.
70:9. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.

55. Rrahman

55:5. Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
55:6. Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
55:7. Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.

51. Dharijat

51:1. Për erërat që ngrejnë dheun dhe e shpërndajnë.
51:2. Për retë që bartin shiun e rëndë.

53. Nexhm

53:1. Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)!

74. Mudethir

74:32. Jo, nuk është ashtu, pasha hënën!
74:33. Edhe natën kur tërhiqet!
74:34. Edhe agimin kur agon!

"Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë." (El Enbija 33)

"Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit." (Ja Sin 30)

Dhe në tokë kemi krijuar male të ngulura fort që ajo të mos lëvizë nën to... (Sure El-Enbija: 31)

A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme, ndërsa malet shtylla të saj? (Sure Nebè: 6-7)

Është Zoti Ai që vendosi male të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju... (Sure Lukman: 10)

E i sheh malet e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë. (Sure En-Neml: 8)

86. Tarik
86:1. Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!

Shpresojm se jeni ndar te kenaqur dhe s'ka dyshim se me keto fjal dhe argumente te Allahut njeriu do te knaqet, prandaj vazhdimisht thuaj - subhanallah - (i Lartesuar je o Zoti i gjithesis).


 
Veröffentlicht : 19/06/2009 10:24 p.m.
Teilen: