Benachrichtigungen
Alles löschen

10 PYETJE DHE PERGJIGJE

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
258 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3517]

10 PYETJE DHE PERGJIGJE

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit !

Mëso:
ESHHEDU EN LAILAHE IL-LALLAH
( Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut)

ESHHEDU ENNE MUAHMEDEN RESULULL-LLAH
(Dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut)

1. C'është Islami ?

Islam do të thotë dorëzim i plotë ndaj Allahut me teuhid dhe përulja me rrespektë ndaj Tij.

2. C'është Imani ?

Imani është të besuarit me zemër, të shprehurit me gjuhë dhe të vepruarit me gjymtyrë.

3. Cilat janë kushtet (shartet) e Islamit ?

Kushtet (shartet) themelore të Islamit janë pesë:
1. Dëshmia La ilahe il-lallah Muhamedun Resulull-llah (Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Tij).
2. falja e namazit;
3. Dhënia e zekatit.
4. Agjërimi i ramazanit, dhe
5. Kryerja e haxhit.

4. Cilat janë kushtet e imanit (besimit) !

Kushtet (shartet) themelore të Imanit janë gjashtë:
1. Besimi në Allahun (La ilahe il-lallah - Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut);
2. Melaiket e Tij;
3. Librat e Tij.
4. Pejgamberet e Tij.
5. Ditën e Gjykimit.
6. Besimi në Kaderin.

5. Cilat janë shtyllat (ruknet) e teuhidit, dëshmisë "La ilahe il-lallah" ?

Ato janë dy: mohimi dhe pohimi.

6. Cilat janë kushtet (shartet) e teuhidit, dëshmisë "La ilahe il-lallah" ?

Kushtet e dëshmisë janë tetë:
1. El-Ilmu–Dituria;
2. El-Jekin–Bindja e paluhatshme;
3. El-Kabul–Pranimi;
4. El-Inkijad–Nënshtrimi;
5. Es-Sidk–Vërtetësia;
6. El-Ihlas–Sinqeriteti;
7. El-Mehabe–Dashuria; dhe
8. Mohimi i Tagutit–Cdo gjë që adhurohet krahas Allahut.

7. Teuhidi klasifikohet në disa lloje, cilat janë ato ?

Llojet e teuhidit janë tri:
1. Teuhidi Rububije (Njësimi i Allahut në zotërim). Besimi i prerë se Allahu është i vetmi Zot i çdo gjëje dhe Sunduesi i gjithçkaje. Ai është Krijuesi i vetëm, Rregulluesi dhe Komanduesi i Gjithësisë, vepron në të si të dojë.
2. Teuhidi Uluhije (Njësimi i Allahut në adhurim). Njësimi i Tij në adhurim është me përulje dhe bindje të plotë, duke mos i bërë askush shok Atij dhe duke mos iu drejtuar dikujt tjetër përveç Tij, sikurse namazi, agjërimi, zekati, haxhi, lutja, kurbani, mbështetja, frika, shpresa, dashuria.
3. Teuhidi Esma ues-Sifat (Njësimi i Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij). Pra, besimi i plotë dhe i prerë se Allahu i Lartmadhëruar ka emra të bukur dhe cilësi të përsosura, është i shenjtëruar, i pastër nga të gjitha cilësitë e mangëta.

8. Cka do të thotë ibadet (adhurim) ?

Adhurimi është një term përmbledhës i të gjitha atyre që Allahu i do dhe është i kënaqur me to, qofshin këto fjalë apo vepra, të dukshme apo të padukshme.

9. Cilat janë shtyllat (ruknet) e ibadetit ?

Shtyllat e adhurimit janë tri:
1. Dashuria;
2. Frika; dhe
3. Shpresa.

10. Cilat janë kushtet (shartet) e pranimit të ibadetit ?

Kushtet e pranimit të adhurimit janë tri:
1. Besimi në Allahun;
2. Sinqeriteti; dhe
3. Pëlqimi i adhurimit me sunnetin.


Allahu i Lartësuar thotë:
"Atëherë, dije se nuk ka Zot (të adhuruar me të drejtë) tjetër përveç Allahut."
Muhamedi a.s. ka thënë:
"Kush thotë sinqerisht: La ilahe il Allah, hyn në xhenet."


 
Veröffentlicht : 04/08/2009 4:36 p.m.
Teilen: