Benachrichtigungen
Alles löschen

Çka mund të bëjmë më së paku për këtë Ummet?

3 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
332 Ansichten
(@uwejs)
Beiträge: 22
Eminent Member
Themenstarter
 
[#343]

selamu alejkum, kjo video eshte punuar nga disa vellezer musliman, thjeshte eshte nje keshille per nje vella dhe moter, per ata qe ne zemrat e tyre ka mbetur nje cope besimi, per ata qe kane haruar nje gje... e cila eshte e vlevshme per muslimanet e sodshem...

Shiko videon:
http://www.youtube.com/watch?v=wms5-9BUNWU

Mos i haroni ne duate tuaja...


Dituria ka vlerë më shumë se sa malli, dituria të ruan ty, ndërsa mallin e ruan ti. Rojtarët e mallit vdesin, ndërsa rojtarët e diturisë jetojnë në zemrat e njerëzve.
(Imam Maverdi)

 
Veröffentlicht : 23/04/2008 5:39 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

selamu alejkum, kjo video eshte punuar nga disa vellezer musliman, thjeshte eshte nje keshille per nje vella dhe moter, per ata qe ne zemrat e tyre ka mbetur nje cope besimi, per ata qe kane haruar nje gje... e cila eshte e vlevshme per muslimanet e sodshem...

Shiko videon:
http://www.youtube.com/watch?v=wms5-9BUNWU

Mos i haroni ne duate tuaja...

Nuk ka religjion me te madh dhe te mir se sa t'ju sherbesh njerezve. Të punosh per te miren e pergjithshme eshte religjioni me i madh dhe te kesh shpirt te bardh e zemer te paqt 8)


 
Veröffentlicht : 15/06/2008 12:14 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

TI JE SHKAKTAR QE NDIHMA E UMMETIT VONOHET

Me zemër të plagosur dhe me shpirt të ngushtuar isha duke i shikuar lajmet e muslimaneve se si po sprovohen ditë pas dite sprov pas sprove.

Duke mu rrenqethur trupi nga gjendja qe shihja me foli shpirti im dhe me tha:Ti je ai që po ia vonon ndihmen ummetit, bile ti je shkaku kryesor që muslimanet janë në këtë gjendje.

I thashë: O shpirti im si mund të thuash kështu ? Unë jam një rob i dobët nuk kam as ushtri e as fuqi dhe sikur te kisha urdheruar askush sdo të më kishte dëgjuar.
Më ndërpreu me te shpejt e më tha:Ti po i harron gjynahet e tua, ti po i harron mekatet e tua, qe ia bën Allahut ditë e natë, ti po e harron pertacinë tende ndaj urdhërave të Allahut dhe lakminë tende ndaj ndalesave te Tija.

I thash:Po pse qka kam bërë une qe ti vonohet ndihma ummetit?

Më tha: O rob i Allahut me ti numëruar te gjitha nuk kemi kohë.

A je ti prej atyre qe e falin namazin e sabahut me xhematë?

Thash: E fali nganjeher, por nganjeher me iken.

Më tha:siko pra dobësinë tënde! E si do të jeshë pra ti i fuqishëm në xhihad kunder armikut tëndë, kur ti e ke humbur luftën me vetveten së pari luftën në të cilën nuk derdhet gjak, e as qe humbet pasuri.Nuk mund të luftosh me veten disa minuta, qe ti falesh dy rekate per hir te Allahut qe te ka krijuar ...E si mund të kërkosh xhihad kur ti je ai qe po i ikin namazet.

Ti je ai qe ke humb sunnetet dhe ke harruar kur e ke prekur Librin e Allahut dhe e ke harruar permendjen e Tij në mëngjes e në mbrëmje.Ti je ai që nuk i ruan syt nga të shikuarit haram nuk i respekton prinderit , nuk i viziton te afermit . Si mund të kërkosh që të gjykohet me ligj të Allahut në vendin tënd , kur ti nuk gjykon me at ligj ne vetvete e as ne shtepin tende. Nuk ke frik Allahun për famoljen tënde nuk i therret ata ne udhezim dhe ne vepra te mira e as nuk i ndalon nga veprat e liga.

Ja ndërpreva duke thene: E qka ka lidhje kjo me vonimin e ndihmës? A vonohet ndihma e gjithë ummetit per shkak te gabimeve te nje personi?

Mb tha: Ahh...është mbushur dunjaja me qindra miliona si shembulli yt. Të gjithë ata nuk i nenshtrohen Allahut e as qe i frikesohen mekateve e pastaj të gjithë kerkojnë ndihmen nga Allahu duke thene se ne ummet ka njerez mete mire se ne.

Ndërsa e verteta e dhimbshme thotë se shumica e tyre janë njesoj,perveq atyre qe i ka mëshiruar Zoti i qiejve.

A nuk e din ti o rob i Allahut se sahabet kur kanë kerkuar ndihmë, e ajo u është vonuar ndonjeher, e kanë kuptuar se ne ushtrine e tyre gjendet nje person që ka bërë mëkat. E qka mendon ti per ummetin, i cili eshte i mbushur me mekate të mëdhaja e te vogla? A nuk po e sheh ti se qka po behet me ummetin ne lindje e në perëndim.?

Filluan te me rrjedhin lotet neper faqe per herë te pare ne jeten time.
S'me ka shkuar mendja se une si njeri qe e dua Allahun e pejgamberin a.s e dua Islamin dhe pjesëtaret e tij, te jem shkak per humbjen e muslimaneve . Unë paskam qenë pjesëmarrës ne derdhjen e gjakut të muslimaneve. Ka qenë lehtë per mua tua lë fajin kryetareve dhe udheheqesve e ti harroj gabimet e mia, e se kam kujtuar fjalen e Allahut ku thotë:

"Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli,përderi sa ata nuk e ndryshojnë vetveten e tyre"

I thash shpirtit tim: Falenderimi i takon Allahut , qe te ka bere shpirt qortues, e Allahu është betuar në ty në Kur'an.

Qka po me keshillon?

Më tha: Fillo nga vetvetja yte, mos i le obligimet qe i ke,fali namazet ne kohen e vet, jepe zekatin, ke kujdes nga mos respektimi i prinderve, afroju Allahut duke praktikuar sunnetin. Kujto se buzëqeshja ndaj vëllaut është sadaka. Mos kerko praktikimin e sheriatit para se e praktikon ne vehte dhe ne familjen tende. Mos e parashiko të ngritet flamuri i xhihadit perderi sa je ai qe e humb luftenme vetn tende, dhe mos ua le fajin te tjereve duke harruar fajin tend dhe mos harro qe qdo mekat qe e bene, e ndihmon derdhjen e gjakut te muslimaneve.

E ngrita koken lart i penduar tek Allahu , i fshiva lotet nga fytyra dhe thash: O Zot une po pendohem tek Ti. Po pendohem dhe po e hapi nje flet te re te ditarit te jetës sime. Po e filloj atë me dy rekate ne kete mes të natës dhe ma mundeso qe te vazhdoj në to e te jetoj ashtu siq Ti je i kënaqur e mos të jem shkak per vonimin e fitores.!

Skroi: Prof:Muhammed Abdul-Kerim
perktheu: Omer Bajrami

www.ankebut.com


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 06/08/2008 4:17 p.m.
Teilen: